Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Ajo është rikthyer mjaft aktive në muzikë kohët e fundit por mesa duket ylli shqiptar ka edhe plane të tjera. Këngëtarja ka postuar një video dhe një foto në Instastory teksa argëtohet me fëmijën e shoqes së saj të ngushtë.
Pikërisht kjo gjë e ka bërë këngëtaren të mendojë se duhet të bëhet me fëmijë. “E di … Duhet të bëj një fëmijë… Do të jem mami më e paparë,”- shkrun ylli i muzikës krahas postimeve.
Mos vallë këngëtarja po planifikon seriozisht të bëhet nënë?! Kujtojmë që Duffy së fundmi ishte e lidhur për më shumë se dy vite me të riun nga Republika Dominikane, Jose. Dyshja i dhanë fund lidhjes këtë verë dhe deri tani këngëtarja nuk ka folur për asnjë marrëdhënie të re.