Dje në Report Tv shpalli sërish kandidaturën për kreun e PD, Kadilli bën thirrje për të mos e quajtur PD-në opozitë: Demokratë, mos iu bindni Lulzim Bashës

Dje në Report Tv shpalli sërish kandidaturën për kreun e PD, Kadilli bën thirrje për të mos e quajtur PD-në opozitë: Demokratë, mos iu bindni Lulzim Bashës

Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli

Fatbardh Kadilli shpalli dje në një intervistë për Report Tv, kandidaturën për garën për kryetar të PD sa herë që të ketë një garë të tillë, edhe pse ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare të PD se një proces i tillë mund të ndodhë. Kadilli tha se këtë kandidim do të bëjë me synimin e vetëm për të larguar Bashën dhe Berishën nga drejtimi i partisë që për të e kanë kthyer në një monopol të ambicies personale për karrige.

Ndërsaq sot Kadilli, në emër të nismës 'Iniciativa Demokratike-iDE' shkruan se Lulzim Basha dhe opozita e tij nuk e kundërshtuan në asnjë moment borxhin sipas tij gati 800 milionë euro që mori qeveria.

"Gati 800 milionë euro borxh miratoi Kuvendi dhe PD nuk e kundërshtoi, nuk votoi kundër, abstenoi. Me këto veprime, PD po abstenon nga të qenit opozitë.  Ajo sot është opozita që mungon, një forcë politike që bën zhurmë dhe teatër, që jeton duke i thurur recitime “të ashpra” Ramës, ndërsa Rama gllabëron pasuritë dhe paratë e Shqiptarëve. 800 milionë eurot do abuzohen nga qeverisja e kalbur e Edi Ramës, do vidhen në tendera, koncesione abuzive, në para që shpërndahen nga qeveria në pak duar. Ramës nuk i mjaftojnë paratë e buxhetit të sotëm, por kërkon të vjedhë edhe paratë e të ardhmes, paratë e fëmijëve tanë duke marrë borxh", shkruan Kadilli.

Sipas tij borxhi i Shqipërisë tani ka kaluar 11 miliardë euro dhe bashkë me koncesionet borxhi është gati sa i gjithë prodhimi i vendit.

"Ky borxh do paguhet nesër nga ne, një më një. Prandaj, nesër do ketë më pak para për arsimin, për shëndetësinë, për pensionet, për të varfrit.

Qeveria kërkon të na verbojë me propagandë dhe gënjeshtra për të fshehur situatën në prag falimentimi të financave tona publike. Por, gjendja do shpërthejë shpejt. Shqipëria nuk prodhon thuajse asgjë dhe ky borxh do shkatërrojë financat publike. Këtë alarm duhet të ngrejë opozita. Por, opozita nuk ka asnjë kundërshti që Rama të vjedhë edhe të ardhmen duke marrë borxh. Por, PD zyrtare ka hequr dorë nga opozita, tani ajo luan teatër. Në këtë pjesë teatrale, Rama i ka caktuar asaj rolin e LOLOS që e argëton mbretin Rama duke bërë gjoja sikur e kritikon", vijon ai.  

Në fund Kadilli thotë se Iniciativa Demokratike-IDE i bën thirrje deputetëve demokratë që nuk duan të jenë pjesë e teatrit që nuk duan të jenë lolo të mos i binden Bashës.

"Mos ju bindni udhëheqësve të partisë që i kanë braktisur qytetarët. Votoni kundër projekteve të kësaj qeverie! Kundërshtoni me çdo mjet këtë qeveri! Mos u bëni pjesë e komedisë së batutave dhe lojrave me fjalë! Mos bëni gjoja! Shpëtoni dinjitetin tuaj dhe jepuni shpresë qytetarëve që opozita nuk ka vdekur e gjitha!. Që jo të gjithë janë të shitur tek Edi Rama. Që ende ka njerëz të ndershëm në politikë", përfundon mesazhi i Kadillit në emër të lëvizjes Iniciativa Demokratike-IDE.

Këshilli i Ministrave ka vendosur se vendi do të dalë në tregun ndërkombëtar në fillim të nëntorit me eurobond 700 mln euro. Ky borxh do të shlyhet nga 7 deri në 10 vite dhe do të përdoret për disa sektorë. Ndërsa data e saktë se kur do të dilet në treg nuk është vendosur pasi do të shihen normat e interesit.

Gjithashtu një tjetër vendim i qeverisë ishte edhe kalimi në pronësi të plotë të qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Shpërndarjet e para do të bëhen nga 20-26 nëntorit ku 1050 apartamente dhe banesa individuale u kalojnë qytetarëve. Familjet në nevojë do të jenë të parat që marrin banesat, ndërsa shpërndarja e të tjerave do të bëhet me short publik.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja