Durrës/ Djali vret babanë në Shënavlash, trupi i pajetë gjendet pas 23 ditësh në një pus! E denoncoi në polici sikur kishte humbur! Shkak sherri për vjedhjen e parave nga 30-vjeçari

DURRËS- Duket si një ‘Deja vu’ e krimit tronditës që u zbulua më 23 shkurt, ku 3 fëmijët vranë dhe groposën në kasollen e bagëtive babanë e tyre Pëllumb Metën!

E njëjta histori e trishtë, por me personazhe të ndryshëm, është përsëritur sërish në Shënavlash të Durrësit, ku djali ka vrarë babanë dhe më pas e ka hedhur në pus, trupi i të cilit është gjetur pas 23 ditësh. Esmerald Balla, 34-vjeç ka pranuar para hetuesve se ka vrarë babanë e tij Enver Balla 62-vjeç, të cilin e kishte denoncuar në polici sikur ishte zhdukur nga banesa. 

Pas këtij denoncimi, policia ka zbardhur ngjarjen, e cila dyshohet se mund të ketë ndodhur më 13 gusht, pasi kishte dyshime për krim në familje. Mëngjesin e 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar me armë gjahu.

Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë, thanë burime për Report Tv. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.

Burime për Report Tv bëjnë më dije se viktima ka pasur një kasafortë te dhoma e të birit në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetra, ndërsa çelësin e mbante me vete.

Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël dy dalje nga pas ku për një kohë të gjatë merrte para. Ne momentin që babai ka dashur të marr rreth 20 mijë euro për t'i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen.

Sektori i Krimeve të Rënda, pas hetimeve ka zbuluar rastin.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:32
Djali vret babanë në Shënavlash të Durrësit, e afërmja: Jemi të shokuar, ishin familje e mirë! Para pak javësh bënë një dasme

 

Një fqinje e familjes së Enver Ballës, i cili u vra nga djali i tij Esmerald Balla pas një sherri për paratë që i kishte marrë ky i fundit, thotë se ato ishin një familje e mirë dhe punëtore. Sipas saj nuk kishin problematika.

‘Ka humb... ka humb... ka humb...Nja dy javë ka që ka humbur. Ka humbur.... hë se po vjen po vjen. Nuk kishin bërë denoncim më para. Mbrëmë e kanë bërë denoncimin. Tani ka martuar një të fundit. Ka dy çuna në Itali, një këtej. Jo nuk kemi dëgjuar gjë... Babës vet i ka vdekur gruaja. Unë i kam kushëri... mirëpo çfarë nuk po dëgjojmë, kjo është e tmerrshme. Nuk kanë pasur grindje në familje. Autori ka dy fëmijë e ka nusen nga Kukësi. Jetonin të gjithë aty.... Me bagëti merreshin, kanë një tufë me lopë, një tufë me dele.'- tha ajo.

Ora 17:21
‘Ka ikur me një grua me pushime’ si tentoi 30-vjeçari të fshihte krimin pasi vrau babanë në Durrës! Policia zbardh ngjarjen

 

Policia ka zbardhur krimin e rëndë që ka ndodhur në Durrës më 13 gusht ku djali Esmerald Balla ka vrarë me pistoletë babain e tij Enver Balla 62-vjeç.

Njoftimi i policisë

Kallëzoi në Polici se babai i tij ishte larguar nga banesa dhe se kishte humbur kontaktet me të, Policia, pas tri javësh hetime të thelluara dhe pas kërkimeve, zbardh ngjarjen dhe gjen trupin e 62-vjeçarit.

Policia vuri në pranga 30-vjeçarin, i cili kishte vrarë me armë zjarri pistoletë  babanë dhe e kishte hedhur në një pus.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën 30-vjeçari kreu vrasjen.

Pas një pune intensive hetimore të bërë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim  me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit  dhe me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit Enver Balla, 62 vjeç.

Shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej  mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, ky shtetas ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Djali tjetër i shtetasit Enver Balla, shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar  hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të shtetasit Esmerald Balla, konkretisht shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht  me babanë e tij, e ka vrarë  atë, me armë zjarri tip pistoletë.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit Enver Balla, dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Trupi i shtetasit Enver Balla u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedural i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

Ora 16:52
Vrau të atin në Durrës, kasaforta me 75 mijë euro në shtëpi, shkak për sherrin që i mori jetën 62-vjeçarit

1725461181_enverballaesmeraldballa.jpg

Esmerald Balla, 34-vjeç ka varë babain e tij Enver Balla, 62-vjeç dhe trupin e tij e ka hedhur në pus. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ndërsa trupi i pajetë është gjetur rreth 20 ditë pas vrasjes. Ka qenë vetë djali që ka denoncuar në polici me gjasë zhdukjen e të atit.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema mëson se viktima ka pasur një kasafortë te dhoma e të birit në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetra, ndërsa çelësin e mbante me vete.

Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël dy dalje nga pas ku për një kohë të gjatë merrte para. Ne momentin që babai ka dashur të marr rreth 20 mijë euro për t'i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen.

Të nesërmen në mëngjesin e 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar.

Ora 16:47
FOTO/ Vrau babanë me armë gjahu dhe e hodhi në pus për çështje parash! Report Tv siguron foton e 34 vjeçarit

1725461135_esmeraldballa.jpg

Esmerald Balla, 34 vjeçari që vrau babanë e tij, duke i fshehur dhe trupin për 20 ditë

Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka siguruar foton e autorit të vrasjes tronditëse në Shënavlash të Durrësit, Esmerald Ballës. 34 vjeçari ka vrarë me armë gjahu babanë e tij 62 vjeçar Enver Balla.

Ky i fundit rezultonte prej 20 ditësh i zhdukur pas denoncimit prej famliljarëve.

Sot u gjet i vdekur në një pus në Shënavlash dhe pas hetimeve rezultoi se djali i tij e kishte vrarë për çështje parash.

Ora 16:42
FOTO/ Viktima 62 vjeçar që u vra nga djali i tij në Shënavlash! I zhdukur prej 20 ditësh, u gjet në një pus

1725460596_enverballa.jpg

Viktima 62 vjeçar, Enver Balla

Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë siguruar foton e të ndjerit, 62 vjeçar Enver Balla që u gjet i vdekur në një pus në Shënavlash të Durrësit.

Balla rezultonte prej 20 ditësh i humbur, pasi denoncimit në komisariat të familjarëve të tij në Shënavlash.

Ai u gjet i vrarë dhe pas hetimeve rezultoi se e kishte vrarë djali i tij 34 vjeçar, Esmerald Balla, të cilën e pohoi përpara policisë.

Djali e ka vrarë babanë me armë gjahu, raporton gazetari Sokol Dema, pasi pretendon se i ati i kishte marrë një shumë parash.

Ora 16:27
Durrës/ Kush është 34-vjeçari që vrau babanë dhe e hodhi në pus! Pranon krimin: E vrava se me kishte marrë lekët (EMRAT)

1725178606_policianedajt.jpgEsmerald Balla, 34-vjeç ka varë babain e tij Enver Balla, 62-vjeç dhe trupin e tij e ka hedhur në pus. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ndërsa trupi i pajetë është gjetur rreth 20 ditë pas vrasjes. Ka qenë vetë djali që ka denoncuar në polici me gjasë zhdukjen e të atit.

Para hetuesve ka pranuar krimin. Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë, thanë burime për Report Tv.Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Disiplina pezullon Grent Halilin, Tirana dhe Partizani e pësojnë nga tifozët! Dënime në Kategorinë e Parë

Disiplina pezullon Grent Halilin, Tirana dhe Partizani e pësojnë nga tifozët! Dënime në Kategorinë e Parë