Dje u fikën dritat, përfundon sot
derbi Tirana- Partizani pa gola
Tirana-Partizani 40 min pa drita

Dje u fikën dritat, përfundon sot<br />derbi Tirana- Partizani pa gola<br />Tirana-Partizani 40 min pa drita
Nuk ka fitues në derbin e 147 mes Tiranës dhe Partizanit. Ndeshja e nisur mbrëmjen e djeshme në orën 18:00 përfundoi sot në stadium 'Selman Stërmasi' pasi u ndërpre për shkak të energjisë elektrike.
 
Pas ndërprerjes dje në minutën e 63, ndeshja rifilloi sot në orën 14:00 po në stadium 'Selman Stërmasi' por minutat 27' e mbetura nuk nxorën asnjë fitues 0-0, duke i ndarë duke ekipet në paqe mes 'luftës' brenda dhe jashtë fushe.
 
Interesi për sfidën më të rëndësishme të kampionatit nuk kishte të njëjtin nivel si mbrëmë për pjesën e mbetur të minutave edhe pse hyrja ishte falas.
 
Kështu Tirana ende nuk e njeh shijen e fitores përballë Partizanit prej shumë ndeshjesh, ndërsa pas javës së 13 ndodhet në vendin e 4 me 22 pikë, ndërsa Partizani një shkallë më lart me 24 pikë.




​dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve