Dardan Sadikaj shqipëtari 28 vjeçar i cili tregtonte armë dhe drogë për grupet e organizuara në Londër, i zotuar për të fituar 1 milion paund në 6 muaj, është dënuar me 17 vite e gjysmë burg. Sadikaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij kriminel, ishte nën vëzhgim nga Agjencia Kombëtare e Krimit Kombëtar dhe Partneriteti i Krimit të Organizuar Policor Metropolitan (OCP) për 16 muaj para se ai të arrestohej më 9 janar 2018 në Francë.
Në shtator të 2016, oficerët e OCP-së panë se Sadikaj tek takohej me kushëririn e tij, Besard Mustafaj në Barking High Road. Mustafaj tek largohej u pa duke marrë një qese plastike të bardhë nga një grua dhe më pas u arrestua duke iu gjendur edhe një pistoletë. Në regjistrimet e fshehura të Sadikajt të marra nga OCP, ai shpjegon se Mustafaj kishte marrë armën e zjarrit për të, kështu që ai mund ta shiste atë tek një klient.
Arma që iu gjet kushëririt të Sadikajt
Në të njëjtin muaj u arrestua edhe Ergys Osmanja, bashkëpunëtor i Sadikaj, i cili u kap nga policia pas dorëzimit të 5 kg kokainë në Londrën e Veriut. Zyrtarët e OCP-së pas kontrollit të banesës së Osmanjës sekuestruan një kilogram kanabis bimor dhe mjetet të tjera të cilat përdoreshin nga grupi kriminal. Sadikaj pasi u shpall fajtor për për trafikim droge dhe armësh zjarri u dënua sot në Gjykatën e Gjykatës së Blackfriars me 17 vjet e gjysmë burg.