Afrim Berisha, babai i 11-vjeçarit shqiptar që u nxor nga kampi 'Al Hol' ka folur ekskluzivisht për Report Tv duke treguar momentet teksa i biri u shpëtua. Ai tha se djali kishte frikë në momentin e operacionit kur u shpëtua, por e qetësoi nga telefoni duke i thënë 'babi mos ke frikë se ata janë shokët e babait, jam këtu afër duke të pritur'. 'E mirë babai' më tha jam duke ardhur'. Berisha theksoi se nga Damasku ku ndodhet aktualisht, Alvini pritet që të udhëtojë drejt Libisë dhe më pas në Itali ku do të bashkohet me familjen. Report Tv siguroi foto dhe video ekskluzive të Alvin Berishës në liri.
Intervista e plotë e Afrim Berishës për Report Tv
Kur do të ribashoheni me djalin tuaj?
Akoma nuk informacion se kur do të vijë, por fëmija është mirë. Tani presim të sqarojmë cfarë dite, pasi është rrugë e largët nga Damasku do të shkojë në Libi.
Ju ku duhet të prisni?
Unë do të pres në Itali. Jam në pritje kur do të vijë avioni.
Kur e kanë nxjerrë nga kampi?
Alvini ka dalë dje nga kampi
Kur e keni marrë vesh?
Dje paradite nga ora 10:00-11:00. Kam pasur kontaktet me ata që kanë shkuar..
Kush u ka njoftuar?
Kam kontakte, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna e Kuqe
Ku ka qëndruar gjatë kësaj dite?
Dje e ka lënë kampin dhe kanë udhëtuar me makinë, gjatë gjithë lëvizjes kam pasur kontakte me djalin
A ke folur me djalin?
Po, shumë shpesh, vazhdimisht. Ai nuk i njeh njerëzit, kishte frikë ku do e çonin dhe cfarë po bëhet. I thashë, 'babi mos ke frikë se ata janë shokët e babait, jam këtu afër duke të pritur'. 'E mirë babai' më tha jam duke ardhur. Edhe një doktoreshë e Kryqit të Kuq ka qenë vazhdimisht me atë, kam pasur kontakte.
Është mirë besoj?
Po, shumë mirë. Kur i thashë se janë shokët e babait dhe se nuk ndodh asgjë, por do të sjellin te babai që jam shumë afër. Unë kam pasur kontakte, kam tre vite në Itali. Që 5 vite që merren, shumë faleminderit nga kryeministri, zoti Lleshaj më ka marrë mbrëmë ma konfirmoi, më solli foton. E kisha që nga ora 10:00. Falemidnerit të gjithëve, ishalla më vjen djali sa më shpejt dhe fëmijët që ndodhen atje.
A i keni humbur shpresat ndonjë?
Unë kam luftuar gjithmonë, e kam ndjekur ku ka qenë, se është gjallë, ku është plagosur. Kam shkuar. Në Siri kam qenë...Shpresën nuk e kam humbur asnjëherë, gjallë a vdekur djalin do e marrë.
Cfarë është gjëja e parë që të shkon?
Do të merrem me të atë, do ta coj në spital dhe të gjitha, do ta kontrolloj vazhdimisht, këmbën e ka të plagosur.
Ka përveç Alvinit, a edhe fëmijë të tjerë atje, cili është mesazhi juaj?
Unë gjithsesi do të ndihmoj edhe fëmijët e tjerë.
ishalla te vjen djali shendeoshe poooorr o zoteri mos bej servilin duke falenderuar kryeministrin dhe lleshin se te ishte per ata lesh do kishin levizur gjerat por falendero gazetaret italine dhe le ienne.
PërgjigjuSecili duhet falenderuar per pjesen qe i takon. Nuk eshte servilizem te thuash faleminderit, o injorant.