Dy persona janë vënë në pranga dhe 6 adoleshentë janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi dogjën 4 flamujt e Serbisë një ditë më parë, gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha, kundër nismës së ‘Ballkanit të Hapur’.
Astrit Cara, 41-vjeç banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56 vjeç banues në Krujë, janë arrestuar në flagrancë, ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës. Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.
Dje Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA, thirri një protestë kundër ardhjes së Aleksandë Vuçiç në Tiranë, ndërsa pjesëmarrja në mbështetje të tij ishte e shumë e pakët. Pamjet me dron të Report Tv dhanë një panoramim të qartë të protestës së vakët të ish-kryeministrit, i cili grumbullimin përballë kryeministrisë e nisi me thirrjet kundër Ballkanit të Hapur dhe ardhjes së Vuçiç në Tiranë, por e përfundoi me një paralajmërim të fortë për Lulzim Bashën.
Me radhë, njëri pas tjetrit Aldo Bumçi, Edith Harxhi, Bujar Nishani, kundërshtarë të Bashës, e mbështetës së ‘Foltoreve’ të Berishën, mbajtën një fjalim ku të gjithë një zëri sulmuan Ballkanin e Hapur, duke e cilësuar si një tentativë të shtrirjes së hegjemonisë serbe në rajon. Protesta që zgjati 2 orë kaloi pa incidente, përveç episodit kur mbështetësit e Berishës dogjën flamurin serb vendosur në bulevard për pritjen e delegacioneve të Balkanit të Hapur dhe një sherr fizik mes militantëve.
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç foli nga Tirana për mediat serbe lidhur me incidentin e djegies së flamurit kombëtarë nga militantët e Sali Berishës në protestën e zhvilluar pasditen e djeshme.
Ai tha se ky veprim është i papranueshëm, por Shqipëria sipas tij reagoi me shpejtësi dhe seriozitet për ndëshkimin e autorëve.
“Unë nuk do të hyj në arsyet e tyre të brendshme partiake, por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria ka reaguar me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe kjo është edhe detyra jonë”, tha Vuçiç.
Ndersa ne shqiperine e rames serbi magjup qe dogji dhe shqeu flamurin shqiptar ne beograd e marrin dhe ne interviste prostitutat virtuale te nji kanali gjiriz te cilit spo ja permend emrin.Dhe ai jo vetem qe su arrestua por e bene hero vucici me shoke.
Përgjigju