KOSOVË- Në këtë herë në ushte krejt të ndryshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me policin që e ka arrestuar 16 vite më parë.
Kontrastin e rrethanave dhe situatës në të cilën u gjendën Kurti dhe polici e ka vënë edhe vetë kryeministri përmes fotografive Ai ka publikuar një nga dita e sotme dhe një nga dita e arrestimit 16 vite më parë.
Takimi u mbajt në zyrën e kryeministrisë pas operacionit dhe angazhimin e njësive speciale të Policisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, Shef i Njësisë Speciale Operative, i cili ishte udhëheqësi i operacionit në Veri.