Pas vrasjes së nënës nga babai tre ditë më parë, djali i çiftit Mekolli nga Pogradeci me inicialet E.M. 16-vjeç në një intervistë për REPORT TV nga Italia shprehet i ati i tij, Bashkim Mekolli meritonte dënimin me vdekje nëse ligji do të ekzistonte.
“Nuk do i them më baba. Pavarësisht se ligji me vdekje nuk ekziston, do thosha të dënohet me burgim përjetshëm” u shpreh ai.
16-vjeçari thotë se babai konsumonte alkool, ndërsa përveç nënës që e vrau me sqepar dhe thikë ka dhunuar edhe atë kur ishte në Shqipëri.
Djali tregon edhe herën e fundit kur i dëgjoi zërin nënës, para se Bashkim Mekolli ta vriste barbarisht.
Bashkim Mekolli pranoi krimin, shkak xhelozia, mbetet në burg
Arrest me burg është masa e sigurisë që Gjykata ka dhënë për Bashkim Mekollin i cili vrau gruan e tij para dy ditësh.
Ndonëse para grupit hetimor Mekolli ka pranuar vrasjen e gruas Demirke Mekolli 49-vjeçe, duke u shprehur se gruan e ka vrarë me sqepar dhe thikë pas sherrit për arsye xhelozie, pasi dyshonte se e tradhtonte, sot ai ka refuzuar të flasë për arsyet që e shtynë drejt krimit.
Ngjarja ndodhi ditën e diel ku Bashkim Mekolli vrau me sqeparë e me thikë bashkëshorten e tij 49-vjeçaren Demirke Mekolli.
Çifti, prindër të një djali 16-vjeçar janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas 49-vjeçari Mekolli e ka goditur bashkëshorten. Sipas dëshmisë së babait të autorit, Bashkim Mekolli vuan nga depresioni dhe kishte dy vite që merrte mjekim.
INTERVISTA E PLOTE E DJALIT PER REPORT TV
Si e mësuar lajmin?
Rreth orës 08:00 më telefoni babai, i cili më tha “Mirëmëngjes, çkemi si je?” “Mirë, si jeni ju? U thash unë” dhe në ato momente dëgjova zërin e nënës që më thirri në emër dhe nuk dëgjova gjë tjetër dhe telefonin e mbylli.
A ka pasur konflikte më parë mes babait dhe nënës?
Po ka pasur konflikte mes babait, nënës dhe meje.
Për cilat arsye ndodhte?
Ai abuzonte në vitet e fundit me alkoolin.
Ky ishte shkaku?
Po. Ka pasur vite. Dhe muajt e fundit konsumonte shumë alkool, ditë për ditë.
Kishte sjelle të ashpër?
Po. Na dhunonte babai
Edhe ju?
Po
Nëse do i kishit përballë çfarë do i thoshit?
Do i thosha që në radhë të parë, nuk më thërriste më bir dhe unë nuk do i thërrisja më baba. Pavarësisht se ligji me vdekje nuk ekziston do thosha të dënohet të burgim përjetshëm.
Nuk kishit mundësi të ishit për të përcjellë nënën për në banesën e fundit..
Fatkeqësisht nuk erdha dot në varrimin e nënës sime, pasi po të kisha ardhur nuk mund të kthehesha më në Itali dhe do të mbetesha rrugëve andej, jetim.
Cfarë pret në të ardhmen?
Unë synim tim i parë është të siguroj jetën time
/Shqiptarja.com

VIDEO