TIRANE - Në kuadër të nismës “Prodho shqip, tregto shqip dhe konsumo shqip", u promovua të shtunën në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë djathi “Mishavinë”, një produkt që prej 2 vitesh rrezikon të zhduket.
12 gra, prodhuese të tij nga zona e Kelmendit dhe fshatrat e Lepushes dhe Vermoshit, prezantuan kampionet e tyre të Mishavinës, ku ndër to komisioni i degustimit përzgjodhi si më të mirin “Mishavinën” e Prodhuar nga Flora Vushaj.
45 vjeçarja nga Vermoshi teksa na thotë që meret me prodhimin e Mishavinës prej 20 vjetësh, na tregon shkurtimisht se si prodhohet ai.
"Djathin e prodhojmë për njëzet vite, djathin e zëmë me bar, e zëmë e thajmë por jo në diell, në një vend të mbyllur që mos ta zërë dielli, në vend të pastër me qumësht lope dhe deleje." tha Vushaj
Produktet vendase janë ato që na diferencojnë dhe na identifikojnë në Europë, u shpreh zv ministri i bujqësisë Alban Zusi teksa ofroi mbështetjen e ministrisë për të gjithë prodhuesit e traditës.
"Ajo që do të na identifikojë në europë janë pikërisht ato gjëra që bëhen në një fshat të largët diku atje në Kelmend, në një fshat të largët diku në Zagori , ato që janë tipikisht portreti, fytyra, karakteri i Shqipërisë sepse turisti nuk vjen për të kërkuar ato cfarë ka lënë atje apo një imitacion por do kërkojë dicka që nuk e ka provuar në mënyrë që kur të kthehet të tregojë një eksperiencë." tha Zusi

Shefi i kuzhinës në restorantin Mrizi i Zanave në Fishtë, Altin Prenga tha se përdorimi i produkteve vendase nëpër restorante është fjala e fundit në guzhinën botërore dhe e tillë duhet të jetë edhe në Shqipëri.
"Unë them sot që nqs ne duam të bëjmë me të vërtetë kuzhinë inovatore kjo është inovacion, gjithkush mund të zgjedhë mund të jetë edhe retro , të jesh retro sot do të thotë të përdorësh produkte të huaja industriale kurse të jesh inovator do të thotë të shfrytëzosh sa më shum territorin dhe stinën, kjo është fjala e fundit në kuzhinë botërore për momentin." tha Prenga

Si themelues i "Slow Food Albania" Prenga vë theksin tek rikthimi i produkteve shqiptare nëpër tryezat tona.
"Për momentin jemi duke identifikuar gjith ato produkte që kanë qenë ose zakone gatimi jo vetëm produkte që kanë qenë drejt zhdukjes dhe të mundohemi ti rekuperojmë dhe të kthehen në tryezat shqiptare." tha ai
Mishavina përgatitet nga gratë në fund të shtatorit dhe është gati për konsum brenda 2 ose 3 muajsh.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO