Pas fitores me Bjellorusinë trajneri i Kombëtares Rolando Maran tha se e priste që kundërshtarët ta nisnin me vrull sfidën, ndërsa tha se ndjehet shumë i lumtur për golin e Muçit, po saktësoi se meritat shkojnë për krejt skuadrën.
“E prisja. Djemtë kanë interpretuar çdo gjë që punuam gjatë javës. Jam i lumtur që tifozët tonë e panë skuadrën të luante mirë. Jemi të lumtur.
Nuk jam surprizuar nga Bjellorusia. E dinim që e vështirë. Sipas statistikave, kishim 20 gjuajtje. Kanë pasur gjashtë ndeshje me rezultat pozitiv. Patëm vështirësi në fillim, por arritëm me kalimin e kohës që të gjenim vetveten.
Kur luan kështu mirë, vështirë të gjesh lojtarin më të mirë. Mendoj se duhet të vlerësohet shpirti i skuadrës dhe sakrificës. Të gjithë lojtarët e kanë bërë shumë mirë.
Muçi? Muçi është një lojtar me kualitet të madh. Nuk mendoj se duhet të kemi vetëm një lojtar si pikë reference.
Festa? Festoj me të gjithë, jam i lumtur që Hysaj dha asist. Jam i lumtur për Muçin. I rëndësishëm për të dhe për ne. Po bënim mirë dhe erdhi goli në momentin më të mirë. Dua t’i bëj komplimente skuadrës, mund ta mbyllnim ndeshjen me më tepër gola”, u shpreh Maran pas ndeshjes.
Lajmi kryesor:
Shqipëria e nis me shkëlqim Ligën e Kombeve, mposht pastër Bjellorusinë! Ndan kreun e grupit me Finlandën! 'Protestë' në stadium kundër vendimit të Hagës për 4 ish-krerët e UÇK









