Djali i Parashqevi Simakut nuk ka pranuar të takonte nënën e tij, u shpreh ish-bashkëshorti i artistes, Robert Nolfe, në një intervistë ekskluzive për Top Story.
Sipas tij, i vetmi rast kur djali ra dakord ta takonte nënën e tij ishte sot.
Pjesë nga intervista e tij
“Problemi është se po më kërcënojnë mua e familjen. Çdo foto është e kërcënuar online. Kam një vajzë 10 vjeçare e ajo nuk duhet të jetë e përfshirë. Njerëzit po qarkullojnë fotografinë online të saj e po thonë që ajo duhet të paguajë.
Kur ajo u zhduk, u zhduk prej të gjithëve, prej meje e Lukës. Si familje mbase si shtet nuk i jemi përgjigjur asaj, por nuk kisha zgjidhje. Duhej të kujdesesha për djalin. Kishte shumë këshilltarë të tjerë që u përcaktuan të kujdesej për të.
Ishim dy artistë që po bënim cmos të shkonim mirë me njëri tjetrin por gjërat nuk funksionuan.
Ajo foli sot me Lukën.
Pyetje: Luka e ka kërkuar të ëmën përgjatë viteve?
Para 5 vitesh ndihesha ndryshe. Kisha ndjesinë se duhej të mbroja djalin tim. Ai është i ri tani, por që kur ka qenë 10 vjeç, i është marrë mendimi, prandaj foli sot me nënën e tim. E pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po.
Dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur. Djali foli me të e mendoj se ka ndjerë një ndjesi lehtësimi. Nuk kam folur gjatë me të. Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur. Nuk është e lehtë të marrësh kujdestarinë e fëmijës kur je burrë por ia dola.
Si muzikant gjithmonë e kam vlerësuar për atë ikonë të kulturës që ishte ajo. E kam parë me sytë e mi se sa e rëndësishme ka qenë për popullin shqiptar. Kur thashë është thesar, për këtë e kisha fjalë.
Ne kemi pyetur nëse donte ta takonte dhe ai ka thënë jo deri dje. Sot e pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po"
Ëndrra për të prekur Hollivudin se e mendoje?
Ishte qëllimi ynë. U përpoqëm. Ka qenë një keqkuptim që e ka rrethuar atë gjithë jetën.
Gjykata pse jua dha ju djalin?
Ajo nuk kishte bërë zgjedhjet më të mira me veten. Nuk kam parë që ajo të përdorte drogë. Nuk mund të ofroja kujdes për dy persona të ndryshëm. Njerëzit martohen pa menduar se do të ketë divorc.
Kërkojnë një kokë turku për gjëndjen e saj por nuk jam unë ai. Nuk u kam kërkuar institucioneve ndonjë gjë. Vazhdova jetën e bëra një gjë të duhur. Tani ajo ishte ndryshe, e vura re ndryshimin sot. Ne kemi pyetur djalin nëse donte ta takonte, por ai ka thënë jo, deri dje. Shpresoj të jetë më e kthjedhët dhe më e hapur ndaj gjithçkaje.
Nuk eshte e lehte te konkludohet e verteta nga larg.Nje gje eshte pothuajse e sigurte sipas mendimit tim.Qe ai ka manipolare nepermjet pushtetit te parase,duke perfituar te drejten ligjore te kujdestarise se nje te mituri,gje te cilen e ka shfrytezuar gjate rritjes,duke i ushqyer ndjenjat e largimit te dashurise per te emen.Pastaj ,sipas meje,ajo ka qene e perfshire (mbase per nevoja financiare)ne lokalet e nates.Une kujtoj nje interviste te Sherif Merdanit,shume vite me pare.Ndoshta alkoli ka bere te sajen.Nga kjo pikepamje,nuk mund te le jashte lojes se fajit as Parashqevine.
Përgjigjunena nuk mohohet sido qe te jete esht nen dhe ngelet nen per gjith mon
PërgjigjuBurri është fajtor këtu ska fije dyshimi. Kështu është kur i përzien këmbët njeriu fisnik si Parashqevi me një pjestarë të popullit që shkakton gjenocid! Po çfar artisti ai rrugaç! Artist është më shumë pikpamja edukative e sjelljes se sa me luajt gitarë!
PërgjigjuNUK ka mundesi qe djali te mos doje te flase me nenen,, deri sa u be 20 vjec,,,dhe i kthehet mendimi te flase ne nenen,,,kur del video e parashqevi simakut,,,,kjo nuk hahet,,,,te merret nje avokat dhe te nxirret nje kopje e dosjes te gjygjit te ndarjes..,vendimi dhe arsyet....e ndarjes,,dhe te pyetet ai ish burri i vet,,,pse ke marre ne shqiperi kusherinjte e parashqevise dhe i ke thene ,,hajdeni dhe merreni se ajo mund te perfundoje neper kazane,,,e paske ditur se ku ishte ajo, ,dhe nuk ke vajtur ne polici,,,qe djali i vet te kishte nje lidhje,,,si mund te rritet femija pa nene....ose te pakten ne kontakt me nenen...vetem dokumentacioni i gjygjit i tregon te gjitha...
PërgjigjuPjetër, ne nuk e dimë çka ndodhur në të vërtetë, por une e di me siguri çfarë ndodh me femrat, qe u hyn ne qejf pija (nuk e kam tekstualisht për Parashqevine). Nëse burrat ndodh, që heqin dorë nga pija, ndodh, gratë, për vete fiziologjine e ndertimit te trurit te gruas, e kanë shume here me të veshtire. Të paktën këtë e pohojnë psikiatër-narkologët. Dhe nje grua apo dhe nje burre i alkolizuar në shtepi eshte nje bombe me sahat. Është e pamubdur ta ndihmosh. Ai nuk e pranon që ka probleme me alkolin. Vetem një psikiatër, nese do pacienti dhe ka vullnet te forte, mund ta beje. Fëmija kur nuk ka pranuar te jetoje me te ka qene mbi 10 vjeç, sot eshte 20 e ca dhe i kupton gjerat me ndryshe. Nese është i vertete supozimi qe ka probleme me pijen, atehere asaj i duhet nje doktor i mirë, jo parakuere e hotele. Arsyet pse ajo mund te jete ndodhur ne nje situate te tille mund te jene te shumta e ndoshta te kuptueshne, por nuk besoj qe nje gjykate amerikane te kete anuar nga ana e te atit pa nje arsye te forte. Unë i uroj Parashqevise vetem sherim dhe me vjen keq për çfare i ka ndodhur, por nje njeri mbi 30 vjeç (sa ka qenë ajo në ato kohë) ka në dore fatin e vet edhe sikur ai fat te mos jete me i miri. Më vjen keq, që kjo situatë eshte bere mediatike. Do ishte me mire ta kishin ndihmuar pa zhurme!!!
Illo. E pse mos te jete wen asaj i eshte bere padrejtesi?? Ky kishte fuqine ekonomike,avokatet dhe faktin qe nuk i ka te kunderten por i ka shplare trurin djait sa te arrije te mos doje te shofi nenen per gjithe keto vite!!! Prove eshte fakti qe ky e pohon vete,qe djalinuk donte me pare dhe tani po, eshte kontaktuar nga njerzit e Ilirjanit dhe nuk ka pranuar te komunikoje me nenen e tij,e gjithe kjo ndryshon kur fusin ne loje te atin,qe do te thote shume mbi rolin qe luan akoma mbi te birin,natyrisht,keto jane opinione tonat,dhe qe realisht nuk dime se si kane shkuar gjerat,fakti eshte se nuk mund e pranojne ate imazh te Parashqevise, qe ne imazhin kolektiv te shqiptareve, ka ngeluar ajo e viteve te arta artistike te saj,na shkaktoi nje keqar dhje masive,dhe noshta edhe ne nje fare histerie kolektive po kerkojne me ngulm arsyet ,shkakktaret qe çuan ne mjerim , psene me nje fjale,ndoshta koha do jete doktori i mire per jeten e saj,dhe uroj te gjeje sa me shume qetesi,qe nje dite ta degjojme perseri ne interpretimet me zerin e saj.
Mund te ketë pasur probleme me pijen. Alkolizimi i grave është shumë i rrezikshëm.
nga historia e saj, osht se ajo ka nje karakter te dobet
PërgjigjuKomuniteti ketu ka bere sh per te, pritur si s ka me mire, per asnje artiste tjeter si ajo. Shpi, makine, veshje…Ajo I pati te gjitha gjerat gati kur erdhi ne NY. Por ajo ishte e dobet te perballonte zhgenjimet e Amerikes. Eshte vend I eger! Shpresoj Qe tani, ajo vete te kete ndryshuar!
Perfundimi eshte I skate. Jetoj ne NY. Nuk ka fajtore te tjere. Ka qene zgjidhja e saj e gabuar apo e dobet. Te alkolizuar e kam pare vete ashtu sikurse dhe sh te tjere rreth viteve 2005, ne lokalin ku kendonte ne Ny city. Koleget e saj e dine edhe me mire.