Trukimet e ndeshjeve, UEFA 'djeg' Skënderbeun, FSHF i del në mbrojtje

Trukimet e ndeshjeve, UEFA 'djeg' Skënderbeun, FSHF i del në mbrojtje

Ekipi i Skenderbeut

Skënderbeu bëhet shembull nga UEFA duke e dënuar për trukimet e ndeshjeve në mënyrë ekzemplare. Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur që të pranojë kërkesën e inspektorëve për të dënuar ekipin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe me 1 milion euro gjobë, pasi akuzohet për fiksimin e mbi 50 ndeshjeve. 

Sipas UEFA-s drejtuesit dhe lojtarët e klubit korçar kanë trukuar ndeshje në Champions League, Europa League, kampionatin shqiptar dhe ndeshje miqësore. Ky është denimi më i rëndë i dhënë në historinë e futbollit europian për trukime ndeshjesh.

Dënimi është dhënë nga komisioni i UEFA-s që më datë 21 mars, pas dorëzimit të raportit më 7 shkurt nga inspektorët e UEFA-s që përmbante edhe sugjerimin për dënimin. Në atë raport kërkohej që Skënderbeu të dënohej me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe me 1 milionë euro gjobë, çka edhe bëri përfundimisht Komisioni i Etikës dhe Disiplinës. Kujtojmë që inspektorët e UEFA-s pas hartimit të raportit në shkurt dhe kërkesës u kërcënuan me vdekje. Tashmë  shpresa e vetme e Skënderbeut është CAS, Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Ekipin shqiptar e pret një rrugë e vështirë përpara për të pastruar imazhin. Skënderbeu ndërkohë është në Arbitrazh për titullin kampion të Superiores vitin e kaluar, që i është hequr nga FSHF, por që federate ende nuk ia ka kaluar atë titull skuadrës së mbaroi e dyta atë sezon Partizanit, duke e lënë atë sezon futbollistik pa kampion. Dy vite më parë, ekipi korçar u përjashtua nga Champions League me vendim të UEFA-s, duke mos marrë pjesë për një vit në Kupat e Europës.

4 ndeshjet që “dogjën” korçarët
Raporti i hartuar nga inspektorët e UEFA-s për ndeshjet e manipuluara nga Skënderbeu përfshinte mbi 50 takime të ekipit korçar, por duket se më shumë rëndësi kanë marrë disa prej ndeshjeve të kompeticioneve europiane. Nga këto 4 janë cilësuar nga komisioni si më me shumë prova që kanë rënduar fatet e klubit korçar duke çuar në atë dënim atë që rëndë. UEFA ka dashur që të japë një shembull me dënimin e rëndë të Skënderbeut për të treguar se tashmë nuk ka ndërmend të tolerojë rezultate të dyshimta në kompeticionet e organizuara prej saj.

Ndëshjet e dyshimta i prishin imazhin “produktit” Champios League dhe Europa League që i dhurojnë qindra miliona euro UEFA-s, ndaj korçarët janë “djegur” për t’u frenuar sado pak këtë fenomen që po përhapet në gjithë botën. Ja katër ndeshjet dhe arsyetimet e inspektorëve të UEFA-s:

1) Crusaders-Skënderbeu- Në mënyrë të përgjithshme, këto modele basti tërësisht anormale tregojnë se një periudhë specifike e ndeshjes ishte manipuluar, për të siguruar përfitime bastesh te korruptuara.

2) Dinamo Zagreb-Skënderbeu- Prova për të mbështetur këtë konkluzion është shumë e madhe, me baste shume dyshuese, Skënderbeu qëllimisht tentoi të jepte të paktën dy gola të vonë.

3) Sporting Lisbon-Skënderbeu- Ka prova të konsiderueshme për të treguar se ka një përpjekje të organizuar për të gjeneruar përfitime bastesh te korruptuara nga kjo ndeshje. Asnjë justifikim nuk mund te provohet për bastin shumë të madh për Skënderbeun, të pësojë të paktën një gol të vonë në ndeshje dhe për të paktën 6 gola të shënuar në total.

4) Skënderbeu-Lokomotiva Moscoë- Nuk ka faktorë mbështetës që mund të llogariten për modelet e bastit live shumë të dyshimta, të cilat janë parë për Skënderbeun të humbasë nga të paktën dy gola, dhe për të paktën 2 ose 3 gola të shënuar në total. Në mënyrë të përgjithshme, teoria e provave sugjeron se Skënderbeu manipuloi këtë ndeshje për të siguruar përfitime nga bastet e korruptuara në një skeme qe u ekzekutua në një menyrë shumë të organizuar.

VENDIMI NE 21 MARS, KUR SKENDERBEU E QUANTE “SEANCE DEGJIMORE”
Dënimi i Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe me 1 milion euro gjobë është dhënë nga UEFA më 21 mars. Atë datë që do të mblidhej ky komision dhe kur lajmi është bërë publik, nga ana e klubi korçar kanë mohuar se do merrej vendim por se ishte thjesht një seancë dëgjimore.

“Sqarojmë sportdashësit dhe opinionin publik se proçesi gjyqësor për çështjen në fjalë është në fazën fillestare të tij dhe se Klubi i Futbollit Skënderbeu është i gatshëm të mbrojë investimet dhe punën disa-vjeçare në të gjitha shkallët e gjykimit, qofshin ato sportive apo civile” – thuhej në reagimin e atëhershëm e Skënderbeut.

Ndeshjet e trukuara sipas UEFA-s

Champions League
2015/2016 (21/07/2015) Crusaders FC vs. KF Skënderbeu

2015/2016 (25/08/2015) NK Dinamo Zagreb vs. KF Skënderbeu

23/07/2013: UEFA Champions League Qualification: Skënderbeu vs. Neftçi PKF

30/07/2013: UEFA Champions League Qualification: FC Shakther Karagandy v. Skënderbeu:

06/08/2013: UEFA Champions League Qualification: Skënderbeu vs. FC Shakther Karagandy

Europa league
UEL 2015/2016 (22/10/2015) Sporting Club de Portugal vs. KF Skënderbeu

UEL 2015/2016 (10/12/2015) KF Skënderbeu vs. FC Lokomotiv Moskva

Kampionati Shqiptar
13/11/2010: Skënderbeu vs. Dinamo Tirana

12/12/2010: Skënderbeu vs. Shkumbini

08/12/2010: Teuta vs. Skënderbeu

06/02/2011: KS Kastrioti vs. Skënderbeu

15/04/2011: KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu

03/02/2011: KF Tirana vs. Skënderbeu

25/02/2011: KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu

07/03/2011: Skënderbeu vs. Bylis Ballsh

20/04/2011: Skënderbeu vs. KF Laçi

26/10/2011: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

05/12/2011: Skënderbeu vs. Bylis Ballsh

04/02/2012: KF Laçi vs. Skënderbeu

08/02/2012: Skënderbeu vs. KS Pogradeci

07/03/2012: Skënderbeu vs. KS Vllaznia

21/03/2012: Skënderbeu vs. KF Laç

26/03/2012: Dajti Kamza vs. Skënderbeu

25/04/2012: Skënderbeu vs. KS Vllaznia

24/08/2012: KS Vllaznia vs. Skënderbeu

24/09/2012: Skënderbeu vs. KF Laçi

08/12/2012: KS Shkumbini vs. Skënderbeu

15/12/2012: Skënderbeu vs. KS Kukesi

19/12/2012: KS Kastrioti vs. Skënderbeu

04/02/2013: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

17/02/2013: Apolonia Fier vs. Skënderbeu

20/02/2013: KS Shkumbini vs. Skënderbeu

01/03/2013: KF Laçi vs. Skënderbeu

06/03/2013: KS Kukesi vs. Skënderbeu

12/03/2014: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

30/04/2014: Skënderbeu vs. KS Kukesi

11/09/2014: FK Partizani vs. Skënderbeu

29/10/2014: Skënderbeu vs. KF Elbasani

21/12/2014: KS Vllaznia vs. Skënderbeu

25/01/2015: KF Elbasani vs. Skënderbeu

31/01/2015: Skënderbeu vs. KF Laçi

16/10/2015: Skënderbeu vs. KS Teuta

18/02/2015: Skënderbeu vs. KS Flamurtari

21/09/2015: Skënderbeu vs. KF Tirana

22/11/2015: Skënderbeu vs. Terbuni Puke

17/02/2016: Skënderbeu vs. Vllaznia

20/04/2016: Skënderbeu vs. KF Laçi

Miqësore
24/01/2013: Skënderbeu vs. Silkeborg IF

31/01/2013: Skënderbeu vs. SV Mattersburg

04/07/2013: FC Energie Cottbus vs. Skënderbeu

25/06/2014: FC Shakhtar Donetsk vs. Skënderbeu

11/01/2015: Skënderbeu vs. KV Oostende

06/07/2015: FC Dynamo Kyiv vs. Skënderbeu

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Dënimi nga UEFA, Skënderbeu: Suksesin e arritëm me sakrifica, vendimi ka të meta serioze

Pas vendimit për dënimin nga UEFA me 10 vite përjashtim dhe një milion euro gjobë ka reaguar edhe Klubi i Skënderbeut, që deklaron se e priste një gjë të tillë, ndërsa e cilëson si të pabazuar dhe me shumë të meta. Klubi korçar thotë se e vetmja mënyrë për për të mbrojtur punën shembullore të klubit dhe krenarinë e komunitetit mbetet apelimi në CAS.

Sot, më datë 29 Mars 2018, Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s shpalli vendimin për përjashtimin e KF Skënderbeut nga kompeticionet europiane për një periudhë 10 vjeçare dhe caktimin e një mase disiplinore financiare në vlerën 1 milion euro. Siç ishte paralajmëruar nga ana jonë më datë 21 Mars 2018, vendimi i organit juridik të UEFA-s pritej të ishte i tillë, pasi vetë procedimi në këtë institucion paraqet të meta serioze në lidhje me parimin e pavarësisë institucionale dhe garantimin e të drejtave proçedurale të palëve.

Përpara këtij vendimi, e vetmja mënyrë për KF Skënderbeun për të mbrojtur punën shembullore të klubit dhe krenarinë e komunitetit sportiv korçar e kombëtar mbetet apelimi në CAS dhe në Gjykatën e Lartë Federale Zvicerane. Është e qartë për të gjithë shqiptarët se drejtësia sportive e UEFA-s është tërësisht në funksion të interesave striktërisht private të këtij institucioni dhe të partnerëve të tij.

Krenarë për sukseset historike, të cilat janë produkt i meritave, mundit dhe sakrificave tona, KF Skënderbeu mbetet besimplotë se drejtësia e pavarur sportive ose civile do të konfirmojë pafajësinë tonë dhe do të rrëzojë vendimin absurd të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s. Çmojmë se e vetmja arritje e UEFA-s përmes këtij proçesi është vrasja e kredibilitetit dhe integritetit të këtij institucioni në komunitetin sportiv ndërkombëtar.

Deklarata e ekipit te Skenderbeut

Ora 18:14
Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, FSHF: Lajm i keq, por mund të apelohet!

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas vendimit të UEFA-s për të përjashtuar me 10 vite Skënderbeun nga Europa, ndërsa e gjobiti edhe me një milion euro. FSHF deklaron se është njoftuar sot nga UEFA për dënimin e Skënderbeut, ndërsa e konsideron një lajm të keq për futbollin shqiptar. Qeveria e futbollit shqiptar, e drejtuar nga Duka, shton më tej se megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t. Duka është aksioner te një nga kompanitë që sponsorizojnë Skënderbeun.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije opinionin publik se UEFA ka vënë në dijeni sot FSHF për vendimin e marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë saj, për çështjen “Skënderbeu”.

Sipas vendimit të marrë, ky Komision ka dënuar skuadrën e KF Skënderbeu me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të futbollit, shoqëruar me një sanksionin financiar prej 1 mln euro.

Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit. FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t!

Deklarata e FSHF per denimin e Skenderbeut

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi që të pranojë kërkesën e inspektorëve për të dënuar ekipin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet dhe me një milion euro gjobë, pasi akuzohet për fiksimin e mbi 50 ndeshjeve.  Sipas UEFA-s drejtuesit dhe lojtarët e klubit korçar kanë trukuar ndeshje në Superligën Shqiptare, Champions League dhe ndeshje miqësore.

 

Ora 17:55
Dënimi drastik nga UEFA, Takaj: E prisja vendimin, por Skënderbeu është i pastër

UEFA vendosi që të dënojë ekipin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet evropiane dhe një milion euro gjobë, pasi e akuzon për mbi 50 ndeshje të fiksuara nga Superliga deri te Champions League.

Por, pavarësisht dënimit, Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj deklaron se është i pastër dhe se nuk ka lidhje me trukimet. Ai shton se e priste këtë dënim, ndërsa dosjen do e dërgojë në CAS (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë).

“Jemi të pastër nga kjo histori, dihej që ky do të ishte vendimi. Ne jemi të bindur për pafajësinë, edhe nëse CAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës. Tifozët e Skënderbeut i garantoj se do të jemi pjesë e Championsin këtë sezon” deklaroi ai.

Në gjykatën e Apelit të UEFA, por edhe në CAS mund të ketë një ulje të dënimit, në rastin më të mirë, pasi është thuajse e pamundur që Skënderbeut t’i hiqet dënimi plotësisht.

Ora 17:55
Hapet gara e ekipeve shqiptare për Europën pa Skënderbeun

Dënimi i Skënderbeut nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, për ta përjashtuar për 10 vite nga kompeticionet europiane klubin korçar, ka rihapur garën në Superiore. Tashmë “lufta” bëhet për vendin e dytë, që të çon në Champions League. Kukësi gjendet në vendin e dytë në kampionat, me 45 pikë.

Më pas, me spostimin e vendeve të Europa Leagues, i bie që vendi i tretë dhe i katërt në kampionat, të sigurojë një vend për në kupat e Europës. Laçi, Partizani, Flamurtari e Luftëtari gjenden shumë pranë njëra-tjetrës, me vetëm 5 pikë diferencë, dhe lufta shihet shumë e egër mes 4 skuadrave për 2 pozicione.

Por edhe te fituesi i Kupës së Shqipërisë ka garë tjetër. Skënderbeu është shortuar me Flamurtarin në gjysmëfinale, ndërsa Laçi me Kukësin. Duke përjashtuar tashmë ekipin korçar për Europën, 3 ekipet e tjera të Kupës garojnë edhe në kampionat për një vend në Europë.

Kështu, me shumë gjasa do të kemi edhe vendin e pestë në kampionat që do të marrë pjesën në Europa League. Përpos këtyre llogarive, për sezonin e ardhshëm mund të kemi konfigurim të Superiores, ku Skënderbeu, duke u përjashtuar me 10 vjet nga Europa, me siguri do të dënohet edhe me rrëzim në kategoritë inferiore.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AJAX: 30/03/2018 10:51

    Po ato EURO-t qe i takojne PARTIZANIT kur do ja jepni se po prisnit te shprehej UEFA (per titullin KAMPION ) apo VariK se DUKA ka privatizu FSHF e SKENDERBEUN e kishte e i vjen keq me nxjer para nga xhepi. Shume shpejt cfare shikohet edhe ky i FSHF qeka per rruge.

    Përgjigju
    • Tirona: 30/03/2018 14:14

      Me leket qe i takonte ti merte Partizoni ka lujt ndeshjet me Takajn bashk pronar .Moren ne qaf nji qytet te ter jan per burg ska faj ekipi keta pushtat e varrosen Futbollin Shqiptar plerat.

  • Petrefi: 30/03/2018 08:36

    E muaret vesh se kush eshte Armand Duka qe e ka kthyer FSHF-ne ne ciflikun e tij? UEFA duhet te nderhyje per ta qeruar kete bandit dhe ti ktheje titullin e vjedhur Partizanit.

    Përgjigju
  • Tironsi: 29/03/2018 19:54

    Sa ndeshje jan shitur nga Milan , inter , juve , real , barca, bajern , liverpol, mancester, .......etj etj , por nga kombtare sa ndeshje jan shitur dhe sa e sa her kan qar njerzit kur jan djegur në skedina nga ekipet më më emer në planet ...... nejse per aq sa zgjati ishte bukur per korcaret dhe shqiptaret

    Përgjigju
    • lexues: 29/03/2018 20:14

      sipas teje ka vjedhur berisha eshte ok te vjedhe dhe rama...

    • lexues: 29/03/2018 20:13

      nuk ka njerez me kot se ata qe luajne skedina...

  • Argon: 29/03/2018 18:01

    Çfarë turpi për Shqipërinë? Një gjë duhet të kuptojnë Dukët e futbollit dhe jo, besimi nuk blihet në treg, por e paguan shtrenjtë humbjen e tij! Sikur ishte dhe viti i Skënderbeut. Sigurisht heroit tonë, por kjo skuadër e ka përbaltur dhe fyer aq rëndë emrin e heroi sa nuk ka ku të vejë më. Nëse ky vendim do të jetë përfundimtar, atëherë kreu i FSHF-së si më e pakta duhet të japi dorëheqjen. Ndërsa ekipi i Korçës duhet të heqë emrin dhe mos të quhet më Skënderbeu!

    Përgjigju
  • xXx: 29/03/2018 17:56

    Ja dhe tollumbacja plasi...Luani per 10 vjet kampionatin midis lagjeve...Na peshtiroset futbollin...Ekip pa tradite,ekip pa histori,ekip i keqperdorur nga Bode & Co...Mos u merzisni se 2028-ta vjen shpejt...

    Përgjigju
    • xXx: 30/03/2018 10:14

      Ik o Valiant futi ndonje kernacke bre...U bete ju qe jetoni ne mes te bores specialist futbolli...Edhe tani qe kishit leket e Bodes dhe mund te blinit cdo lojtar ne Shqiperi nuk fitonit dot pa trukuar,komplet ekip leshi...Shyqyr qe na e hoqi qafe Uefa,mbase shikojme nje cike futboll tani...

    • Valiant: 29/03/2018 21:18

      Po cila qenka kjo skuader shqiptare qe sna paska shit ndeshje? Skenderbeu t pakte n beri histori dhe zor se nje ekip yj do bj njesoj n t ardhmen e afert. Po ju katunaret aq kuptoni. Keta legenat e uefas pse nuk permendin dhe ndeshjen ne elb Skend. Sportin lisb. Ku fituam 3.0? Kishim takat ne t fitonim? Sig qe jo na i lane ata. Por uefa ska bythe t denoje nje skuader portugeze...nesje kaq e kishte futbolli shqiptar. Shikoni ndeshje leshi tani.

  • Lori: 29/03/2018 17:13

    Po Armandua kur e ka radhen?

    Përgjigju
    • xhoni: 29/03/2018 23:45

      Mos u merzit skenderbode se jeni te paster ska me kampionate teater te vjedhur nga ju.tani e ka radhen duka bastardi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër