‘Djathtas 1912’, Çollaku kundër sulmeve të Berishës ndaj Alibeajt: Kanë bindjet e tyre, vetëm të unifikuar mund të përballemi me Ramën

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka komentuar në Report Tv krijimin e partisë së re ‘Djathtas 1912’ nga një pjesë e deputetëve që u shkëputen nga Basha dhe Berisha. I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj sa i takon sulmeve që ish-kryeministri ka bërë ndaj tyre, Çollaku tha se nuk është dakord me sulmet, pasi secili ka bindjet e tyre. Sipas tij, në aspektin politik pluralizmi i opozitës nuk është dobësi por forcë.

Sa i takon aspektit elektoral, Çollaku thotë se opozita ka vetëm një shans për t’u përballur me Edi Ramën, vetëm duke dalë në zgjedhje e unifikuar.

“Krijimi i një subjekti që përfaqëson dallim nga pjesa tjetër, nuk është dobësi opozitare, por forcë opozitare. Pluralizmi i një opozite nuk është dobësi, por forcë.  Në plani politik s’kam vërejtje, me shumë respekt mendoj se kushdo që paragjykon bën gabim, pohon diçka të pavërtetë. Ata janë kolegë, kanë bindjet e tyre. S’ka asnjë arsye askush të paragjykojë apo anatemojë. Në planin elektoral, kodi penalizon opozitën nëse ndahet apo thërrmohet. Kod elektoral vrastar për opozitën, mban përgjegjësi edhe ajo pjesë e PD që ia dha votat Ramës për këtë kod. Fakti është që kemi një kod elektoral dëmton palët politike që janë të ndara. Lufta mes njëri tjetrit nuk shkon në favor të të madhit apo të voglit, por në favor të Ramës. Nga pikëpamja elektorale mendoj se duhet të llogaritet mirë qasja. Opozita e tërë ka vetëm një shans për t’u ballafaquar me Edi Ramën. Krijimin e një fronti unik, front elektoral i unifikuar”, tha Çollaku në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Emigrantët e parë në Shëngjin, Çollaku: Shqipëria si depo magazinimi për qeniet njerëzore! Rama vonoi negociatat me 10 vite


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit