HAGË- "Unë deklarohem jo fajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk di si ta them ndryshe"...me këto fjalë, ish- kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi i është drejtuar gjykatësit të Gjykatës Speciale në Hagë, i cili sot e njohu me 10 akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Krasniqi u paraqit i qetë dhe i buzëqeshur në fillim të seancës, por nuk kanë munguar edhe disa shpërthime duke thënë se Haga e ka trajtuar si kriminel që nga 4 nëntori kur u arrestua e deri më tani dhe se i gjitha kjo është "një maskaradë e cila është gatuar nga Beogradi dhe mbështetësit e politikave të tij kudo".
Buzëqeshja "i iku" për t'i lënë vendin disa momenteve të përlotjes, pasi sipas Krasniqit cilësimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një "organizatë kriminale" është fyese për një popull që ka luftuar për liri e mbi të gjitha krah BE-SË, SHBA-së, NATO dhe OKB. Ai ka mohuar që të ketë bërë krime lufte, vrasje dhe tortura, siç akuzohet dhe për këtë thotë se ka fakte konkrete të cilat do t'i bëj publike. Krasniqi tha se e vetmja gjë që ka bërë është që i ka dhënë zë luftës së UÇK-së, detyrë për të cilën para gjykatësi të Hagës e tha me krenari se i "ka fjetur më shumë se ajo e ministrit apo kryetarit të Kuvendit", dhe se sot ndodhet i akuzuar padrejtësisht.
Ish- kreu i Kuvendit është akuzuar për 10 krime, 6 akuza për përndjekje, burgosje, vrasje, torturë, zhdukje me forcë dhe 4 krime lufte. Gjykata i ka dhënë mundësinë që brenda 30 ditësh do të ketë mundësinë të pranojë ose jo fajësinë. Ndërkohë, mesditën e sotme në orën 15:00 doli para trupit gjykyes ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Seancat do të pasohet nga Kadri Veseli të martën ora 15:00, e të mërkurën me Rexhep Selimin në orën 11:00.
Theksojmë që ndryshe nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës (që ka gjykuar ish- presidentin serb Slobodan Milošević) e cila trajtonte të gjitha krimet e kryera në Ish-jugosllavi, kjo Gjykatë Speciale trajton vetëm ato krime të supozuara të kryera në periudhën mes 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000, të cilat kanë ndodhur ose kanë filluar në Kosovë. Edhe pse të përbëra nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe me seli në Hagë do të funksionojnë me Kodin Penal dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës.
Jakup Krasniqi tha se është detyruar që të luftojë kundër Serbisë, edhe pse ka qenë i arsimuar për të qenë një mësues, teksa ka theksuar se nuk i ka keqtrajtuar njerëzit.
"Këto procedura nga mëngjesi i 4 nëntorit dhe deri të sotmet i konsideroj që janë të papërshtatshmë për faktin se ndihem krejt i pafajshëm dhe asnjë arsye nuk ka pasur që të jem këtu. për Ish Jugosllavinë ka qenë një trubunal dhe ka pasur të akuzuar, kam qenë dëshmitar i kam thënë të gjitha dhe po të kishte një dëshmi, fakt të inkriminuar jam i bindur që trubunali ndërkombëtar i Hagës do të më dënonte, e shoh si përpjekje të fundit, më vjen keq ta them se në 2006, është bërë një përpjekje, që të ndërtonte dhe një tribunal për Kosovën dhe e arriti qëllimin duke krijuar një tribunal krejt njëetnik, kur nuk besoj që s'ka njeri që e di se kush ka bërë krime lufte në Kosovë,. Unë i kuptoj këto njerëz, dhe mënyrën se si sillem, jam intelektual, jam arsimuar për të qenë mësues, por jam detyruar që të luftoj për mbrojtjen e Kosovës, por un as kaq nuk ia kam bërë sa më keni bërë ju, që mi keni lidhur duart duke mi kontrolluar disa herë, keni procedura që mund të jenë të përshtatshëm për kriminalë, por jo për mua. Unë i kam shkruar 15 libra, dhe ndihem shumë mirë, por ndihem keq për padrejtësinë, jo pak por tepër të madhe, as kaq padrejtësi sa më keni bërë nga ora 6 e 4 nëntorit e deri tani se kam merituar dhe s'ka kush që këtë padrejtësi të mundet që ta arsyetojë", tha Krasniqi.
Sipas procedurave, gjykatësi e ka pyetur Jakup Krasniqin për të deklaruar nëse "deklarohet apo jo fajtor" për akuzat që janë ngritur ndaj tij.
"Nuk ndihem fajtor për asnjë pikë që thuhet në atë aktakuzë", tha Krasniqi, por për gjykatësin kjo përgjigje nuk ishte shumë e qartë dhe e ripyeti sërish.
Për këtë arsye, Krasniqi iu përgjigj: Unë deklarohem jo fajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk di si ta them ndryshe
I bindur se nuk ka bërë asnjë faj dhe këtë e ka përsëritur disa herë në seancën para Gjykatës së Hagës. Jakup Krasniqi, tha se ka mbajtur shumë detyra në jetën e tij politike, por ajo që i ka fjetur më shumë është zëdhënësi i UÇK-së, që i ka dhënë zë kësaj ushtrie.
"Nuk më duhet avokati, nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem as të veprimit dhe as të mosveprimit, detyra ime ka qenë publike. Kryesorja ka qenë zëdhënës i UCK, unë kam pasur detyra edhe pas luftës, kam qenë ministër, kryetar i Kuvendit, po detyra që më ka flejtur më shumë ka qenë zëdhënësi i UCK, gjithçka që kam bërë kam qenë publike, jo vetëm në gjuhën shqipe, po edhe në shumë gjëra të tjera, i kam dhënë zë luftës së Kosovës, por megjithatë ishim të vendosur që kishim të drejtë të luftojmë për liri dhe natyrisht në saj asaj të drejtë fituam edhe mbështetje ndërkombëtar. Do të sjellë fakte konkrete, nëse dikush pretendon se unë kam folur, në dhjetor të vitit 2010...ia ndërpret fjalën gjykatësi.
Jam tepër i mllefosur se këtu gjendem po të drejtë dhe ndaj meje është bërë padrejtësi e madhe, sikur vetëm një faj të kisha, unë do të ndihesha i turpëruar, jam këtu pa të drejtë, duhet të jem në vendim tim dhe familjen time. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi, padrejtësia ndaj meje është tepër e madhe", tha Krasniqi.
Për Jakub Krasniqin, e gjitha kjo është një maskaradë e thurur nga Beogradi.
"Unë dua të them dy tre çështje dhe do të përpiqem t'i them shkurt. Së pari, dua të them këtu se unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020 në aktakuzë, po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët, kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i ka trajtuar njerëzit as kaq sa më trajtuar mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë, kurrë nuk i kam trajtuar njerëzit në këtë mënyrë. Prandaj, unë jam intelektuar jam njeri që e kam luftuar politikisht serbinë, dhe s';e ka drejtuar gishtin nga popullsia serbe, në aktakuzë i ndani shqiptarët katolikë dhe mysmiman, unë jam shqiptar dhe për mua është fyese. Cilësimi i Prokurorit se jemi ndërrmarje kriminale e përbashkët, për mua, shokët, familjet që luftuam gjatë për kombin tonë nuk ka gjë me fyese sepse ne në një kohë të gjatë, në rrethana të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë, që e arritëm me SHBA e BE, me NATO e OKB dhe të gjithë ishim dhe jemi ndërrmarje e përbashkët Clirimitare dhe shtetformuese, ndërsa kriminal janë jo vetëm serb në Serbi, ka qenë vetëm koka e saj në Beograd dhe mbështetësit e politikave të Beogradit. Besoj shumë që këtë e dinë të gjithë qytetarët e arsimuar që së paku është mbi 30 vjeç dhe jeton në vendet e demolracive përëndimore ku janë rritur dhe edukuar me vlerta e kësaj bote që janë të drejtat dhe liritë e njerëzve. Dua t'u them që unë kam qenë i dënuar nga regjimi kriminale të Jugosllavisë në 81-82 dhe më kanë dënuar pse lexoja libra, pse kam folur dhe kundërshtuar këtë regjim, më shumë të drejtë kanë pasur ato atje, sesa sot që gjendem këtu. Është bërë një padrejtësia e madhe për mua, se populli ynë e ka një fjaklë që thotë "njeriu është mi i fortë se guri dhe atë që s'e bën njeriu e bën guri, populli jonë ka vuajtur shumë nga padrejtsië, dhe nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi. Nuk do e ndieja veten mirë që të isha në shërbim të gjenocidit të serbisë, opër të cilat dhe prokurori serb këto ditë tha "adresa e qartë e krejt kësaj maskarde është në Beograd dhe mbështetësit të politikave të saj, kudoqofshin ato"", tha ai para gjykatësve të Hagës.
Rastet e dyshuara për krime lufte në Kosovë, që nga viti 1999 e deri tani janë trajtuar në formë të ndryshme nga organet e drejtësisë, kryesisht ato ndërkombëtare.
Fillimisht ishte administrata e Kombeve të Bashkuara – UNMIK si dhe Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë të Holandës. Më pas ata u trajtuan nga drejtësia e Bashkimit Evropian, përmes misionit të EULEX-it.
Aktualisht krimet e luftës në Kosovë i kanë marrë përsipër Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura ndryshe edhe si Gjykata Speciale. Ajo u ngrit në gusht të 2015, me qëllim hetimin e ish-luftëtarëve të Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës.
Risia e trajtimit të rasteve të dyshuara, tani qëndron te fakti se Dhomat e Specializuara edhe pse të përbëra nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe me seli në Hagë do të funksionojnë me Kodin Penal dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës.
Ndërkohë që në ndryshim nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës e cila trajtonte të gjitha krimet e kryera në Ish-jugosllavi, Gjykata Speciale trajton vetëm ato krime të supozuara të kryera në periudhën mes 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000, të cilat kanë ndodhur ose kanë filluar në Kosovë, që do të thotë se ajo mund të ndjekë gjithashtu penalisht krimet në Shqipëri, duke qenë se shumë nga të burgosurit që u morën nga UÇK-ja më vonë u ndaluan në kampet në veri të Shqipërisë.
Krijimi i të ashtuquajturave ‘dhoma të specializuara’ vjen pasi Task Forca Hulumtuese Speciale e BE-së publikoi rezultatet e hetimit të saj 3-vjeçar mbi akuzat e bëra fillimisht nga raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili pretendoi se ushtarët e UÇK-së kanë kryer krime kundër civilëve si rrëmbim, torturim dhe trafikim organesh gjatë konfliktit të Kosovës.
Ndryshimet ndërmjet Gjykatës Speciale dhe asaj të Krime në Territorin e ish-Jugosllavinë, kanë të bëjnë edhe me strukturën. Gjykata për ish-Jugosllavinë ka qenë me tri dhoma, Gjykatën, Apelin dhe Organin e Akuzës. Kurse Gjykata Speciale funksionon me dy organe, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit Special.
“Dhomat e specializuara” funksionojnë të pavarura nga sistemi gjyqësor i Kosovës, por pjesë e sistemit të drejtësisë së saj. Ajo përbehet nga dy institucione kryesore – dhoma dhe regjistri.
Gjykatësi i ka parashutuar Jakup Krasniqit të gjitha akuzat.
"6 akuza, për ndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave dhe 4 akuza për krime lufte, ndalim arbitrar, torturë, vrasje të paligjshme. U arrestua më 4 nëntor 2020, u transferuar në Hagë po atë ditë", tha gjyqtari.
Ai është pyetur se nëse kupton gjuhën shqipe, dhe Krasniqi duke qeshur tha: E flas dhe e kuptoj mirë gjuhën shqipe.
Nis seanca gjyqësore për Jakup Krasniqin, ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Gjykata speciale e kurvave Fili-Serbe-EU. Aaaa ato motrra ku ti keni qe se lat ket popull Shqiptar te qet o buce njerez. Gjynaf te shikosh dike qe ka luftuat me Kon ne Dor per mbrojtjem e vendit tij te flasi gjy i perlotur. Kurse Kurvat Serbe buzqeshin qe slan ktim pa ber. Robt Europes, Serbis, e te gjith Botes qe jan kundrra popullit Tim. Ec perpara Z. Krasniqi & Co.
PërgjigjuMe sa di une, Jakupi ishte zedhenes i UCK.. Edhe zedhenesat paskan torturuar dhe kane vrare?! Nese e marrim per te mireqene, atehere dhe Vucic zedhenes ishte. Si nuk e thirret nje here qe te jape llogari?! Pa folur pastaj per Sheshelin, qe u lirua me raport mjeksor, per koicidence njesoj si shpetoi edhe Lulzim Basha nga procesi gjyqsor per rrugen e kombit. Shesheli qe vrau e preu ca me doren e tij, e ca me urdherat e tij del e ben opinionistin neper TV ne Serbi. Kurse keta qe luftuan per lirine e popullit u kerkohet llogari. Per me teper qe UCK ishte ne krah te SHBA, dhe OKB, dhe si rrjedhoje edhe ata do njollosen me kete proces te turpshem. Megjithate per ne shqiptaret nuk ka asgje te re nga Europa. Vazhdojne me te njejtin mentalitet keta europiane antishqiptare..!!!
PërgjigjuJakup djali luftove per te na cliruar nga serbi , shkija ew ndyre qe na vrau dhe coptoi Kosoven pere nje shekull te tere, do jemi mee ty deri ne fund, fjala jone do kumboje qef trima si ju dhew Jashari na sollet ate pak liri qe gezojme sot. Qof i bekuar ne jete te jeteve dhe te dalesh faqe bardh sepse ashtu je. Bekime
PërgjigjuTurp qe kjo gjykate ekziston. Shume qesharake e gjithe skena. As nuk duhej votuar fare nga Kosova kjo gjykate pa lidhje.
PërgjigjuGjykata Speciale, ngritur per te zbardhur gjoja krimet e UCK-se, eshte turpi, ligesia, tradhetia e perendimit ndaj shqiptareve. Per arsye te pastra gjeopolitike, nepermjet pazarit te ndyre me Rusine, shiten luftetaret e lirise me te cilet bashkepunuan vet ne lufte. Cfare poshtersie!
PërgjigjuHajde tani jepni llogari se ja keni marre frymen dhe fytyren kosoves.
PërgjigjuJakup,"Je fajetor" se, clirove kete hapesire shqiptare te roberuar me shkeuj nga barbaria mesjetare sllave.Jakup,"je fajtor" se, me luften clirimtare Tuajen,ju prishet rehaine okupuesve dhe miqeve te tyre,madje Ju prishe reahtine e miqesise edhe koxho shume shqiptarve te Kosoves dhe adhuruesve te tyre andej Drini, ne Shqiperibne londineze
Përgjigjushum fyese per te gjithe shqiptaret per te gjithe trojet shqiptare, o zot cfar pa drejtesie. zoti Krasniqi te gjithe trojet shqipfolese jan aty me ty
PërgjigjuTe lumte Jakup Krasniqi! Ishe ashtu sic je!.Jakup, denimi i kesaj sajese selektive,nuk ka asnje rendesi,me as per Ju e shoket Tuaj.Kete sherbim negativ te krijuar serboruse,fatkeqesisht edhe me argatet e disa sh qiptareve andej e kendej Drini.
PërgjigjuKjo që ndodh me Krasniqin e shokë është Dhembje kombëtare dhe Turp për atë gjykatë!
PërgjigjuE dhimbshme, e trishte dhe irrituese qe te trajtohen ne kete menyre liderat kryesore te Kosoves per arsyen e vetme se jane patriot shqipetar dhe nuk e ulen koken perpara Serbit. Te gjithe shqipetaret e vertet duhet te bashkohen dhe te bejne cdo gje qe kane ne dore per te ndaluar kete proces te gabuar, te rende dhe te padrejte.
PërgjigjuJo fajtor dmth I pafajshem o Jakup , gjuha shqipe Sa e mire , Po mbase Edhe emocinoet bajn punen e vet . UÇK .
Përgjigju