Djegia e flamujve serbë, flet nga Tirana Vuçiç: E papranueshme përdhosja e simboleve, por Shqipëria reagoi

Djegia e flamujve serbë, flet nga Tirana Vuçiç: E papranueshme përdhosja e simboleve, por Shqipëria reagoi

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç foli nga Tirana për mediat serbe lidhur me incidentin e djegies së flamurit kombëtarë nga militantët e Sali Berishës në protestën e zhvilluar pasditen e djeshme.

Ai tha se ky veprim është i papranueshëm, por Shqipëria sipas tij reagoi me shpejtësi dhe seriozitet për ndëshkimin e autorëve.

“Unë nuk do të hyj në arsyet e tyre të brendshme partiake, por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria ka reaguar me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe kjo është edhe detyra jonë”, tha Vuçiç.


Lajmi kryesor:

Dogjën 4 flamuj të Serbisë, vihen në pranga 2 persona, nën hetim penal edhe 4 adoleshentë! Reagon Vuçiç: Shqipëria veproi me shpejtësi dhe seriozitet


J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë