Djaloshi në Shtëpinë e Bardhë që mundësoi 6 janarin

Djaloshi në Shtëpinë e Bardhë që mundësoi 6 janarin

Johnny McEntee

Nga Jonathan D. Karl*

Në fund të tetorit 2020, teksa ishte në seancën dëgjimore për konfirmimin e anëtares së Gjykatës së Lartë Amy Coney Barrett, shefit të kabinetit të Trumpi-it, Mark Meadows, i ra zilja e celularit. Ai u përgjigj me një pëshpërimë dhe doli në koridor për ta vazhduar bisedën. Po çfarë ishte ajo çështje urgjente që e bëri shefin e kabinetit të dilte nga një seancë dëgjimore aq shumë e rëndësishme?

Telefonatën e bëri Andrew Hughes, një punonjës në Departmentin e Banimit dhe Zhvillimit Urban, të cilin Meadows e kishte porositur ta telefononte sapo të gjente informacion të konfirmuar për një zyrtare të atij departamenti, për të cilën kishte të dhëna se po “flirtonte me armikun”.

Zyrtyarja, një grua fare e re në moshë, i kishte bërë “like” në Instagram një postimi të këngëtares së famshme Taylor Swift…

Në atë postim ishte një foto e këngëtares me një një tabaka me biskota, në të cilat shkruhej Biden-Harris. “Ne s’mund të lejojmë njerzit tanë të pëlqejnë postime që promovojnë Joe Biden,” Meadows i tha Hughes.

Në fakt, ajo zyrtare e re ishte një fanse e zjarrtë e këngëtares së famshme, që i bënte “like” pothuaj çdo postimi të saj në Instagram. Por për “policët e Trump-it”, kjo përbënte një tradhti brenda rradhëve…

“Policët e Trump-it”, përfshirë zyrtarin vigjilent që kishte zbuluar “like”-un e mësipërm, punonin në Zyrën Presidenciale të Personelit – normalisht një zyrë modeste burokratike që merret me dokumentacionin e rreth 4000 zyrtarëve në postet politike të adminitratës federale (nga rreth 800 mijë punonjës që ka ajo). Por në vitin e fundit të administratës Trump, ajo zyrë u shndërrua pothuaj në një zyrë të fshehtë policie, që monitoronte me zell zyrtarët e administratës për ndonjë shenjë “tradhtie”, e që spastronte ata që nuk shiheshin si mjaftueshëm besnikë ndaj Trump-it (duke u futur frikën të tjerëve). Disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, ma përshkruan atë zyrë si një farë STASI gjermanolindor, apo më keq akoma, si një Gestapo naziste – gjithnjë vigjilente ndaj tradhtarëve “brenda familjes”.

Në krye të asaj zyre ishte Johnny McEntee, vetëm 29 vjeç kur u emërua në atë post. Më parë ai kishte qenë një shoqërues i thjeshtë i Trump-it; një djalosh që i mbante çantën ngado që shkonte. Një nga zyrtarët më të rëndësishëm të kabinetit të Trump-it ma përshkroi atë djalosh si një “idiot, q.r.”. Por në vitin e fundit të Trump-it në pushtet, pushteti i atij djaloshi në Shtëpinë e Bardhë ishte i padiskutueshëm. Trump-i e dinte se ai ishte i vetmi person atje që mund të bënte çfardo t’i kërkohej nga Trump, d.v. Sipas një zyrtari tjetër të rëndësishëm të administratës Trump, ai djalosh u bë praktikisht “nën-presidenti” i SHBA-së. 

McEntee dhe vartësit e tij bënë të mundshme javët e turbullta të fundit të presidencës Trump. Ata inkurajuan e mbështetën përpjekjen maniake të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve dhe përgatitën skenën për sulmin ndaj Kongresit më 6 janar 2021. Falë tyre, zyrtarët me përvojë rreth Trump-it (që ndoshta mund t’ia frenonin impulset më ekstreme) u larguan ose u anashkaluan në javët e fundit të presidencës Trump. Në ato javë të turbullta, McEntee “mbretëronte në Shtëpinë e Bardhë, duke u dhënë urdhëra anëtarëve më të lartë të kabinetit Trump, duke shkarkuar udhëheqjen e lartë civile të Pentagonit, dhe duke detyruar zyrtarë të lartë e të mesëm të shpallnin publikisht besnikërinë ndaj Trump-it.

Kur Trump-it nuk i pëlqyen përgjigjet që i dha kryejuristi i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone, McEntee krijoi një ekip juristësh joformalë, i cili luajti një rol kyç (të panjohur publikisht) për të trysnuar Zv.Presidentin Mike Pence që të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve në Kongres. Vetëm pak ditë para 6 janarit, McEntee i dërgoi zyrës së Zv. Presidentit Pence’s një memo absurde, ku i sugjeronte se ai thjesht do të ndiqte shembullin e Thomas Jefferson-it, po ta përdorte postin e tij për t'ia dhënë fitoren Trump-it në seancën e Kongresit më 6 janar.

Më shumë se kushdo tjetër në Shtëpinë e Bardhë, McEntee ishte kokë e këmbë Trumpist —një djalosh që u ngjit në majat e pushtetit kur demokracia u vu në rrezik

Për herë të parë Johnny McEntee-n e kam takuar kur vizitova Trump Toëer më 2015, pak kohë pasi Trump kishte shpallur kandidaturën për president. McEntee ishte i sjellshëm, i përqendruar dhe i gjindur. Ai mu prezantua si drejtor i udhëtimeve të fushatës Trump dhe më bëri një tur të zyrave të fushatës.

McEntee ishte një nga të parët që u punësua nga Trump për fushatën e tij presidenciale dhe shkonte kudo që Trump fushatonte. Kur Trump-i u bë president, McEntee kishte një tavolinë pune ngjitur me murin e Zyrës Ovale presidenciale – bosi donte ta kishte sa më afër. Një quarterback i skuadrës së futbollit të University of Connecticut, ai ishte i pashëm e i gjatë (por sidoqoftë nja dy centimetra më i shkurtër se Trump). Në 14 muajt e parë të presidencës Trump, McEntee bëri po atë punë që kishte bërë gjatë fushatës presidenciale: Mbajti çantat e Trump-it

Në marsin e 2018-ës, u duk se po mbyllej kariera në Ushington për McEntee. Ai u pushua nga puna përj shefit të atëhershëm të kabinetit, John Kelly, pasi vetting i FBI-së nxorri në pah se ai kishte bërë depozita të mëdha të pashpjegueshme në bankë. Më vonë ai i justifikoi ato depozita si fitime që i kishte realizuar në kazino, ndërkohë që vetë Kelly u shkarkua nga Trump-i. Kështu, McEntee u rikthye tek tavolina e tij ngjitur me murin e Zyrës Ovale presidenciale.

Në mes të shkurtit 2020, Trump thirri në zyrë shefin e ri të kabinetit të tij, Mick Mulvaney. Re të zeza po afroheshin nga fronti i pandemisë Covid-19; me qindra amerikanë të evakuuar nga Wuhani ishin karantinuar në baza ushtarake, ndërkohë që OBSH-ja kishte njoftuar se infeksione ishin konstatuar edhe tek njerëz që nuk kishin udhëtuar fare në Kinë. Por biseda e Trump-it me shefin e tij të kabinetit nuk ishte rreth coronvirusit që po përhapej përtej Kinës. Ishte për disa ndryshime në personel…

“Dua ta bëj Johnny-n Drejtor të Personelit,” i tha Presidenti Mulvaney-it.

Drejtori Presidencial i Personelit ka për detyrë të bëjë vettingun e të gjithë formularëve të punësimit të zyrtarëve politikë të nivelit të lartë e të mesëm, duke përfshirë anëtarët e kabinetit qeverisës, ambasadorët, dhe drejtuesit e agjensive të inteligjencës.  Më parë, McEntee nuk kishte punësur kurrë dikë për ndonjë punë. Tani ai ishte në krye të zyrës së personelit ndoshta më të rëndësishme në botë…

Mulvaney kërkoi të vinte në zyrën e Trump-it Emma Doyle, e cila mbulonte mbikqyrjen e Drejtorit Presidencial të Personelit. “Z. President,” tha ajo, “S’ju kam thënë kurrë jo për ndonjë gjë që më keni kërkuar, por po ju lutem fort që ta rikonsideroni këtë vendim. Nuk mendoj se është një ide e mirë.”

Emma Doyle kishte patur shumë kontakte me Trump-in, por kurrë nuk e kishte parë aq të zemëruar sa pas këtyre fjalëve.

“Ju njerëz kurrë nuk më dëgjoni me vemendje kur flas unë, q.r.” bërtiti Trump-i. “Ju do të bëni çfarë ju them unë dhe pikë!”

Mcentee i kishte thënë presidentit tamam atë që ai donte të dëgjonte: që problemet politike po ia shkaktonin njerëz që hiqeshin sikur e mbështesnin, por që në realitet punonin kundër tij në nivelet më të larta të administratës. Ishte koha që të pastrohej administrata nga anti-Trump-istët e fshehtë.

Vartësit që mori në punë McEntee ishin në shumicën e rasteve të papërvojë deri në absurd, por ishin të gjithë Trump-istë të betuar. Ai punësoi shokë të tij, si dhe vajza të reja.  Siç ma përshkroi një ish-zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, “McEntee punësoi vajzat më të bukura 21-vjeçare që mund të gjendeshin, si dhe djem që nuk përbënin kërcënim për Johnny-n në lidhje me pëlqimin nga vajzat.”

Një ndër të punësuarat nga McEntee kishte qenë velinë e grupit amator të kërcimit Rockettes; e vetmja përvojë pune të paguar në rezymenë e saj ishte një periudhë e shkurtër si instruktore kërcimi. Camryn Kinsey, psh, ishte thjesht studente 20-vjeçare kur McEntee e emëroi shefe të mardhënieve me publikun. Në një intervistë me “The Conservateur”, ajo tha: “Vetëm në Amerikën e Trump-it unë mund të bëj kapërcimin nga palestra e universitetit në një zyrë në Shtëpinë e Bardhë – kjo është ëndërra amerikane.”

In tetor 2020, Zyra Presidenciale e Personelit (McEntee & shokët e shoqet e tij) përgatitën një seri memosh, në të cilat identitfikonin rreth dy dyzina zyrtarësh të Pentagonit që duheshin shkarkuar si jobesnikë ndaj Trump-it.

Memoja mbi shefin e Pentagonit Esper (e papublikuar më parë) ofron një dritare për të kuptuar deri në ç’gradë punonte imët sita e zyrës së McEntee. Ndër “mëkatet” e Esper-it: “Ndalon valvitjen e flamurit të Konfederatës në bazat ushtarake”, “Nuk i përdori trupat ushtarake në rrugët e qyteteve për të shtypur rebelimin gjatë protestave”, “E ka fokusuar Pentagonin për luftën kundër Rusisë”, etj. etj. Në fund të memos rekomandohej që pas zgjedhjeve, të shkarkohej Esper dhe të zëvendësohej   me Christopher Miller, një besnik i Trump-it. Dhe rekomandimi i McEntee, u zbatua vetëm 6 ditë pas zgjedhjeve.

Pasi bëri spastrimet në Pentagon, McEntee u përqendrua tek përmbysja e rezultatit të zgjedhjeve. Me ndihmën e “ekspertëve” të zyrës së tij hartoi një memo që ia dërgoi zyrës së Zv. Presidentit Pence. Në atë memo, pretendohej se Thomas Jefferson, si Zv.President, kishte injoruar parregullsitë në fletën e rezultateve të Georgia-s, duke siguruar fitoren për vete në garën presidenciale.

Po McEntee & co. nuk janë konstiucionalistë apo historian. Kështuqë memoja e tyre e shtrembëronte keqazi realitetit e ngjarjes së Jefferson-it. Ai nuk shpalli të pavlefshme votat e ndonjë shteti (siç donte Trumpi të bënte). Ai thjesht pranoi rezultatet e një shteti që dihej botërisht se kishte votuar në masë dërrmuese për të.

Por faktet dhe realiteti nuk kishin rëndësi për McEntee & co. – ata thjesht deshin të trysnonin Zv. Presidentin Pence, duke i paraqitur një gjoja precedent nga autori i Deklartës së Pavarsisë. Trump-it  mund t’i ketë pëlqyer teoria e mbajtësit të tij të çantës, por Pence-it dihet që nuk i pëlqeu. Në 6 janar ai shpalli Biden në Kongres si fituesin e garës presidenciale didn’t.

Në qoftë se Trump garon përsëri më 2024 dhe fiton, McEntee do të ketë një rol kryesor në Shtëpinë e Bardhë qysh në fillim të administratës së dytë Trump. Një nga ish-këshilltarët më të afërt të Trump-it më tha për këtë skenar diçka të frikshme: “Dridhem kur mendoj se çfarë përbërje mund të ketë një cabinet i dytë qeverisë i Trump-it. Besoj së Johnny McEntee, ka filluar qysh tani të përgatisë listat me kandidatët për postet kryesore…”

*Fragment nga libri i Jonathan Karl, “Betrayal: The Final Act of the Trump Show”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona