Dje e akuzonte PD, sot opozita do kandidojë Aldi Fushën e oligarkëve dhe prokurorit skandaloz

Dje e akuzonte PD, sot opozita do kandidojë Aldi Fushën e oligarkëve dhe prokurorit skandaloz

Aldi Fusha, djali i ish prokurorit Petrit Fusha

Djali i ish prokurorit të shumëakuzuar Petrit Fusha, Aldi Fusha do të jetë kandidati për deputet nga radhët e LSI.

Ditën e djeshme, Aldi Fusha u shfaq krah kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila e prezantoi duke i thurur lavde. Kryemadhi prezantoi djalin i ish prokurorit Petrit Fusha, i njohur edhe si mbrojtësi i kryebashkiakut Erion Veliaj, më pas i akuzuar nga ky i fundit.

Partia Demokratike ka ngritur dyshime disa herë dhe ka publikuar fakte që hedhin dyshime edhe për mbyllje të tjera dosjesh korruptive nga Petrit Fusha, që mbrojti Veliajn.

Disa vite më parë Partia Demokratike ka denoncuar lidhjet e Prokurorit të Tiranës Petrit Fusha me trafikantët e drogës. Sipas PD –së, Shkëlqim Fusha, pronari i Fusha shpk, është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës, i kapur disa muaj më parë në Alikante të Spanjës për 75 kg heroinë, por ky fakt u mbajt i fshehur nga ministria e Fatmir Xhafës.

Tashmë, PD e cila dje ngrinte akuza të forta ndaj ish prokurorit, Petrit Fusha, sot djalin e tij do ta ketë aleat dhe pjesë të opozitës kundër qeverisë.

E kur opozita flet kundër oligarkëve një nga emrat që përmend është kompania Fusha e famshmja e sheshit “Skenderbej” apo ajo që do ndërtonte teatrin. Aldi Fusha është nipi i oligarkëve dhe me lidhje të forta me kompaninë Fusha të Shkëlqim Fushës, që e akuzon PD dhe LSI.

Në publik Petrit Fusha sulmohet, kompanitë e familjarëve të tij akuzohen, por djali I merret dhe I vendoset kandidat për deputet. Tani nuk ngelet gjë tjetër që paratë e oligarkëve dhe skandalet e Pertit fFushës ti shërbejnë produktit të tyre për të dalë deputet nga opozita.

Kujt i ka shërbyer ky prokuror? I ka shërbyer Lulit apo Monikës?

Sepse djali i tij tashmë do të jetë pjesë e opozitës. Pra djali i një prokurori të shumë akuzuar dje nga Partia Demokratike, do të kandidojë në listat e LSI për deputet. Në vend që familjarëve të tyre tu bëhet vetting, tu kontrollohen pasuritë, tu sekuestrohen ato, fëmijët e tyre i marrin dhe i futin nëpër lista kandidatësh për deputet.

Kujtojmë se Petrit Fusha është ish prokurori i Tiranës i cili iu shmang vettingut duke u dorëheqeur. Në muajin Shkurt të vitit 2019, Fusha dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.

Në deklaratën e servirur për mediat, Fusha shkruante, se Prokuroria nuk ishte më vendi, ku mund të shërbente, pas 32 viteve eksperiencë. /CNA.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiron: 18/03/2021 15:03

    Ika ngja xhajes vet mashtrus nderkombtar dhe skedina doky

    Përgjigju
  • Komuna: 13/03/2021 09:42

    Përgjigju
  • Lion: 18/02/2021 23:04

    Ky esht nje mashtrus ordiner, di vetem te lozi bixhoz dhe te mashtroj njerezit per te mar naj lek.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 12/01/2021 23:50

    KY DUKET NGA KOKA QE VLEN PER DEBUTET SE ESHTE ESHE RRAC HAJDUTESH

    Përgjigju
  • sauku: 12/01/2021 20:25

    Vodhi sa vodhi Tit Fusha tani fut djalin ne politike qe te vazhdoje vjedhjen. Tit Fusha eshte i turpshem cdo prone qe ka ja kane " FALUR " se eshte burre i mire. Do them nje thenie te Dash Shehit.... SI NUK NA FAL NJERI NDONJE GJO MOR JAHU... Po cfar te falin o Dash te le Tit Fusha.

    Përgjigju
  • Babuli ta nguli: 11/01/2021 21:33

    Shikoni lesht e dhis ça thot sot nuk thot nesër. E lesht e dhis i ka ardh fundi ska nga e luan bythën. Kjo parti as 1% vota sdo mari.

    Përgjigju
  • Cubi: 11/01/2021 19:03

    Po mir cfar do kandidoj mua . Dihet ajo pun. Pun qensh.

    Përgjigju
  • Tirona: 11/01/2021 18:11

    Sa lezet ka kur sheh politikanet perendimor kur ecin, te gjithe elegante dhe me pamje babaxhani dhe shikoni politikanet tane qe duken si Derra te pangopur me barkun tek goja...

    Përgjigju
  • Bobo: 11/01/2021 18:04

    Nga i gjejne keta Bufa Pulash?

    Përgjigju
  • O tej: 11/01/2021 17:40

    LSI nje hripe septike ku mblidhen gjithe jashtqitjet te cfardo lloji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit