Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Greshnicë në Mallakastër.
Mariglen Muhametaj, 30-vjeç, (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, Qemal Muhametajn, 73-vjeç.
Policia është vënë në kërkim të 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit të rëndë. Ai jetonte vetëm me të emën dhe babain.
'Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.'- njofton policia.
Shtetin e poshter e kriminelve ua paj… që e mbeten këtë popull
Përgjigju