Dje u shkarkua drejtori, sot grevës së 150 të burgosurve në Peqin u bashkohen edhe familjarët! Ngulin 'këmbë' para dyerve të hekurta

Dje u shkarkua drejtori, sot grevës së 150 të burgosurve në Peqin u bashkohen edhe familjarët! Ngulin 'këmbë' para dyerve të hekurta

Foto ilustruese

Qëndresës së reth 150 të dënuarve në burgun e sigurisë së lartë në Peqin që prej 10 ditësh vijojnë të qëndrojnë në grevë urie, sot u janë bashkuar edhe familjarët e tyre.

Familjarët i janë bashkuar grevës dhe që në orët e para të mëngjesit ndodhen jashtë dyerve të hekurta të burgut, përballë forcave të policisë, të cilat ndodhen aty për të mbajtur nën kontroll situatën.

Ata kërkojnë që t'u plotësohen kërkesat të afërmive të tyre në burg, të cilët janë të izoluar në sistemin e sigurisë së lartë '41-BIS'. Si pasojë e izolimit të dënuarve u janë ndaluar vizitat me të afërmit, as biseda nga kabina dhe as takime.

Si pasojë e grevës ka pasur edhe transferim të dënuarish në spitale, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.  Për shkak se situata tashmë ka dalë jashtë kontrollit në burgun e Peqinit,  dje u shkarkua nga detyra edhe drejtori i burgut, Bukurosh Mallutaj. Lajmin e konfirmoi vetë ai për Report Tv, dhe arsyeja ka qenë mosmenaxhimi i situatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • roni: 07/10/2020 13:39

    Shikoni se cfare paradoksi vrasesit dhe kriminelet kerkojne tju falen denimet per krimimet qe kane bere.o plera sa nenave ju keni futur femijet ne dhe, sa femije i keni lene pa babe, sa grave ju keni vrare burrat..... Keta qe jane denuar me burg te perjetshem te gjith duhen ekzekutuar sepse nga taksat mbahen me buke. Amerika prandaj eshte njish ne bote sepse ligji eshte ligj..... Ai qe vret e vrasin dhe kjo eshte e sakte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni