Djemtë në Angli të përfshirë në trafik droge, gjykata u konfiskon prindërve 2 apartamente e 2 garazhe në Tiranë

Djemtë në Angli të përfshirë në trafik droge, gjykata u konfiskon prindërve 2 apartamente e 2 garazhe në Tiranë

Gjykata e Tiranës firmos konfiskimin e 2 apartamenteve dhe dy garazheve në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, pronë e dy vëllezërve të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim në Britani.

Më 13 mars 2024 Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe konfiskoi pasuritë në pronësi të shtetasve R.D. e Gj.D. prindër në kuadër të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë”.

Nga analiza financiare, rezultoi se shtetasit subjekt hetimi pasuror, nuk kanë patur mundësi kursimi nga të ardhura të ligjshme që kanë shërbyer si burim krijimi për kryerjen e investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Pasuritë u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit pasi nga hetimi i kryer, rezultoi se djemtë e tyre, shtetasit V.D. dhe S.D janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim.  Pasuritë e mësipërme janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre, informoi sot prokuroria e Tiranes më 19 mars. 

Dy djemtë dyshohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/ai Kodit Penal, kryer jashtë shtetit (Angli).

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe me vendimin në datë 13.03.2024 vendosi konfiskimin e pronave të mëposhtme:
- Apartament, me sipërfaqe 103.20 m2 në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe 100 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë;
- Garazh me sipërfaqe 17.20 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë
- Garazh, me sipërfaqe 17.40 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë