KAS mbyll përfundimisht Qarkun Berat, vuloset rezultati! LSI s'merr mandatin e pretenduar, i duheshin 77 vota, merr vetëm 15! Nuk pranohet pavlefshmëria

Pas Gjirokastrës dhe Vlorës në KAS është vulosur përfundimisht rezultati edhe në Qarkun e Beratit. Asgjë nuk ndryshon përveçse pak votave që shtohen apo hiqen nga disa prej partive. Vetëm para pak minutash KAS bëri me dije se ka miratuar ndryshimin e vendimit të Komisionet Shtetëror të Zgjedhjeve dhe miratimin e tabelës përmbledhëse sipas rezultateve të dala nga rinumërimi. KAS gjithashtu rrëzoi kërkesën për shpalljen e pavlefshme të 3 qendrave të votimit të kërkuara nga LSI, për shkak se konsiderohet si e gjykuar më parë në kërkesën e LSI për shpalljen pavlefshme të zgjedhjeve në Qarkun Berat.

KAS përfundoi në orët e para të pasdites rinumërimin e 114 kutive të votimit të qarkut të Beratit, me rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë në një qark ku kanë votuar gjithsej 80.929 qytetarë. LSI ka rikuperuar gjithsej me 15 vota, shumë larg votave të duhura për të marrë mandatin e pretenduar. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregon se proporcioni është totalisht i papërfillshëm. 

Nga 114 kutitë e numëruara LSI ka marrë vetëm 15 vota plus, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste.  Bëhet fjalë për rinumërim të votave për partitë politike dhe vetëm 2 kuti për kandidatët. Megjithatë përfaqësuesi i LSI në KAS kërkoi që të mos përfshihen në tabelën përfundimtare të rezultartit 3 qendra votimi: 3431, 3445, 3318. Për këtë kërkesë KAS është tërhequr për vendim. 

KAS bëri me dije se nga rinumërimi rezulton se disa nga ndryshimet janë: LSI ka shtuar rezultatin me 15 vota, Aleanca Demokracia e Re është shtuar me 11 vota, PS ka zvogëluar rezultatin me 20 vota, PD-AN e ka zvogëluar me 9 vota.

Teksa përfaqësuesi i LSI, Altin Kaziaj kërkoi hetim pasi sipas tij edhe ndryshimi i këtij rezultati nuk është pak. Ndërkohë që përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, tha se rinumërimi tregoi edhe një herë që procesi ka qenë i rregullt dhe ligjor.

Duhet thënë se thuajse të gjitha votat e rikuperuara nga LSI kanë të bëjnë me çështje interpretimi të votave të pavlefshme. Ndërsa votat e hequra për PS dhe PD tregon në fakt se manipulimi nuk ka pasur për arsye se raporti i votave të zbritura është i njëjti me raportin e votave të përgjithshme të këtyre dy forcave politike në këtë qark.

Tabela përmbledhëse e diferencave të subjekteve zgjedhore pas rivlerësimit të votave

LSI në kërkesën fillestare kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por më pas kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e 277 kutive të të gjithë qarkut të Beratit. PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kutitë duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi 2 ditë më parë me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër. Ndërkohë që janë rrëzuar edhe kërkesat e PD-LSI edhe për ripërsëritje zgjedhjesh në Qarkun Berat. Pas Gjirokastrës dhe Beratit, KAS ka rrëzuar kërkesat për pavlefshëmri dhe përsëritje të zgjedhjeve edhe në Qarkun e Vlorës. Para disa ditësh KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD për prova shtesë nga institucionet dhe e tjera publike, ndërsa ka pranuar kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Ka mbyll përfundimisht ankimimet në Qarkun Berat, nuk ka ndryshim rezultati

1621500675_Kas21770x419.png

Pas Gjirokastrës dhe Vlorës në KAS është vulosur përfundimisht rezultati edhe në Qarkun e Beratit. Vetëm para pak minutash KAS bëri me dije se ka miratimin ndryshimin e vendimit të Komisionet Shtetëror të Zgjedhjeve dhe miratimin e tabelës përmbledhëse sipas rezultateve të dala nga rinumërimi.

Si dhe ka rrëzuar kërkesën për shpalljen e pavlefshme të 3 qendrave të votimit të kërkuara nga LSI, për shkak se konsiderohet si e gjykuar më parë në kërkesën e LSI për shpalljen pavlefshme të zgjedhjeve në Qarkun Berat.

Ora 17:55
Përfaqësuesi i LSI: Kaq vota diferencë nuk janë pak, duhet hetim!  Salianji i PS: Ndryshimet lidhen vetëm me standardet e vlefshmërisë së votës

Përfaqësuesi i LSI në KAS e cilësoi rezultatin e r rinumërimit në Berat si tregues i manipulimit. 

"Minus 20 në 114 kuti nuk janë pak të nderuar anëtarë të KAS, 15 vota plus në 114 kuti për LSI  nuk janë pak. Ndaj duhet një hetim administrativ. Duhet të silleni me dinjitet dhe të mos i shihni mesazhet në celularët tuaj", tha Kaziaj.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, tha se rinumërimi tregoi edhe një herë që procesi ka qenë i rregullt dhe ligjor.

"Ne e pranuam kërkesën për rinumërim për të hequr çfarëdolloj dyshimi. Ndryshimet e vetme që ndodhin në seancë kanë të bëjnë vetëm me mënyrën dhe standardin e vlefshmërisë së votës. Edhe raporti PS-PD 20 me 9 është i njëjti raport siç ka dalë rezultati, pra 2 me 1 raporti. Janë gabime njerëzore të ndodhura që s'mund ta bëjnë procesin pis", tha ai.

Ora 17:43
Pas rinumërimit të Beratit, KAS jep të dhënat e rezultatin: LSI ka shtuar 15 vota, PS dhe PD kanë zbritur

1621611870_Screenshot1.jpg

Në përfundim të numërimit të 114 kutive të votimit të Qarkun Berat, KAS ka bërë pasqyrimin e rezultatit të numërimit.

"Rezulton që LSI ka shtuar rezultatin me 15 vota, Aleanca Demokracia e Re 11, PS ka zvogëluar rezultatin me 20 vota, PD-AN e ka zvogëluar me 9 vota", ka thënë relatori i kërkesës ankimore Elvis Çefa.

Ora 16:08
Denoncon juristi i PD në KQZ: Vëzhguesin tonë e kërcënoi vëzhguesja e PS-së, i tha do ta pres gjuhën kur të dalim jashtë! Më kërkoi mos t’ja nxjerr emrin (VIDEO)

Marash Logu, juristi i Partisë Demokratike në KQZ me zë të lartë ka deklaruar para mediave se vëzhguesi i PD-së është kërcënuar nga vëzhguesja e PS-së, e cila i ka thënë se do të pres gjuhën pasi të dalim jashtë. Logu tha se vëzhguesja e PS-së është Joana Melengu, e cila sipas tij është kapur duke shpërndarë ushqime me furgon në Berat, dhe shtoi se ka kërcënuar me jetë vëzhguesin e PD. Logu nuk pranoi që të thotë emrin e vëzhguesit të kërcënuar për shkak se ai vetë i kishte kërkuar që të mos ja nxirrte emrin për shkak se kishte frikë.

‘Këtu në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në sy të të gjithë shqiptarëve ka njerëz që kërcënojnë me jetë përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Ju zotëri po të ishit  të ndershëm do të ndërprisnit këtë seancë dhe do të merrnit masa. Aty u kërcënua vëzhguesi. Kjo është skenë krimi, skenë krimi, e kuptoni se çfarë po ndodh sot. Rast i rëndë Joana Melengu ka kërcënuar me jetë vëzhguesit e PD-së, është e njëjta që shpërndante ndihma. Ne nuk kemi frikë do t’i themi këto fakte me zë. Kjo ka ndodhur para syve të të gjithë shqiptarëve. Prej dy ditësh në KQZ është zhvilluar rinumërimi i votave. Besoj se ju të gjithë keni parë se vëzhguesit e PS ishin të gjithë punonjës të bashkisë Berat, PS përdori administratën e shtetit në funksion të fushatës së saj. Ajo që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe sot është një ngjarje e rëndë. Një vëzhguese e PS, shtetësja Joana Melengu ka kërcënuar vëzhguesin e PD, i ka thënë se kur të dalim jashtë do flasim ndryshe, do ta presim gjuhën dhe do të merremi vesh, një kërcënim për jetën për shëndetin, Jona Melengu është kryetare e njësisë administrativ nr dy në Berat dhe u kap nga PD me furgonin duke shpërndarë ushqime. Kjo duhet të ishte në burg, jo duke rinumëruar vota. Nëse për ata zotërinj kjo është një ngjarje e pranueshme për në është e papranueshme, kemi denoncuar sesi qytetarët janë kërcënuar. Vëzhguesi më kërkoi që mos ta bëjë publik emrin e tij se ka frikë për jetën e tij.’- tha Logu.

Ora 14:50
Rinumërimi i votave për Beratin, LSI rikuperon 12 vota, PS humb 3 dhe PD 5 vota nga rezultati i 25 prillit

1621601568_kas1.jpg

Rinumërimi i 102 kutive të votimit në Berat nga 114 që janë në total i ka rikuperuar LSI 12 vota, ndërsa PS ka humbur 3 vota nga tabela e miratuar nga KQZ. Edhe PD ka humbur 5 vota nga rezultati i 25 prillit.

Në Berat PS ka fituar 5 mandate me 41, 656, PD ka fituar 2 mandate me 22,744 kurse LSO nuk ka marrë asnjë mandat, ndërsa në total ka 8, 275 vota. Aty ku shpresonte të merrte të pakën 2 mandatet e fituara në 2017, LSI është zhdukur totalisht nga ky qark duke mos marrë asnjë mandat. Dy mandatet e saj në 2017 janë ndarë një për PS dhe një për PD.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 21/05/2021 19:46

    Ore nuk eshte puna e mori apo nuk e mori LSI mandatin (shyqyr qe nuk e mori). Puna eshte se dhe keto pak vota qe kane qene ne favor te saj, si ka mundesi qe nuk jane pare nga grupet e numerimit? Ata komisionere i bie qe kane falsifikuar dhe proces verbalin ne fund, keshtuqe ndonje proces penal ndaj tyre nuk do ishte keq.

    Përgjigju
    • F-35: 22/05/2021 08:43

      Aliu, ke te drejte! Pavaresisht perfundimit, problematikat e evidentuara nuk duhen neglizhuar. Kush ka bere pis procesin duhet te pergjigjet ligjerisht.

  • Endri: 21/05/2021 18:36

    Artikulli thote qe edhe ato vota te rekuperuara jane pothuajse te gjitha kane te bejne me ceshtje vleresimi te votave te pavlefshme. Edhe ketu filluat duke mbledh vota per keta hajdutet si ne 2011 per Bashkine e Tiranes?! Edhe ato vota qe ka marre leshelija gjysma jane te blera

    Përgjigju
  • tosi: 21/05/2021 17:52

    Iken per lesh dhe sharebajgat e haremit naziskin te Jales. Sekti naziskin i Nafije dybekut te leshitlikes ne koshin e plehrave te historise.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 21/05/2021 16:21

    Cfar monstrash jan keta qent e shqupit dhe leshit te ijes. E kerkuan u hapen u numuruan doli leshi i ijes dhe tani cfar nuk thon. Po ikni ne shtepi e beni ndonje pun se lat nam. Po edhe 10 her te behen zgjedhje ju nuk fitoni. Jo per gje po keni 30 vjet qe I keni shkaterruar trurin shqipetareve e tani ju jep noc rrokun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë