'Dje mbushi 70 vjeç', Luan Rama: Jakup Krasniqi nuk e festoi dot ditën e lindjes, Kosova ka ende nevojë për zërin dhe krenarinë e UÇK-së

'Dje mbushi 70 vjeç', Luan Rama: Jakup Krasniqi nuk e festoi dot ditën e lindjes, Kosova ka ende nevojë për zërin dhe krenarinë e UÇK-së

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së që sot gjendet në paraburgimin e Hagës në një proces gjyqësor ku akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale, së bashku me 6 ish-anëtarë të tjerë, 2 prej tyre të akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka bërë një mesazh dedikues për Jakup Krasniqin, për të cilin thotë se nuk e festoi dot këtë 70-vjetor si do të dëshironte ai dhe familja e tij, pasi sipas tij ka shkuar sërish në luftë, kësaj radhe jo atë që ka zgjedhur ai.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Në 70 – vjetorin e lindjes:

JAKUP KRASNIQI – NË LUFTË

ZËRI I UÇK-së, SOT KRENARIA E SAJ.

Jakup Krasniqi iu dha Kosovës me ç’ka mundi.

Iu dha me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në luftën e UÇK-së.

Iu dha me shpirt e me zemër, iu dha me dijen dhe qenien e vet.

Por, iu dha edhe me gatishmërinë e patriotit për të dhënë edhe jetën, si të gjithë ata që zgjodhën luftën për të çliruar Kosovën prej pushtimit dhe genocidit serb.

Jakup Krasniqi kur me bindje u përcaktua për luftën çlirimtare, nuk e dinte në do të shpëtonte i gjallë apo do të ishte njëri nga dëshmorët e atdheut.

Sepse ata që rrëmbejnë armët e luftës për liri, i marrin parasysh të gjitha sakrificat e mundshme, edhe atë më sublimen, flijimin.

Ndaj, nuk bëjnë llogari jetën e tyre.

Por ama, Jakup Krasniqi e dinte mirë se fundi i luftës do të ishte liria e Kosovës dhe se Kosova do të bëhej shtet i pavarur prej luftës çlirimtare.

E bash për këte ia vlente e gjithmonë ia vlen çdo sakrificë.

Jakup Krasniqi dje mbushi 70 vjet. Por nuk e festoi dot ditën e lindjes siç ai dhe familja e gjithë të dashurit e tij do të donin.

Sepse ai ka shkuar prapë në luftë, anipse kësaj here në luftën që nuk e zgjodhi vetë.

Ka shkuar në luftë, për të mbrojtur luftën dhe gjakun e shokëve që ia mori lufta.

Ka shkuar në luftë për UÇK-në, për emrin dhe nderin e saj.

Sepse ai është Jakup Krasniqi e zakoni i tokës, i gjuhës, i gjakut dhe i fisit nuk e njeh e nuk e pranon tutën.

Jakup Krasniqi në luftën për liri në tokën e Kosovës ishte zëri i UÇK-së, ndërsa sot në luftën për drejtësi, është krenaria e saj.

Ndaj ai prapë iu dha Kosovës, sepse Kosova ende ka nevojë për Jakup Krasniqin, zërin dhe krenarinë e UÇK-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit