Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në burg Skënder Jonuzajn shoferin e autobusit që u dogj në Krujë rreth një muaj më parë, tragjedi që shkaktoi 3 viktima. Arrestimi i Jonuzaj u bë nga policia e Krujës e cila ka proceduar atë për shkelje të rregullave të sigurisë teknike.
 
Më parë Jonuzaj kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë" arrest me burg"
 
Tragjedia i mori jetën në vend një gruaje 65 vjeçare ndërkohë që dy të tjera humbën jetën në spitalin e Athinës ku ishin dërguar për mjekim më të specializuar. 

Ngjarja ndodhi më 27 maj nga e cila mbetën të plagosur e me djegie të rënda në trup 34 persona nga të cilat 11 janë shëruar në ambientet e spitalit 'Diegie Plastikës' në kryeqytet ndërkohë që 4 prej tyre ishin në gjendje të rëndë për jetën e për këtë arsye u dërguan në drejtim të Athinës ku 2 prej tyre nuk mundën të shpëtojnë.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)