Djali vdes nga kanceri, 'shfaqet'
në foton e dasmës së prindërve

Djali vdes nga kanceri, 'shfaqet'<br />në foton e dasmës së prindërve
Një nuse gjeti mënyrën ideale për të përkujtuar djalin e saj 8-vjeçar, që humbi jetën pas një lufte të gjatë me kancerin, duke e përfshirë atë në fotot e dasmës. Anna Bozman Thompson e humbi djalin e saj, Lake, që vuante nga një formë e rrallë e leuçemisë, në muajin Maj, por bëri të mundur që ai të ishte i pranishëm në ditën e saj të rëndësishme.

Mamaja nga Atlanta, e shtynte vazhdimisht dasmën me partnerin e saj, Travis, prej disa vitesh, pasi djali i saj luftonte me sëmundjen. Ata vendosën të martohen në tetor, duke e ditur sa shumë e donte Lake diçka të tillë, prandaj bënë të mundur që vogëlushi të ishte prezent në foton familjare.

"Ishte një ditë vërtet speciale", tha Anna për "Huffington Post". "Ishte e bukur dhe e dhimbshme njëkohësisht, pasi Lake nuk ishte atje". Fotografja e dasmës, Brandy Angel, modifikoi fotot me Photoshop dhe i postoi në Facebook.

"Ia dola disi të ecja përpara, por ka patur shumë ditë kur doja të dorëzohesha. I ndjeja emocionet gjatë ceremonisë, kur ishte momenti për të bërë fotot. Ndihesha në ankth dhe e acaruar, por e dija se këto foto duhet të realizoheshin. Në fund dolën kaq të bukura falë fotografes time të mrekullueshme. Kisha nevojë për këtë foto më shumë nga sa mund të imagjinohet," u shpreh Anna. 
fotoja e dasmes
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit