GJIROKASTER - Forumi “Djemtë e Gjirokastrës” ka ringritur flamujt kombëtar në ditën e demokracisë siç njihet ndryshe 8 dhjetori. Dy flamuj të mëdhenj me përmasa 400 metra katrorë janë shpalosur në dy prej vendeve që tregojnë historinë e ardhjes së demokracisë dhe shembjes së komunizmit në qytetin e gurtë.
Ndonëse kohë e keqe me shtrëngatë shiu, kjo nuk i ka privuar të rinjtë të dalin dhe të vendosin simbolet kombëtare në kodrën ku 21 vjet më parë, u shemb monumenti i diktatorit Enver Hoxha nga flamurtarët e demokracisë dhe lëvizjes studentore të asaj periudhe. Më pas, Djemtë e Gjirokastrës, kanë ngritur një tjetër flamur gjigand, në Universitetin “Eqrem Çabej” ku 21 vjet më parë, startoi lëvizja studentore dhe nga ku për herë të parë u kërkua pluralizmi dhe u dëmtua busti i vogël i diktatorit, në hollin qendror të universitetit.
Sipas kryetarit të Forumit “Djemtë e Gjirokastrës”, Albi Koçit ky forum përherë do të jetë i pari në çdo iniciativë, për të përkujtuar datat historike që lidhin epokën e hershme të popullit gjirokastrit. Ndërkohë që Koçi ka kritikuar pozicionin e bashkisë së qytetit, e cila qëndron indiferente karshi përkujtimit të datave historike.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com