Dënimi nga UEFA, Skënderbeu: Suksesin e arritëm me sakrifica, vendimi ka të meta serioze

Dënimi nga UEFA, Skënderbeu: Suksesin e arritëm  me sakrifica, vendimi ka të meta serioze

Pas vendimit për dënimin nga UEFA me 10 vite përjashtim dhe një milion euro gjobë ka reaguar edhe Klubi i Skënderbeut, që deklaron se e priste një gjë të tillë, ndërsa e cilëson si të pabazuar dhe me shumë të meta. Klubi korçar thotë se e vetmja mënyrë për për të mbrojtur punën shembullore të klubit dhe krenarinë e komunitetit mbetet apelimi në CAS.

Sot, më datë 29 Mars 2018, Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s shpalli vendimin për përjashtimin e KF Skënderbeut nga kompeticionet europiane për një periudhë 10 vjeçare dhe caktimin e një mase disiplinore financiare në vlerën 1 milion euro. Siç ishte paralajmëruar nga ana jonë më datë 21 Mars 2018, vendimi i organit juridik të UEFA-s pritej të ishte i tillë, pasi vetë procedimi në këtë institucion paraqet të meta serioze në lidhje me parimin e pavarësisë institucionale dhe garantimin e të drejtave proçedurale të palëve.

Përpara këtij vendimi, e vetmja mënyrë për KF Skënderbeun për të mbrojtur punën shembullore të klubit dhe krenarinë e komunitetit sportiv korçar e kombëtar mbetet apelimi në CAS dhe në Gjykatën e Lartë Federale Zvicerane. Është e qartë për të gjithë shqiptarët se drejtësia sportive e UEFA-s është tërësisht në funksion të interesave striktërisht private të këtij institucioni dhe të partnerëve të tij.

Krenarë për sukseset historike, të cilat janë produkt i meritave, mundit dhe sakrificave tona, KF Skënderbeu mbetet besimplotë se drejtësia e pavarur sportive ose civile do të konfirmojë pafajësinë tonë dhe do të rrëzojë vendimin absurd të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s. Çmojmë se e vetmja arritje e UEFA-s përmes këtij proçesi është vrasja e kredibilitetit dhe integritetit të këtij institucioni në komunitetin sportiv ndërkombëtar.

Deklarata e ekipit te Skenderbeut


Lajmi kryesor:

Trukimet e ndeshjeve, UEFA 'djeg' Skënderbeun, FSHF i del në mbrojtje


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë