Djegia e gomave/ Katastrofa ekologjike në Fushë Krujë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit e ka jashtë kontrollit situatën

Djegia e gomave një natë më parë ka shkaktuar një katastrofë ekologjike për qytetin e Fushë Krujës. Tymi i zi pushtoi qytetin deri në orët e para të mëngjesit, duke ndotur të gjithë zonën. Zjarri i përmasave të mëdha për djegien e gomave vuri në rrezik edhe banesat teksa u deshën orë të tëra për ta vënë nën kontroll.

Por skandali merr përmasa dhe më të rënda kur konstatojmë se një situatë të tillë e ka jashtë kontrollit edhe Agjensia Kombëtare e Mjedisit, e cila nuk është parë në zonë për të monitoruar gjendjen, teksa këto goma të grumbulluara përdoreshin për furrat e paligjshme të gëlqeres.

Drejtori i AKM, Edison Konomi i kontaktuar nga Report Tv nuk është përgjigjur për të sqaruar situatën e krijuar. Në heshtje lidhur me këtë situatë edhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka një qëndrim, teksa djegia e gomave në Fushë Krujë vijon prej dekadash dhe qe prej vitit 2016, është miratuar vendimi nr. 652, datë 14.09.2016, “Për rregullat dhe kriteret për menaxhimin e mbetjeve nga gomat e përdorura”, ku thuhet se gomat, duhet të trajtohen sipas kritereve mjedisore dhe jo të digjen ne qiell te hapur.

Por për këtë katastrofë ekologjike, deri me tani nuk ka asnjë përgjegjës, teksa edhe institucionet  heshtin.

Sipas ligjit parashikohet qe gomat duhet te trajtohen si vijon dhe jo te digjen:

a) Riveshjen për ritregtim, me qëllim përdorimin origjinal të tyre;

b) Riciklimin e gomave të patregtueshme, nëpërmjet grirjes së tyre dhe përdorimit të granulave si lëndë e parë për industrinë e prodhimit të gomave;

c) Rikuperimin e gomave të patregtueshme me qëllim përfitimin e energjisë;

ç) Përdorimin e gomave të përdorura si lëndë djegëse shtesë për veprimtari të caktuara industriale.

Me tej parashikohet se: ‘Trajtuesi i gomave të përdorura dërgon pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve informacion në lidhje me sasitë e gomave/mbetjeve të gomave të përdorura, të trajtuara sipas dokumenteve të transferimit, brenda datës 30 tetor të çdo viti. Agjencia informon ministrinë në lidhje me të dhënat e trajtimit të mbetjeve nga gomat e përdorura brenda muajit janar të vitit pasardhës.’. Por situata e zjarrit një natë më parë në Fushë Krujë na tregoi se ligji është shkelur me të dyja këmbët nga vetë Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/08/2021 23:39

    Nuk e di menyren si e prodhon bota sot gelqeren,apo e ka zevendesuar me dicka tjeter,por ne Shqiperi me pare perdoreshin dru per prodhimin e gelqeres.E pare nga ky kendveshtrim,duhet thene, qe kemi rene nga shiu ne bresher.Gomat jane katastrofe per substancat helmuese e kancerogjene qe leshojne ne ajer,por dhe perdorimi i druve, eshte katastrofe me vete:pri e digj ne mase, e mos mbill e zevendeso,per te mos folur per kohen qe i duhet nje peme te rritet!Po vazhduam ne kete rruge,po shpetove nga nivelet e larta te CO2,ke per te rrene ne kthetrat e tumoreve dhe te te ngjashmeve.E ardhmja duket mjaft e erret,po nuk u ndryshua mendesia e kultura per mjedisin,po nuk u ruajt e u respektua me shume natyra.

    Përgjigju
  • Joti: 10/08/2021 16:01

    Po shikoja qe keni rreth 30 lajme per burg te piromaneve dhe asnje te arrestuar per keta barbonat qe djegin gomat ? Si eshte halli ?! Ku i keni patronazhistet ? Nuk e shikoni nga vjen tymi i zi ? Apo vetem burg per fukarenjt dhe katunaret me qese dhe ler keta si gjenk dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja