‘Djalin ma vranë me çip në tru’, gazetari i përgjigjet nënës së Kastriot Myftaraj: Të kërkojë kartelën e shtrimit te Neurologjia! Njohjen me të nuk e botova

‘Djalin ma vranë me çip në tru’, gazetari i përgjigjet nënës së Kastriot Myftaraj: Të kërkojë kartelën e shtrimit te Neurologjia! Njohjen me të nuk e botova

Kastriot Myftaraj

Gazetari Bejdo Malo i është përgjigjur nënës së gazetarit të ndjerë Kastriot Myftaraj duke treguar takimet e fundit dhe komunikimin që bëri për një operaim që do të bënte. Sipas nënës, Malo e merrte të birin çdo ditë në telefon duke e bezdisur pa pushim ndërsa thotë se kishte ndjesi të çuditshme për të. Në reagimin e tij, Malo thotë se kishin vite miqësi, komunikonin shpesh dhe kishte dijeni për sëmundjen e tij. Sa i përket çipit në tru, Malo i kërkon nënës së gazetarit të kërkojë kartelën e shtrimit në spital dhe të vërtetojë çdo gjë përmes skanerëve që i kanë bërë.

Reagimi i plotë

Një përgjigje e detyruar për “intervistën” e nënës tij në gazetën Sot të datës 22 shtator 2022.

Nuk po merrem se ç’far ka shkruar ajo. Po tregoj të vërtetën absolute pa doreza e cila konfirmohet katërcipërisht nga dëshmitarë okularë dhe nga zbardhja e çdo tabulati të komunikimit tim me të ndjerin Kastriot Myftaraj në celular të cilat kompania i ka dhe organet e drejtësisë mund t’i marrin kur të duan.

Po e filloj nga takimi fundit me të

Një miku jonë në fillim të korrikut më ka thënë se i ndjeri Durim Ylli miku im i ngushtë, është nisur në Itali urgjent se është me kancer. I kam shkruajtur Durim Yllit dhe kam marrë përgjigje që u operova dhe do kthehem në Shqipëri. Ka ardhur rreth datës 20 qershor 2022. Më datën 23 qershor 2022, i kemi telefonuar dhe Kastriotit unë dhe Arben Rrozhani që të shkojmë tek shtëpia e Durim Yllit për ta parë.

Kastrioti na tha që nuk vi, pasi kohët e fundit kishte bërë disa shkrime denigruese për të dhe familjen e tij dhe zotin Moisiu. Shkrimet janë tek faqja zyrtare e Kastriot Myftaraj në fb ashtu siç janë dhe mijëra shkrime të tjera të tij por dhe emisionet Ju flet Moska. Nëna e tij bën mirë t’i lexojë se qartësohet. Kastrioti në vapë nuk para dilte, dhe muajin korrik ka dalë shumë rrallë. Kemi shkuar tek shtëpia e Durim Yllit unë dhe Arben Rrozhani dhe kur jemi kthyer tek Grandi, ka ardhur Kastrioti dhe na ka pyetur a shkuat dhe si ishte gjendja. Pasi kemi pirë kafe jemi ndarë secili për në shtëpinë e vet. Ky ka qenë takimi fundit. Më datën 26 qershor 2022, më ka dërguar mesazh në ëhatcApp dhe më ka pyetur ç’bën. Jam në Durrës i kam thënë. Unë jam në spital më tha, do bëj një ndërhyrje të hënën me doktor Mentor Petrelën nuk është ndonjë gjë e madhe dhe do dal.

Menjëherë kam marrë në telefon Ervin Brahon dhe Gëzim Salillarin dhe u kam thënë Kastrioti do bëhet operim. Merreni në telefon dhe ndihmojeni. Të dy miqtë e kanë marrë në telefon dhe Ervin Braho më ka thënë që fola dhe më tha Kastrioti deri tani s’më kanë thënë për lekë, por çfarëdo që ti duhet do ta ndihmoj unë. Operacionin më tha Kastrioti e kam të hënë. Më ka marrë ditën e martë dhe më ka thënë që e shtyva për të enjten. Ditën e shtunë të asaj jave më ka marrë dhe më ka thënë: “Nuk do ta kryej operacionin se desh më morën doktorët më qafë do më operonin për tumor lesinje në kokë me çarje. Po kjo që kam unë më tha shërohet me ilaçe”. Ok i kam thënë të shkuara.

Ky ka qenë komunikimi i fundit deri ditën e enjte 7 korrik kur më ka rënë telefoni dhe më ka marrë një miku jonë biznesmen që pinim shumë kafe bashkë, unë kam qene duke pushuar në shtëpi në Kombinat dhe më ka thënë: “Qysh na e bëri Kastrioti kështu hap televizorin e shikoje”. Jam pikëlluar shumë. Po miqtë e mi e dinë që unë nuk shkoj as në spitale as për njerëzit e familjes time dhe shumë rrallë në varrime. Për varrimin më ka treguar një ditë më pas në kafe Dorian Nepravishta tek kafja ku unë çdo mëngjes pi kafenë e lexoj gazetat. Me Kastriotin takoheshim gjithmonë. Kush mbërrinte më parë lajmëronte në telefon. Ku je mbërrita unë. Po jo ditë për ditë, një dy herë në javë.

Përgjithësisht merrte ai me atë shprehjen e tij. “Nga je mo”. Shumë rrallë qëllonte të ishim vetëm unë dhe Kastrioti, gjithmonë tavolina ishte mbi pesë veta. Rrinim një orë dy orë dhe ndaheshim secili në punë të vet në orën 12.30. Ishte taksative. Kur vinte Ervin Braho gjithmonë më thoshte kur se gjente Kastriotin merr në telefon të vijë tu jap një drekë. Unë dhe i ndjeri Kastriot përgjithësisht nuk kishim para dhe nuk hanim dot dreka. Deri para një viti shkonim tek një restorant tek rruga e Kavajës dhe na jepte drekat zoti Kujtim Kapollari, madje kur s’ mundej vetë uleshim pa të. Dhe kur harronim ne na ftonte Kujtim Kapollari dhe tavolina bëhej me disa vetë. Por vitin e fundit për shkak të gjyqit të Kastriotit me Vladimir Kosta na braktisi Kujtim Kapollari.

Shkak është bërë miku jonë Robert Papa që bënte emisionin tek tv Koha dhe ishim shpesh të ftuar. Na pëlqeu miqësia dhe na bashkonte Berti gjithmonë ose tek kafja ose tek Lokali i të ndjerit Durim Ylli që e kishim si shtëpi, hanim pinim raki. Kaçi se unë s’vë asnjë lloj pije në gojë. Por para shtatë muajsh Kastrioti një ditë të shtune ishte ndjerë shumë keq dhe kishte marrë për ndihmë Gëzim Salillarin i cili e kish ndihmuar të shtrohej tek një spital privat. Pas një jave kur ka dalë nga spitali, ka ardhur në kafe dhe na ka llafosur. Kafen na e kanë dhënë dy miq biznesmenë të cilët vinin shpesh. Më saktë Luigj Kastrati miku që më ka marrë dhe për gjëmën e Kastriotit. Aty Kaçi na ka shpjeguar se kishte shpëtuar nga vdekja për një fije. Kishte hequr 14 kile ujëra dhe ndërhyrjen ja kishin bërë falas. Këtë ma tha me gojën e tij. Pas vdekjes së Kaçit miku jonë biznesmen më tha që ja kam sponsorizuar unë lekët e operacionit dhe të qëndrimit në spital ja kam nisur në nr llogarisë spitalit. Mos i thashë më ke marrë më qafë se unë e kam shkruajtur që ja bënë falas.

Për hir të së vërtetës për shkrimet që bënte Kaçi, për guximin, për atë që shkruante ka pasur shumë gjyqe. Të gjithë e dinin. Me Kaçin rri pi kafe por mos u çudit kur ta gjesh veten në shkrim. Kur fillova emisionin tek Shijak në vitin 2017 Kaçin e mora për herë të parë dhe e mora dhe 100 herë të tjera. Në vitin 2018, Ylli Rakipi ishte drejtor i Ora News dhe donte të bënte një post editorial ndryshe me Kaatriotin 15 minuta. Nuk e realizuan se Ylli Rakipi ndërroi tv. Durim Ylli i tha Y.N dhe ai e pranoi duke krijuar dhe emisionin Ju flet Moska. Gjetën hymnin e Rusisë, kapelet e admiralëve tek një oficer tek Tirana e re. Në 2019 shkova tek Channel One. Kur unë shkoja të martave të premteve Kastrioti kishte mbaruar emisionin dhe e gjeja tej dera e furgonit duke ikur për shtëpi. Takoheshim rrallë në emisionin e Artur Zhejit shpesh si të ftuar por gjithmonë ishim mbi gjashtë veta.

E ftoja Kaçin në emision tek Faxi shpesh deri sa ma ndaloi pronari që s’jeton më. Por përsëri mbetëm miq se e sqarova dhe pinim kafe. Vetëm paradite dhe s’ja dija as shtëpinë, dhe as gjë tjetër vetëm ç’na thoshte ndonjë gjë tjetër. Më datën 8 korrik 2022, pasi ndërroi jetë kam bërë një shkrim me titullin. “Një jetë plot dhimbje”. Për të dhënat i jam referuar zotit Dorian Nepravishta për fëmijërinë, për gjyshin e tij për nënën e tij dhe deri sa e kam njohur. Pjesën e njohjes me të e kam shkruajtur me ato që dija. Nuk e kam botuar. Ja kam nisë në WhatsApp Y.N dhe ai e ka botuar. Por ai si njeri që kishte përjetuar vdekjen e vëllait tij për kontributin që kishte dhënë Kaçi për televizionin bëri botime nga të gjithë të njohurit e tij. Vuri dhe sms time. Nuk e di kush portal e ka marrë. Sms ka qënë pa autor thjesht shkrim informues. Këtu lind dhe mllefi akuzat revoltimi dhe shkrimi i nënës së Kastriotit për mua. Në shkrim nëse është intervistë e saj se unë kam bërë padi në gjykatë shkohet shumë larg. Janë thënë aq marrëzira sa si kap imagjinata.

Punë e saj dhe atij që e ka botuar. Ajo e shkroi me B.M. Ndërsa Ylli Rakipi tek faqja “Të Paekspozuarit” shkroi që akuzon Bejdo Malon për vendosjen e çipit vrasës në tru. E mirëkuptoj e ka bërë pasi ka parë shkrimin tek Gazeta Sot dhe më tha një marrëzi dhe jam tallur. Në të vërtetë i kam hyrë në hak disa herë Yllit dhe gjëj rastin për ndjesë. Nënës së Kastriotit i kërkoj ndjesë që ka marrë të mirëqëna thëniet e një miku tim Dorian Nepravishta për martesën e saj, për sëmundjen e Kaçit, për babanë e tij, por u binda se i dëgjova ato që kam shkruar tek sms që i dërgova Ylli Ndoqit, nga Ilir Kulla. Po ta shikosh intervistën e Ilir Kulla një ditë pasi është varrosur Kastrioti dhe sms time për Y.N janë njësoj. Kur i dëgjova nga Doriani dyshova pak por kur i dëgjova sërish, besova dy herë.

Besova shumë tek Ilir Kulla se ai e njihte më mirë se cilido dhe kishte bërë shumë biseda familjare. Edhe Kastrioti i besonte dhe e vlerësonte shumë. Këtë ma kish shprehur shumë herë. Le ta shikojë intervistën e Ilir Kullës dhe do ndryshojë nëna e tij mendim dhe për mua. Unë e mirëkuptoj se është nënë dhe dhimbja ishte pa kufi. Zonja Violeta dhe pse njihemi dhe s’të kam takuar dhe parë kurrë unë kam qenë mik i sinqertë, i vërtetë dhe pa hile për Kastriotin. E di gjithë Tirana dhe Shqipëria. Dorian Nepravishta një mik shumë i mirë i Kaçit ato që kam shkruar mi ka thënë në prezencë të Ervin Brahos. Për portale të tjera s’di gjë. Po çudi si paska lexuar vetëm sms time për Y.N dhe s’ka lexuar miliona shkrime nëpër portale dhe media që janë 1000 herë më denigruese për Kastriotin e saj.

Mos vallë është dora dhe skenari i Kastriot Frashërit. Dyshime kam të vërtetën se di. Kam thënë të vërtetën absolute me betim në këtë që kam shkruar. Zoti të më ndëshkojë nëse kam shtuar qoftë dhe një presje nga e vërteta. Shtoj dhe një fakt që Kaçi shtëpinë e kishte të ruajtura me kamera këtë ma konfirmuar dhe vetë Kaçi dhe Dorian Nepravishta. Drejtësia le ti zbardhë të gjitha tabulatet e komunikimit tim me Kaçin, ti vërtetojë për saktësinë, ndërsa për nënën e tij i them që të marrë kartelën e shtrimit të Kaçit tek Spitali privat para shtatë muajsh por dhe kartelën e shtrimit të tij tek Neurologjia, dhe jam i bindur që doktor Mentor Petrela s’gabon kurrë. Po ka gjetur ndonjë çip vrasës në trurin e Kaçit le ta publikojë se i ka bërë disa skanera. Po ashtu dhe akt-ekspertiza e vdekjes së tij nga ana e Prokurorisë besoj se është shumë e detajuar e qartë që s’lë vend për akuza dhe aludime as nga nëna e Kastriot Myftaraj dhe as nga unë. Betohem se këto që thashë janë një mijë për qind të vërteta. Ndjesë për të gjithë ata miq që u kam përmendë emrin por sinqerisht ka qenë e domosdoshme për të arritur tek e vërteta.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit