TIRANE-Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba përmes një postimi në rrjetet sociale sqaron procedurën që parashikon ligji se si deputeti mund të heqë dorë nga mandati. Ashtu sikur e theksoi edhe Report Tv (lexo këtu), Biba ndalet te neni 71 i Kushtetutës dhe 164 i Kodit Zgjedhor. Debati mbi djegien e mandateve u rindez sot, pasi Lulzim Basha deklaroi se do i propozojë grupit parlamentar djegien e tyre nisur nga situata politike.

Postimi i plotë i ish-kryetarit të KQZ-së
Per te gjithe miqte gazetare dhe te tjere qytetare te interesuar, ne vijim po vendos legjislacionin qe rregullon mbi “heqjen dore” nga mandati i deputetit. Neni 71, pika 2, germa “b” parashikon se “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: b) kur heq dorë nga mandati.” Detaje te metejshme ne lidhje me kete situate jane parashikuar nga neni 164 i Kodit Zgjedhor, sipas te cilit: “1) Mandati i deputetit, [...], ndërpritet  vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës.

Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit

refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi, jo më

vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.

2. Mandati i ndërprerë i deputetit [...] i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. [...].

3. KQZ-ja merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e

kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi.  Vendimi i njoftohet kandidatit dhe  botohet në Fletoren Zyrtare. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30  ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës, sipas  procedurës së parashikuar në pikën 1 ose 2 të këtij neni.E njëjta procedurë vazhdon deri në  shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike.”Në këtë pikë përfundon edhe imagjinata e legjislatorit në një demokraci kushtetuese...