TIRANE- Vetëm 24 orë pas firmosjes së djegies së mandateve nga deputetët e opozitës, Kuvendi i Shqipërisë nuk humbet kohë duke i përcjellë kërkesat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se kërkesat e deputetëve të opozitës janë depozituar mesditën e sotme në KQZ. Afati për të dorëzuar kërkesat e 56 deputetëve të opozitës në KQZ-së është 30 ditë, por Kuvendi nuk ka marrë më shumë kohë duke i nisur direkt.
Tashmë brenda një afati maksimal prej 30 ditëve KQZ-ja duhet të shprehet për ndërprerjen e mandatit të deputetëve të opozitës duke shapllur vende vakante. Deri në vendimmarrjen e KQZ-së për t'u ndërprerë mandatet, të gjithë të dorëhequrit e opozitës janë formalisht deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe gëzojnë të gjitha privilegjet duke perfshire rroga, dieta, imunitet por edhe te drejtën për të tërhequr dohreqjen.
Në momentin që KQZ-ja do të ndërpresë mandatet për deputetët aktualë që kanë firmosur kërkesat, do të vijojë procedurën me kandidatët në listën vijuese të PD dhe LSI. Ky do jetë momenti për të vërtetuar se sa nga pjesëtarët e listës të PD dhe LSI do të pranojnë apo do të refuzojnë emërimin, deri në zëvendësimin e 56 deputetëve që kanë djegur mandatet. Në rast se mbeten poste vakante për t'u plotësuar, duhet parë se në çmënyrë KQZ do të interpretojë ligjin dhe nëse do të nisë të ofrojë vendet vakante edhe komponentëve të listave të partive të tjera.
Burime për Report Tv thonë se vendimi i shumicës për të mos humbur kohë dhe për të mos pritur afatin 30 ditë, erdhi pasi edhe ndërkombëtarët, thirrjet e të cilëve u refuzuan nga opozita, mësohet se janë shprehur se për sa kohë pakica e zgjodhi rrugën e saj, shumica të vijojë punën.
Nga deputetët aktualë të opozitës, vetëm 5 nuk kanë firmosur ende. Nuk ka firmosur siç kishte njoftuar Lefter Koka nga LSI-ja, ndërsa nga PD-ja nuk kanë dorëzuar mandatet Myslim Murrizi, Rudina Hajdari, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka. Dy të fundit, Mediu dhe Ndoka janë shprehur se në momentin që do të kthehen në Tiranë do të firmosin, pasi ndodhen jashtë vendit (lexo ketu).
Mendoj se urgjenca e plotësomit të vendeve bosh në parlament ka lidhje me SPAK.dhe janë ndërkombëtarët që kërkojn sa më pare ngritjen e tij!
PërgjigjuKQZ te veproje e zbatoj ligjin se populli u ka bere nje m... te madh mbi koke bastardeve dhe baxhellave
PërgjigjuUroj me gjith shpirt qe KQZ deri neser te japi vendimin qe ti heqi Mandatet per Bastardet Te shpetoj Populli nga plehrat me ne fund
PërgjigjuBibla thote qe te respektoni qeveritaret sepse Perendia i ka lejuar te qeverisin relativisht.Se jane te papersosur.Gabime bejme te gjithe.Mos ofendoni.Me mire heshtni.
Elton Besoj qe Plehrat e radhes do te vijne me Pak Ere sesa keta te gjithe se bashku nga te gjitha krahet. Por nje gje eshte e sigurt qe vetem Populli po vazhdon te demtohet, une vete jetoj jashte por sinqerisht me vjen keq per njerzit qe jetojne aty me veshtiresit qe kane per faj te Politikes. Gjithsesi mendoj se nje Ere ndryshimi Po Afron
Po sa bukur e ke thene, sakte e qarte. Po nje pyetje vetiu vjen, iken plerat nga parlamenti po kush ngeli aty, ngelen profesor doktorat apo akademiket te cilet dite e nate mendojne per prosperitetin e vendit tone. Iken ca plera e ngelen plerat e plerave ne parlamentin e degjeneruar dhe inkriminuar deri ne palce. Vazhdoni tani beni tifo.
Sa mire e keni bere, me mire pa ju, se edhe kur ishit ne parlament, nuk keni bere asgje, vetem hidh veze, boje, hidh cizme, e kepuce, Monika mos drogohesh gje ti, u bere ti fshatare e qelbur, haku i popullit do ju zeje, ta dini, por nje gje eshte e sigurte se zoti do ju ndeshkoje aty ku te dhemb shpirti me shume, vonon por nuk harron, moj e mjere.
PërgjigjuFantastike prandaj u kthye me vrap nga Vinea i thane hajde se ikeeee. Ahahah
PërgjigjuBravo nje sat e me par te zhduken psikopatet dhe hajdutet, keq me vjen per dhemb cakallen e LSI ose lesh e lis.
PërgjigjuGreat job. Kurseni parate per te varferit. Shpresoj neser KQZ-ja to provoje. Keshtu dhe shantazhi perfundon me SalQenin ne pension.
PërgjigjuHallall
PërgjigjuVafshi e ..mos u kthefshi
Sa me shpejt te largohen te na lene te qete dhe te shtohen te ardhurat e popullit se nuk i meritojne hajdutet dhe kriminelet Oh sa mite qe u shpejtua