Meta: Kam prova video-audio se do digjej kuvendi! 9 deputetë kërkojnë seancë dëgjimore me kreun e SHISH

Meta: Kam prova video-audio se do digjej kuvendi! 9 deputetë kërkojnë seancë dëgjimore me kreun e SHISH

Presidenti Meta dhe kerkesa e deputeteve ndaj kreut te SHISH

TIRANE - 9 deputetë të Partisë Socialiste dhe Opozitës së Re kanë kërkuar seancë dëgjimore me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendon. Kërkesa drejtuar Komisionit të Sigurisë, vjen pas deklaratave të kreut të shtetit Ilir Meta në Komisionin Hetimor se në datën 8 qershor ka marrë informacione se persona të caktuar do të shfrytëzonin protestën e opozitës për të djegur Kuvendin, duke treguar se ky ka qenë edhe një nga motive kryesore që e ka shtyrë të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit. Konkretisht letra është firmosur nga deputetët Xhemal Qefalia, Sadi Vorpsi, Elio Hyska, Anduel Xhindi, Antoneta Dhima, Luan Duzha, Elena Xhina dhe Lefter Maliqi, Muslim Murrizi. 

Nga ana tjetër, ditën e sotme presidenti Meta tha se disponon prova shkresore, filmike, audio dhe fotografike, për pretendimin e tij. Me nisjen e komisionit hetimor parlamentar për të parë kushtetutshmërinë e dy dekreteve të Metës, anulimin e 30 qershorit dhe të dytin për shpalljen e 13 tetorit datë zgjedhjesh vendore, kreu i shtetit qëndroi i rezervuar për të dhënë prova konkrete të këtij informacioni, duke thënë se është i klasifikuar dhe për ta pasur në dorë duhet që deputetët të kenë certifikatë sigurie. Kjo bëri që Kuvendi i Shqipërisë, t'i drejtohet me kërkesë zyrtare Presidencës për t'i marrë në dorë këto prova që Meta pretendon, duke qenë se deputetët e komisionit hetimor të drejtuar nga socialisti Ulsi Manja, janë të pajisur me certifikatë sigurie dhe mund të marrin një infromacion sekret, të klasifikuar.

Ashtu siç tha dje në një konferencë për mediat, edhe sot në një reagim zyrtar përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, Meta thotë se kërkesën e Kuvendit ia ka dërguar institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, duke mos e përmendur emrin Shërbimi Informativ Shtetëror.

"Ditën e djeshme, Institucioni i Presidentit i ka nisur një kërkesë institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, që mbështetur mbi ligj, t’i verë në dispozicion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019. Po dje, Institucioni i Kreut të Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare edhe Kuvendit, ku e vë në dijeni lidhur me kërkesën e mësipërme", thuhet në njoftim.

Një reagim i nxitur nga disa shkrime në media që vinin në dyshim sipas zëdhënësit Tedi Blushi nëse Meta po e mban sekret këtë raport, sot Presidenca sqaroi:

"Ekipi i Këshillit të Sigurisë së Presidentit Meta, i kryesuar nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri është gati të bashkëpunojë në çdo kohë dhe me çdo institucion shtetëror për këtë çështje, të ndajë dhe të vendosë në dispozicion të gjitha informacionet, faktet apo edhe provat shkresore, filmike, audio dhe fotografike, që disponon".

Kreu i shtetit është në hetim parlamentar ku kërkohet shkarkimi i tij. Vendimi do të ketë bazë të fortë edhe opinionin e Komisionit të Venezias, që pritet ta publikojnë më 11 tetor, tre ditë pas mbarimit të mandatit të komisionit hetimor më 8 tetor. Meta ka pretenduar se nuk e ka shkelur kurrë Kushtetutën, por dje për herë të parë tha se ka shkelur Kodin zgjedhor sa i përket afateve për zgjedhjet. Po ashtu, dje Meta bëri të ditur në një konferencë për mbi 1 orë, se ka bërë gati një raport voluminoz me mbrojtjen e tij që do ja dorëzojë Komisionit të Venezias, ku njëherazi tha se do të jetë vetë prezent më 11 tetor para anëtarëve të Venezias për tu përgjigjur mbi gjithçka.

Kërkesa e e deputetëve të PS-së për seancë dëgjimore me kreun e SHISH, Helidon Bendon

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 12/09/2019 22:05

    Informacion i sigurtë, Mona kishte mbushur një cizme me benzinë dhe si fitil ndezës do përdorte brekët për të djegur parlamentin. Shkurt presidenti ka të drejtë, lajmi është i konfirmuar.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 12/09/2019 12:36

    Meta do shkarkohet. Amerika e ka shprehur hapur se pelqen shume kandidaturen e znj Mimi Kodheli. Te shohim deri atehere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë