Meta: Në protestën e 8 qershorit do digjej Kuvendi! S'i ula dot palët në dialog. Nuk kam përgjegjësi për krizën! (VIDEO)

TIRANË-  Anulimi i menjëhershëm i 30 qershorit pa u konsultuar më parë me asnjë forcë politike, sipas Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta erdhi pas informacioneve që ai mori nga institucione të rëndësishme të sigurisë, se në protestën antiqeveritare të opozitës më 8 qershor do të digjej Kuvendi. Meta tha sot para komisionit parlamentar hetimor të ngritur për kushtetutshmërinë e dekreteve të tij, se dispononte një dokument (supozohet të jetë nga SHISH) të cilin ai nuk mund ta bënte publik vetëm me lejen e institucionit që e ka prodhuar dhe vetëm nëse anëtarët e komisionit ishin të gjithë me certifikatë sigurie, ku flitej se gjatë protestës së opozitës më 8 qershor kur ai bëri publik anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit,  do të digjej nga persona të caktuar parlamenti.

"Presidenti nuk mund të lejonte apo nuk mund të mos shmangte një Rajshtag të ri në Shqipëri një ngjarje e cila mund të prodhonte jo vetëm plagosje dhe dëmtime nga ana e policisë dhe qytetarëve por edhe pasoja për jetën e qytetarëve përveçse shkatërrim të imazhit të vendit tonë, që ishte dëmtuar nga ngjarjet e mëparshme", tha Meta.

Në fakt, sinjalet ishin vërtetë për akte dhune në protestë, por çka e parandaloi atë ishte një deklaratë e Matthew Palmer, zëvendësndihmës sekretarit amerikan të shtetit, që ju drejtua me emra kryetarit të PD-së Basha dhe Monika Kryemadhit duke i kërkuar të dënojnë publikisht aktet e dhunshme dhe të siguroheshin që protestat të ishin paqësore. Madje 'kërcënimi' i tij u bë edhe më i qartë kur tha se pengimi i procesit zgjedhor përbën arsye për moskualifikim për të hyrë në SHBA.

Presidenti Ilir Meta u "zhvesh" nga çdo përgjegjësi për krizën politike ku ndodhet vendi, me Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe aleatët e tyre jashtë Kuvendit, me zgjedhjet e 30 qershorit të kontestuara nga opozita, dhe më një dekret për tre palë zgjedhje më 13 tetor, datë e dekretuar prej kreut të shtetit, për zgjedhje parlamentare, vendore dhe presidenciale. Edhe pse çdo afat ligjor ka kaluar për të mbajtur zgjedhje më 13 tetor, Meta tha  se 13 tetori është ende në fuqi dhe se ai po pret që të botohet në Fletoren Zyrtare.

Meta tha se 13 tetori ishte data e vetme më e afër para vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për vendimin e hapjes ose jo të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, para deputetëve, Meta tha se nëse palët do të kishin rënë dakord, pas dekretit të tij të parë që anuloi 30 qershorin, mund të ishte caktuar një datë për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj edhe brenda muajit korrik.

Nëse sërish kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe opozita e bashkuar do të kishin refuzuar të merrnin pjesë, kreu i shtetit tha se ishte mundësia që edhe opozita e re e futur në kuvend pas dorëheqjes në bllok të opozitës, mund të kishte çuar kandidatët e saj për kryetar bashkie. Një pikë kontradiktore kjo në dëshminë  e Metës sot në komisionin hetimor, pasi gjatë gjithë kohës ai është shprehur se ishte e nxituar dhe e paprecedentë lëvizja e mazhorancës për të zëvendësuar në bllok opozitën e dalë nga Kuvendi. Pra kontradikta qëndron në faktin se si një opozitë që Meta nuk e njeh mund të futej në zgjedhjet vendore për t'i bërë ato legjitime! Presidenti i Republikës dha argumentet e tij se ku u bazua në vendimin për të anuluar 30 qershorin dhe për të dekretuar 13 tetorin si datë të re, duke thënë se në themel pati interesin kombëtar dhe jo atë partiak.Isha mbi palët - tha Meta, duke pranuar njëherazi se nuk mundi dot që t'i ulte në dialog kryetarët e forcave më të rëndësishme politike në vend. Kreu i shtetit tha se veç Kushtetutës, pati bazë Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe si "mburojë" solli edhe elementë të historisë, atë të takimit të studentëve të dhjetorit '90 ku vetë Meta ishte pjesë, me presidentin Ramiz Alia i cili i shtyu zgjedhjet me 2 muaj.

Presidenti Ilir Meta eci në këmbë nga presidenca drejt parlamentit, i shoqëruar nga këshilltarët e tij, ndërsa në Tiranë ka mbërritur sot edhe Komisioni i Venecias. Meta pati përballë në komision jo vetëm maxhorancën por edhe opozitën e re parlamentare. Kjo është hera e parë në historinë e politikës shqiptare, që një president përballet me një komisionin hetimor që kërkon shkarkimin e tij. Komisioni hetimor për kreun e shtetit është ngritur për të hetuar nëse ai ka shkelur kushtetutën duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i shtetit anuloi zgjedhjet me argumentin e situatës politike dhe bojkotit të opozitës, por KQZ dhe Kolegji Zgjedhor rrëzuan kreun e shtetit dhe shumica zhvilloi zgjedhjet, të cilat Meta dhe opozita nuk i njohin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:30
Meta: I lumtur që u riktheva në Parlament, Presidenca deri në 2022 kështjellë e pamposhtur


Presidenti, Ilir Meta ka reaguar pak kohë pas paraqitjes së tij në Komisionin Hetimor duke thënë se është i lumtur që u kthye në Parlament pas një periudhe 2 vjeçare.

Sipas asaj që shkruan Presidenti, ai do të jetë  në Presidencë deri më datë 24 korrik 2022, datë kjo kur mbaron edhe mandati i tij si president.

Postimi i Ilir Metës:

Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian,

Ora 14:00
Foto, përballja e Metës me Komisionin Hetimor, në këmbë nga Presidenca drejt Kryesisë së Kuvendit

Presidenti Ilir Meta është paraqitur sot në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij me argumentin se ka shkelur Kushtetutën.

Meta është nisur në këmbë për tek Kuvendi, ku edhe tha se me zor po pret që të rikthehet.

I shoqëruar nga këshilltarët e tij, Meta ka përshkuar rrugën nga Presidenca deri tek Kuvendi në praninë e madhe të gazetarëve, për shkak edhe të precedentit të parë, siç është thirrja e Presidentit të Republikës si i "pandehur" nga Kuvendi.

Ora 12:03
Manja-Metës: Përdore 'mixturë' normash për anulimin e 30 qershorit

1568023400_meta585.jpg

Kreu i Komisionit hetimor ngritur për kreun e shtetit, në mbledhjen kur ky i fundit dëshmoi si i pandehur, i drejtoi Metës pyetjen se pse për dekretet e nxjerra ka përdorur një mixturë normash duke anashkaluar bazën ligjore. Meta tha se për vendimin e tij është bazuar jo vetëm në përvojë e presidentëve të mëparshëm por edhe atë të vendeve fqinje.

-Ju keni nxjerrë tre dekrete në funksion të zgjedhjeve vendore, për caktimin, anulimin e tij dhe tjetër datë me 13 tetor. Konstatohen lehtësisht dy qëndrime tuaja si president. Ju vazhdoni të jeni president. Mjedisi dhe rrethanat politike në vend ishin po të njëjtat. Përse në dekretin ku caktuat 30 qershorin dhe në atë ku caktuat 13 tetorin i referohen neni 92, gërma Gj dhe nenit 90 të Kodit zgjedhor, ju keni cituar bazë ligjore një mixturë normash. Vepruat si kryetar i shtetit?

Kam vepruar në respekte të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Kam vepruar në bazë ligjore. Së dyti jo vetëm jam bazuar në përvojat e presidentëve tanë por edhe të vendeve të tjera. Letra e përfaqësuesve të shteteve të bashkuara drejtuar Kryeministrit të Maqedonisë ku thuhej se kushtet e zgjedhjeve ishin më të rëndësishëm se mbajtja e tyre.

Ora 11:44
Meta: Anulova zgjedhjet me një kandidat! Kushtetuta nuk ma ndalon (VIDEO)

Presidenti IlIR Meta deklaroi se anulimi i datës 30 qershor nuk i conte askujt të drejtën për të zgjedhur.  Ai tha se OSBE/ ODHIR nuk përcakton zgjedhje me një kandidat.

Ulsi Manja- Duke dëgjuar dëshminë tuaj në komision por edhe përgjigjet që i dhatë kolegëve kam dhe unë disa pyetje. Në fillim fola duke thënë se kushtetuta ka përgjigje për të gjitha shqetësimet që mund të lindin në një republikë parlamentare si e jona? Ky ka qenë vullneti dhe marrëveshja shoqërore. Ju kopetencën tuaj për caktimin e datës së zgjedhjeve e konsideroni një të drejtë tuajën për të vendosur për sovranitetin e popullit apo detyrim tuajin?

1568022534_manja77.jpg

Ilir Meta- Për të garantuar të drejtën e zgjedhjes unë mora këtë akt me dëshirën për të caktuar sa më shpejt një datë tjetër

Ulsi Manja -Ju i referuat disa herë gjykatës së Strasburgut dhe rastit të Bullgarisë. Unë kam një pyetje, a mendoni se abstunaut nga roli juaj si president i Republikës

Ilir Meta- Unë nuk i kam mohuar askujt të drejtën e zgjedhjes. Kam shfuqziuar 30 qershorin me qëllimin për të caktuar një datë të re për zgjedhje të lira dhe të fshehta. Autoriteti i zgjedhjeve vendore anuloi dhe delegacionin pasi zgjedhjet ishin me një kandidat. Zgjedhjet me një kandidat nuk janë të fshehta. Gjyakata Ndërkombëtare e ka bërë shumë të qartë se çdo të thotë zgjedhje dhe votime. Përveç të drejtës dhe problemeve të sigurisë, është fakti se Shqipëria ka një moment historik. Vitin tjetër do kryesojë OSBE dhe kjo kërkon standardin e zgjedhjeve.

Ulsi Manja -Kur ju nxorët dekretin mbi të cilën anuluat 30 qershorin iu drejtuat Kuvendit me një letër të gjatë. Nuk caktuat datë të re zgjedhjes ku mes tyre thonit se duke marrë përgjegjësinë kushtetuese, si kreu i shtetit i shërbej paqes dhe unitetit kombëtar. A mendoni se tejkalimi i afateve të përcaktuara në kushtetutë është mbrojtjta e duhur që i bëhet parimit të saj?

Nuk ka afat në kushtetutë për këtë cështje. Në kodin zgjedhor ku kemi afat kemi njëkohësisht edhe një konstatim të raportit të OSBE/ODIHR që kodi nuk parashikon zgjedhje pa kundërshtarë. Parimet kushtetuese prevalojnë mbi gjithcka tjetër. Nuk caktova datë arbitrare, isha në kushtet e emergjencës për të bërë publik vendimin para manifesimit të opozitës për të krijuar situatë reflektuese për të dyja palët dhe kam nisur menjëherë diskutimet me forcat politike që shprehën vullnetin që të caktonim një datë. Sa i takon 13 tetorit, e kam bërë të qartë, në mënyrë që të garantohet gjithëpërfshirja që askush të mos justifikohej për të cënuar zgjedhje të tilla.

Ulsi Manja: Kur ju firmosët dekretin për 13 tetorin, kemi një reflektim tuajin apo kjo zgjidhje që ju propozuat përbën një standard të ri kushtetues me bazë vlerësimin e situatës mes palëve politike? E konsideroni standard të ri sjelljen tuaj karshi zgjedhjeve vendore?

Ilir Meta: Sjellja ime është tërësisht në standardet kushtetuese që janë sjellë të gjithë presidentët e Shqipërisë në situata relativisht të ngjashme Caktimi i datës 13 tetor ka ardhur pasi janë konsumuar të gjitha mundësitë për një datë tjetër. E bëra në mbrojtjes të së drejtës të zgjedhjeve.

Ulsi Manja: Gjatë fjalës suaj ju referuat situatës së rëndë të rendit, që ju çuan në firmosjen e anulimit të 30 qershorit, dhe ju referuar protestës së 8 qershorit, dhe thatë se kishit informacione të besueshme se do digjej kuvendi, dhe në fakt unë nuk e di sa të besueshme kanë qenë këto informacione përsakohë përmbajtja e atij informacioni nuk jemi njohur dhe ndoshta është sekret shtetëror. Por sërish kushtetuta ka zgjidhje duke përcaktuar se kur mund të anulohen zgjedhjet vendore dhe ato politike dhe i referohet masave të jashtëzakonshme. Ju si kryetar i këshillit të sigurisë, i konsideronit informacione të besueshme se mund të kishte destabilizim dhe të shkohej deri në përplasje civile, a tentuat që t'i ulni palët politike përpara se të ndërmerrnit firmosjen e dekretit?

Ilir Meta: Ky informacion i një institucioni të rëndësishëm të sigurisë kombëtare, dhe në rast se ju i keni certifikatat e sigurisë mund të njiheni, nga ana ime është vlerësuar si kritike, sepse përputhej me shumë informacione publike dhe jo publike për atë se çfarë mund të ndodhte më 8 qershor tek Kuvendi, dhe ekipi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare që ka informacione të tjera gjykoi që situata ishte emergjente. Unë në datë 7 kam qenë në Gjermani dhe jam kthyer në datë 8, pasdite, pak para se të fillonte mitingu i opozitës. Në rast se do kisha qenë më i përgatitur dekretin do e kisha nxjerrë që atë ditë. Por studiova më shumë, dhe vendosëm për të bërë publik si njoftim përpara në fillim të protestës me dëshirën për të qetësuar, parandaluar cdo përshkallëzim të situatës, dhe në mënyrë të veçantë për të shmangur një drejtim të protestuesve drejt Kuvendit. Ku ka qenë një paralajmërim imi për zotin Basha sapo ka nisur mitingu, dhe kur janë shfaqur para kuvendit disa qytetarë, kam telefonuar me disa përfaqësues të opozitës që të ndikonin për tu shmangur nga kuvendi dhe kam bërë thirrje publike që qytetarët të shpërndaheshin. Mesazhi ka qenë i qartë për zotin Basha dhe gjithë të tjerët se nëse do të ndodhte diçka përgjegjësia do të ishte e tyre. Më duket jo me shumë kuptim që të përsëris përpjekjet e mia me opozitën e mazhorancën deri më 8 qershor, dhe më pas, derisa u detyrova të çoj ftesë me shkrim për kryeministrin që e bëri publike ai vetë duke përjashtuar mundësinë për çdo lloj takimi.

Ulsi Manja: Zoti President në funksion të subjektit të hetimit, jeni i lutur të depozitoni në komision çdo provë shkresore që e çmoni të nevojshme se i shërben hetimit duke pasur detyrimin ne si komision për të zbatuar rregullat e informacionit sekret shtetëror. Deputetët janë të pajisur me certifikatë sigurie, por ju keni të drejtën të kërkoni edhe prova të tjera, edhe pyetjen e dëshmitarëve të tjerë brenda një afati. Kjo është në vlerësimin tuaj. Më mbetet veçse t'ju falenderoj për prezencën por edhe korrektesën për përgjigjet që dhatë për kolegët, mbetem i hapur për të bashkëpunuar deri në fund për këtë komision hetimor.

Ilir Meta: Unë ju falenderoj përzemërsisht që më dhatë mundësinë të rikthehem në këtë institucion kaq të dashur dhe të shtrenjtë për mua, ju uroj suksese në punët tuaja. Lidhur me këtë çështje nuk kam nevojë për dëshmitarë se veprimet e mia kanë qenë publike dhe i dinë gjithë shqiptarët. Nëse do duhen dokumente, institucioni i presidentit është i hapur, dhe do të ftoja zotin Fino për të ardhur sa më shpejt për të ardhur në Presidencë për të pirë një kafe me presidentin, se jo vetëm nuk ka qenë personale, por ai mbetet i preferuar.

Ora 11:40
Fino: Je i palshëm, i shtyve zgjedhjet se donte Lul Basha! Meta: Je i preferuari, të pres për kafe në Presidencë (VIDEO)

Deputeti socialist Bashkim Fino disa ditë më parë në komisionin e ligjeve pr të shqyrtuar dekretet që presidenti ka kthyer në Kuvend, tha se Ilir Meta e ka personale me të. Kreu i shtetit gjeti rastin t'i kthejë përgjigje Finos, sot në komisionin hetimor ngritur për kushtetutshmërinë e dekreteve të tij për zgjedhjet vendore, duke thënë se ai mbetet i preferuari i tij. Ndërsa në përfundim të komisionit nuk munguan batutat kur e ftoi për kafe në presidencë.

1568022157_fino.jpg

Bashkim Fino: Presidenti duhet të jetë mbi palët. Më keni krijuar përshtypjen që keni qenë i palshëm. Ju thoni se shtyva zgjedhjet se nuk donte një palë, pra nuk donte Lul Basha të hynte në zgjedhje. Po tani që të dyja palët nuk i duan zgjedhjet. Çfarë do bëhet me zgjedhjet e 13 tetorit, prapë do merrni dekret për t'i shtyrë? Të gjitha çfarë thatë i keni me rezerva se ju duhet të jeni mbi palët. Ju i shërbyet një pale dhe ata nuk erdhën, ne i bëmë zgjedhjet, dhe ata prapë thonë se nuk do vinë me 13 tetor? Po nëse qeveria do merrte një vendim dhe do thoshte do shkarkoj presidentin? Do e zbatonte presidenti vendimin e qeverisë?

Ilir Meta: Kam marrë vesh nga mediat që keni ndonjë perceptim sikur kam ndonjë problem personal me ju, në këtë drejtim dua të siguroj që nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë, përkundrazi ju keni qenë i preferuar nga ana ime.

Detyra juaj jua kërkon të bëni pyetjen dhe vlerësimin tuaj dhe ju jeni në pozitë komode për ta bërë. Më duhet të kujtoj si koleg i vjetër se edhe kur kam qenë palë, edhe kryetar kuvendi edhe kryetar i një partie që ka qenë në koalicion me ju, për çështjet madhore kam qëndruar mbi palët. Dhe shembulli më i qartë ka qenë reforma në drejtësi, që kurrë nuk do të ndodhte nëse nuk do të isha mbi palët. E bëra sepse e dija që ishte e vetmja mënyrë që Shqipëria të merrte rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në që e mori atëherë dhe që kam frikë se ky rekomandim do të mbetet vetë rekomandim për një kohë të gjatë.

Kur kam qenë kryetar i Kuvendit, edhe pse opozita ishte shumë e dobët numerikisht, kam bërë çdo gjë që të rrinte në Kuvend dhe të mos dilte në rrugë. Unë do të vazhdoj të jem mbi palët. Dhe për të gjithë ata që kanë paragjykim se mund t'i shërbej një pale. Përse nuk mu kërkua mua të luaja një rol që opozita mos t'i dorëzonte mandatet, në mënyrë që mos të kishim këtë përshkallëzim të konfliktit? Përse duhej nxituar aq shumë për të bërë zëvendësime në bllok për 60 deputetë kur edhe për një deputetë të vetëm lejohet të paktën 30 ditë kohë. Dua t'ju them që duke respektuar bindjet tuaja politike, unë në këtë detyrë kam qenë dhe do të jem vetëm në mbrojtje të kushtetutës së Shqipërisë, të interesit kombëtar, publik dhe të integrimit evropian.  

Do të ftoja zotin Fino për të ardhur sa më shpejt për të ardhur në Presidencë për të pirë një kafe me presidentin, se jo vetëm nuk ka qenë personale, por ai mbetet i preferuar.

Ora 11:35
'13 tetori ende në fuqi. Nuk mbaj përgjegjësi për krizën! Të gjithë (edhe ambasadorët) flasin në emër të shqiptarëve...' (VIDEO)

Gjykimi më i mirë që mund t'i bëhet dekreteve të tij, është gjykimi me votë. Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta para komisionit hetimor, duke thënë se dekreti i 13 tetorit për mbajtjen e tre zgjedhjeve në një ditë, është ende në fuqi. Kreu i shtetit tha se qytetarët shqiptarë mund të zgjedhin me votë, parlamentin e rij, kryebashkiakët e rinj, por edhe vetë presidentin. I pyetur nga deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi, njëherësh kreu i Ballit Kombëtar, nëse do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për dekretet e tij, atë të anulimit të 30 qershorit, dhe dekretimin e 13 tetorit, Meta tha se nuk ka përse ta ndërmarrë këtë veprim pasi është shumë i qartë për firmën që ka vendosur në dekret.

Meta tha se shpresat për të dalë nga kjo krizë e thellë politike është ende 13 tetori, edhe pse në fakt, të gjitha afatet ligjore për regjistrimin e partive në zgjedhje dhe përgatitjen e procesit zgjedhor nga KQZ, kanë përfunduar. Meta hodhi edhe disa kritika ndaj ambasadorëve në Shqipëri, kur tha se të gjithë flasin në emër të popullit shqiptar, por se institucioni më i përgjegjshëm sipas tij që ka menduar për interesin kombëtar, është Presidenca.

"Dekretet janë në fuqi. Raporti i OSBE/ODIHR e bën të qartë që dekreti i 13 tetorit duhej të ishte botuar në fletoen zyrtare, dhe kjo nuk e bën që mos të jetë në fuqi. Dekreti i parë është botuar edhe në fletoren zyrtare. Unë nuk jam i paqartë për dekretet e mia, kush është i paqartë le të ndjekë rrugën e tij. Nuk kam ardhur këtu për të kërkuar ndihmë, por për të dhënë shpjegime për çdo paqartësi që mund të ketë për aktet e mia. Lidhur me zgjidhjen mendoj se zgjidhja minimale për të mos minuar procesin e çeljes së negociatave ka qenë, ndoshta ende mbetet por koha është kufizuar nga mungesa e reflektimit, zgjedhjet më 13 tetor për të mbyllur këtë kapitull. Vlerësimi im shumë i ndershëm meqë të gjitha flasim në emër të popull që nga opozita që ka dalë në rrugë që nga opozita që mendon se e përfaqëson në parlament që nga mazhoranca që nga ambasadorët, i vetmi institucion që nuk mban asnjë përgjegjësi është presidenti i republikës, se i ka bërë të gjitha veprimet e tij, të cilat do ta kishin bërë të mundur zgjidhjen e krizës që në momentin e parë kur u shfaq. Zgjidhja ësht ëmos të flasim në emër të qytetarëve, por ti hapim atyre mundësinë të shprehen, edhe për kuvendin edhe për zgjedhjet vendore, edhe për presidentin, nëse ai e ka dëmtuar interesin e popullit apo ka sfiduar kushtetutën. Gjykimi më i mirë është me votë", tha Meta.

Deputeti Adriatik Alimadhi u shpreh kritik kur tha se Presidenti nuk ka thirrur në takim partitë që morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, ku një ndër to ishte edhe Partia e Ballit Kombëtar.

Alimadhi: Unë kam marrë pjesë në zgjedhje zoti President, pse nuk treguat interes edhe për parti të tjera, por vetëm të opozitës

Meta: Unë i kam takuar të gjitha partitë që kam pasur mundësi. Problemi ka qenë me partitë që kanë braktisur parlamentin dhe me kryetarin e PS-së, që nëse do të kishte vullnet si aleti i tij Milo, çështja do të ishte e zgjidhur. Kam takuar edhe të tjerë. Ju nuk e keni kërkuar një takim si kryetar partie, dhe do ju kisha pritur në çdo kohë me shumë kënaqësi.  

Ora 11:28
A do ta anulojë presidenti 13 tetorin? Ja si përgjigjet Meta (VIDEO)

Presidenti deklaroi se nuk do t'i shtyjë zgjedhjet e 13 tetorit duke shtuar se është në pritje që të botohet në fletoren zyrtare. Teksa iu përgjigj pyetjes së deputetit të PS-së Adnor Shameti Meta tha se edhe presidentët para tij kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.

1568021464_shameti.jpg

Presidenti duhet të thërriste palët dhe të dëgjonte vullnetin e tyre. Kjo nuk ka ndodhur. A i keni tejkaluar afatet ligjore duke caktuar 13 tetorin si datë për zgjedhjet lokale? Të gjitha elementët jo ligjore të parashikuar në dekretin tuaj të jenë aktuale edhe sot? A do ta shfuqizoni ju sërish datën për zgjedhjen lokale në 13 tetor?

"Unë mendoj që të gjithë presidentët kanë vepruar në të njëjtën mënyrë. Kanë dekretuar një datë re për ta zhdekretuar më vonë. Kjo bëhet për arsye madhore.

Së dyti, kjo është bërë në interesin e paqes sociale dhe demokracisë. Dua t'iu bëj të qartë se e gjithë kjo veprimtari ka synuar dhe synon çeljen e negociatave për Shqipërinë. Unë i di shumë mirë të gjitha detyrimet që vendin ynë ka plotësuar ose duhet të plotësojë. Unë kam bërë veprimet më të mira.

Kjo është një pyetje shumë interesante. Unë po pres që ju të ndikoni te ministrja e drejtësisë që të botohet në fletoren zyrtare vendimi i ri për datën e zgjedhjeve", tha Meta

Ora 11:12
Meta nxjerr foton e tij përball Ramiz Alisë: I kërkuam pluralizëm politik dhe ai i shtyu zgjedhjet me 2 muaj! (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka risjellë në vëmendjen takimin e studentëve të dhjetorit '90, përballjen e tyre të parë me pushtetin komunist, ku presidenti i asaj kohe Ramiz Alia vendosi me dekret të shtyjë me dy muaj zgjedhjet duke i dhënë mundësi opozitës së sapo formuar në vitin 1991 që të regjistrohej në zgjedhje.

Kreu i shtetit paraqiti në komisionin hetimor foto nga ai takim, ku teksa fjalën e mban i ndjeri Azem Hajdari, pas tij ndodhet edhe vetë Ilir Meta, si pjesë e lëvizjes studentore. AI tha se si një student i dhjetorit, do të ishte e tepërt për të që të heshtë përballë një situate që sipas tij mund ta çonte vendin vite pas, me zgjedhje me një kandidat të vetëm!

"Precedentin e parë e ka bërë më '91 Ramiz Alia që ka shtyrë zgjedhjet me 2 muaj për t'i dhënë kohë opozitës së sapokrijuar të merrte pjesë në zgjedhje dhe të kishte kohë për tu parapërgatirur. Këtu është një foto historike ku fati e solli të isha edhe unë në emër të lëvizjes studentore ku i kërkuam Ramiz Alisë në atë kohë pluralizëm politike, ai e pranoi dhe me dekretin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve tregoi që të gjithë duhet të viheshin në shërbim të pluralizimit politik një herë e përgjithmonë. Është e tepërt t'i kërkosh një studenti të dhjetorit në detyrën e presidentit të heshtë pas 30 vjetësh tek kthimi i një precedenti tjetër të zhvillimit të zgjedhjeve me një kandidat si një herë e një kohë", tha Meta.

Ora 11:06
Meta: Tentova të konsultohem me Ruçin për anulimin e zgjedhjeve! Këshilli i Sigurisë që unë drejtoj ka dështuar dhe më parë (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pyetjeve të deputetes së mazhorancës Vasilika Hysi. Meta tha se autoritetin për të anuluar zgjedhjet nuk ia përcakton kushtetuta por nga ana tjetër as nuk ia ndalon. Ndërsa lidhur me argumentin për garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme Meta u shpreh se edhe nëse nuk do merrte pjesë ne zgjedhje opozita, do i jepej më shumë kohë opozitës se re parlamentare që të gjente kandidatë.

Meta foli edhe për çështjet e sigurisë kombëtare teksa deklaroi se e ka mbledhur edhe më herët këtë këshill për të parandaluar vjedhjet në aeroportin e Rinasit, por kjo gjë ka ndodhur, duke kujtuar se 30 minuta para se të ndodhte grabitja e 9 prillit, ka zbritur nga avioni.

Ai deklaroi se lidhur me vendimin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ka tentuar të konsultohet me kreun e kuvendit Gramoz Ruçi por ai ka qenë në Tepelenë.

1568020383_vasilikahysi.jpg

- Në argumentet tuja ju i ndatë në ligjo dhe jo ligjor. Ju përmendët të drejtën që ka presidenti për të mbrojtur të drejtën për të zgjedhur. Në vlerësimin tuaj, shfuqizimi i dekretit e ka cenuar nenin 45 të kushtetutës?

E kam në bazë të praktikës së presidentëve. Nuk ma jep asnjë nen, por as nuk ma ndalon. Pyetja nuk është shumë e gjetur. Të gjithë presidentët e mëparshëm kanë bërë të njëjtën gjë për të shmangur kriza dhe gjakderdhje. Presidenti nuk mund të priste që të ndodhte një gjak-derdhje për të ndërmarrë atë akt. Kodi zgjedhor nuk parashikon ndeshje me një kandidat.

-Është një argument që ju e përmendin në relacionin e shfuqizmit të zgjedhjeve. Ju thoni se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje por me kushtit që të ketë zgjedhje të lira. Ku e bazoni këtë argument? Nga ana tjetër kërkoni gjithëpërfshirje. Cila është arsyeja që ju mendoni se deri në 13 tetor do mundësoheshin zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Qëllimi im ka qenë për zgjedhje sa më europiane. Nuk kisha garanci se opozita do merrte pjesë në zgjedhje më vonë por do krijohej kohë që edhe opozita e re të gjente kandidatë në çdo rreth.

Ju jeni kryetar i sigurisë kombëtare. Cilat janë masa që keni marrë për të adresuar këto informacione?

Sa i takon sigurisë kombëtare nuk mendoj se kjo çështje mund të zgjidhej aty për derisa nuk u zgjidh më parë. Kam vendosur në dispozicion edhe mandatin si president. Nuk mund të them se nuk është ndonjë sekret se e kam mbledhur këshillin e sigurisë kombëtare para një viti për të shmangur një grabitje si ajo e Rinasit. Për të parandaluar një gjë të tillë janë marrë masa të veçanta dhe kjo ka ndodhur sërish 30 minuta pasi presidenti ka zbritur nga avioni.

Kam telefonuar kryetarin e kuvendit për të ndarë këtë vendimmarrje, por ai ka qenë në Tepelenë. Cdo vonesë do të sillte pasoja.

Ora 11:04
Meta: Anulova zgjedhjet se nuk munda t'i ul dot palët në dialog! Basha thërriste protesta por nuk mbante përgjegjësi (VIDEO)

Në përgjigje të pyetjeve të deputetes së mazhorancës Klotilda Ferhati Bushka, presidenti Ilir Meta u shpreh se ka bërë përpjekje për të ulur në dialog partitë politike por ka qenë e kotë përballë kokëfortisë së tyre.

"E para ishte kokë fortësia e Ramës për të mos shtyrë 30 qershorin dhe e dyta ishte kokëfortësia e Bashës për të mos u ulur në tryezë. Opozita ishte larguar nga Kuvend. Ishte i papranueshëm kushti i Bashës që nuk pranonte të ulej në tryezë me kreun e shtetit. Pas deklaratës së Bundestadgut gjerman i cili bënte thirrje për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, unë e kam përshëndetur duke treguar gatishmërinë për të caktuar një datë tjetër pas dakordësimit të palëve. Kjo gjë nuk ndodhi. Dhe më pas kam anuluar zgjedhjet sepse është e qartë që me afrimin e datës 30 qershori, edhe OSBE  e thotë se konfrontimi në vend po vinte duke u rritur. Pas kësaj date, pavarësisht retorikës në media, konfrontimet janë ulur.

Nuk është hera e parë qenë një presidenti cakton një datë të re zgjedhjesh. Kjo ka ndodhur 5 herë, jo në situata normale. Para se ta bëja dekretin u konsultova por kur mora këtë vendim, situata ishte e çmedur. Opozita thoshte se nuk mban përgjegjësi për veprimet e popullit që e ke thirrur vetë, po nga na tjetër nuk isha dakord me antimitingjet e opozitës pa marrë parasysh se ka përgjegjësi më të madhe për sigurinë në vend dhe pa marrë parasysh se gjuha e tij acaronte protestuesit. Cfarë mund të bënte presidenti, nuk mund të priste që të humbte jetën një punonjës policie apo një qytetar. As një nga dy palët nuk do mbante përgjegjësi. Kjo do ta përshkallëzonte më tej atë krizë e cila nuk ishte në interes të vendit.

1568019735_meta99.jpg

Ditën e shtunë pasi u njoha me rrezikun që manifestimi i 8 qershorit do përdorej për të djegur kuvendin me 8 qershor, e them me bindje se kam bërë veprimin më të mirë. Kur të dy palët kishin një marrëveshje për konfrontim ishte detyra ime për t'u dhënë mundësi të dy palëve të reflektonin. Kam nisur menjëherë diskutimet. Jam takuar dy herë me Milon për të rënë dakord për një datë zgjedhjesh. E kam takuar me dëshirën për t'i sqaruar atij dhe aleatëve të tij se anulimi i 30 qershorit nuk ishte emocionale", u shpreh Meta.

Ora 10:57
Deputeti i opozitës së re: Kot sa jeni president, nuk i ulët dot palët në dialog! Meta: Le të ta shpjegojnë deputetët me eksperiencë (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ju drejtua me disa pyetje presidentit Ilir Meta, pyetje të cilat detyruan kryetarin e komisionit hetimor, Ulsi Manja t'i tërheqë vëmendjen për të ruajtur etikën. Po e bëni çorap këtë vend për 30 vjet - tha deputeti i ri, duke i thënë presidentit se përsakohë nuk i uli dot palët në dialog, do të thotë se atë nuk e merr askush në konsideratë dhe se Presidenti kot sa e ushtron detyrën.

1568019877_valteri.jpg

Pyejtjet e deputetit Halit Valteri

Cili nen i kushtetutës jep të drejtën të anuloni datën e zgjedhjeve me një datë tjetër kur të doni pa asnjë argument objektiv

Nuk munda t'i ul palët, ju jeni president i republikës, në rast se nuk arrini dot të ulni palët politike kur keni 30 vjet që e bëni çorap këtë vend ata nuk ju marrin seriozisht dhe ju kot sa e ushtroni këtë detyrë që keni

Nëse zgjedhjet do bëheshin më 13 tetor që nuk ka asnjë shans se kanë kaluar afatet, a do t'i quanit legjitime kur PD ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë?

Nuk mungoi në përgjigjen e presidentit Meta edhe ironia për deputetin e ri duke i lënë të kuptuar se ky nivel pyetjesh vjen për faktin që ai nuk ka eksperiencën e duhur parlamentare.

Meta: Së pari përgjigjet i dhashë më parë, por kuptohet që parlamentarizmi është edhe eksperiencë edhe përvojë, ajo që mund t'ju them deputetëve është se kushtetuta ja lejon të drejtën presidentit të nxjerrë dekrete. Presidenti ka nxjerrë një dekret për shfuqizimin e datës, dhe jo të zgjedhjeve, për të krijuar mundësinë për një datë të re që të ketë zgjedhje. Janë disa presidentë të republikës që kanë vepruar në një mënyrë të tillë apo të ngjashme për shkak të rrethanave për të çtensionuar situatën në zgjedhje. Këtu ka dhe deputetë me eksperiencë që mund t'ia shpjegojnë kujtdo tjetër.

Ora 10:26
Meta: Zgjedhjet mund të mbaheshin brenda korrikut, edhe opozita e re mund të kishte kandidatë (VIDEO)

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta tha se nëse mazhoranca do të shprehte vullnet për të pasur zgjedhje me përfaqësim të plotë politik, atëherë zgjedhjet vendore mund të ishin mbajtur edhe brenda muajit korrik, në mënyrë që të mos krijohej problem me mandatin e të kryebashkiakëve që përfundonin detyrën. Kreu i shtetit tha se nëse në këtë rast opozita, pra PD dhe LSI, do të tregoheshin "kokëfortë" dhe sërish nuk do të merrnin pjesë në zgjedhje, atëherë i duhej dhënë mundësia opozitës së re të futur në Kuvend pas dorëheqjes në bllok të PD-së, LSI-së dhe aleatëve, që të kishin kandidatët e tyre për kryebashkiak. Kjo - tha Meta - do të bënte një diferencë të rëndësishme mes votimeve që sipas tij u mbajtën më 30 qershor, dhe zgjedhjeve.

"Kush tha që zgjedhjet e reja vendore nuk mund të caktoheshin brenda muajit korrik? Qëllimi im ka qenë për të vendosur datën më të afërt më të shpejtë dhe për të garantuar gjithëpërfshirje. Në shumicën e bashkive kishim vetëm nga një kandidat. Në këtë drejtim edhe në rast se partitë e opozitës të cilave u duhej dhënë një mundësi të reflektonin do të vazhdonin me kokëfortësinë e tyre të mos bëheshin pjesë e zgjedhjeve, opozita e re do kishte mundësi të regjistroheshin si kandidatë alternativë që Shqipëria të garantonte standarde të zgjedhjeve, pra të mos shkonim drejt votimeve. Përpjekjet e mia kanë qenë të vazhdueshme dhe mund t'i referoheni vlerësimit paraprak të OSBE/ODIHR ku thotë që presidenti bëri thirrje për dialog", tha kreu i shtetit në përgjigje të pyetjes së deputetes së mazhorancës Klotilda Ferhati.

1568018196_bushka.jpg

Klotilda Ferhati, deputete e PS

Klotilda Ferhati: Anulimi i datës së zgjedhjeve në rastin e asaj që ju e quani krizë përfaqësimi që ka pasur zgjedhjen e subjekteve politike a rrezikon një precedent? Shqetësimi im ka të bëjë me faktin se a nuk bie kjo situatë ndesh me parimin e sovranititetit të popullit dhe a krijohet kosto për breza që do vijnë?

Ilir Meta: Shfuqizimi i datës 30 qershor është udhëhequr nga përgjegjësitë e mia si president i vendit, si kryetar i këshillit të sigurisë kombëtare dhe si përfaqësues i unitetit të popullit. Jo më kot kushtetuta, ka qenë një kushtetutë e mrekullueshme ajo që populli shqiptar ka votuar në '98-ën me referendum dhe që u sakatua në prill të 2008-ës, ka qenë për të parandaluar përsëritjen e '97-ës në vendin tonë. Presidenti nuk ka pasur shqetësim të plotësojë tekat e opozitës, por të garantojë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës sa më shumë të ishte e mundur por në çdo rast për të shmangur shndërrimin e zgjedhjeve në votime. Kjo ka qenë një përpjekje e sinqertë. Duhet të keni parasysh se qëndrimi im ka qenë forcimi i institucioneve, qëndrimi im ndaj opozitës ka qenë mjaft kritik për lënien e mandateve. Unë kam qenë në Berlin kur opozita ka lënë mandatet, dhe mund t'u vë në dispozicion intervistën në Deutsche Welle, ku kam thënë se opozita nuk duhet të marrë një vendim të tillë, kam thënë një hap pas opozita dhe dy hapa pas qeveria. Asgjë e tillë nuk ndodhi, opozita bëri hapin e saj në vlerësimin tim tërësisht të papërgjegjshëm dhe të padobishëm, por edhe mazhoranca nxitoi në mënyrë të papranueshme për të zëvendësuar dorëheqjet në bllok të opozitës, një akt i paprecedentë, pa bërë asnjë përpjekje.

Nuk ka ndonjë shqiptar që nuk e di që Shqipëria është në krizë të tmerrshme përfaqësimi. Për shkak se nuk janë thjesht 60 deputetë të opozitës që kanë ikur por janë 180. Kuvendi duhet të ketë 140 anëtarë, dhe meqënëse ka përfunduar fundi i listave është e pamundur për të gjetur dhe 20 të tjerë.

Ora 10:24
Meta: U bazova tek Gjykata e Strasburgut, jo më kot presidenti e ka mandatin 5-vjeçar dhe qeveria 4 (VIDEO)

Kreu i shtetit Ilir Meta, tha se veç Kushtetutës së Shqipërisë, është bazuar edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, dhe në marrëveshjen e stabilizimin asocimit për vendimet e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Para komisionit hetimor për dekretet e tij, Presidenti tha se detyra e tij është të garantojë detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë. Duke thënë se në themel të kushtetutës është pluralizmi politik ai tha se qytetarëve u duhej bërë e qartë dallimi mes votimeve dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Presidenti e ka për detyrë më shumë sesa vetë qeveria që të garantojë detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, për këtë arsye mandati i presidentit është 5-vjeçar ndërsa i qeverise 4-vjeçar, që të garantojë vazhdimësinë e detyrimeve ndërkombëtare. Përpara këtij parimi kushtetues çdo lloj afati është tërësisht sekondar, ndërsa parësore është mbrojtja e të drejtës për zgjedhjeve. Askush më shumë se gjykata evropiane e të drejtave të njeriut,  nuk mund ta sqarojë më qartë këtë të drejtë të zgjedhjes", tha Meta.

Ora 10:20
Meta zbulon informacionin sekret për anulimin e zgjedhjeve: Disa persona do i vinin flakën Kuvendit në protestën e 8 qershorit (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta u shpreh se një nga arsyet që e shtyu të anulojë zgjedhjet ishte fakti se kishte pasur një informacion sekret që thoshte se në protestën e 8 qershorit do i vihej flaka kuvendit të Shqipërisë

"Një arsye themelore është siguria e vendit. Presidenti ka patur informacione të mjaftueshme për përjekjet për të organizuar akte destabilizimi në vend. Një ditë para se presidenti të bënte paralajmërimin e tij për anulimin e datës 30 qershor kam marrë një informacion sekret dhe të klasifikuar i cili bënte të qartë që persona të caktuar do shfrytëzonin mitingun e opozitës për djegien e kuvendit të Shqipërisë. Ky ishte një informacion tërësisht i besueshëm. Po të kemi parasysh pasojat dhe konfrontimet në protesta me shumë policë të plagosur, duke i kombinuar këto rrethana pa dyshim që presidenti nuk mund të pranonte një situatë të tillë, një ngjarje që mund të prodhonte edhe pasoja për jetën e qytetarëve dhe shkatërrim të imazhit tonë. Do të ishte goditje shumë e fortë jo thjesht për zgjedhjet por kthim i madh pas për vendin dhe të dy palët kishin dhënë shembuj të shkëlqyer të vendosmërisë për të ecur drejt konfrontimit dhe për të mos mbajtur asnjë përgjegjësi mbi pasojat.", u shpreh Meta.

Meta ka përdorur shkarazi krahasimin me djegjen e Rajshtagut gjerman që u përdor nga më pas si pretekst nga Hitleri për vendosjen e  diktaturës. “Unë nuk mund ta lejoja një gjë të tillë” ka thënë ai duke argumentuar se ndëkohë që sipas raportit të fundit të OSBE ODHIR palët ecnin përpara me antagonizëm (armiqësi e ka përkthyer presidenti) ai nuk kishte zgjidhje tjetër.

Një tjetër motiv për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenti tha se ishte integrimi i Shqipërisë dhe tha se 13 tetori ishte data më e përshtatshme për të mbajtur zgjedhje të qeta dhe me pjesëmarrje të të gjitha forcave politike.  "Ishte data më e afërt në respekt të kushtetutës, të ligjeve në fuqi përpara 17-18 tetorit për celjen ose jo të negociatave në BE, për të garantuar një proces të qetë me të gjithë aktorët", tha Meta.

Ora 10:16
Meta: Kuvendi e ka bërë gjykimin para se të nisë këtë proces! 30 qershori cenonte parimin e zgjedhjes (VIDEO)

Meta e nisi argumentin e tij përballë komisionit hetimor ndaj tij për anulimin e 30 qershorit duke thënë se cenonin të drejtën e qytetarëve të zgjedhur pasi nuk kishte alternativë.

"Të gjithë aktet e mia janë publike lidhur me dekretet për shfuqizimin e datës 30 qershor si datë për zgjedhje vendore dhe dekretimi i datës 13 tetor si datë zgjedhjesh të përgjithshme. Unë kam dhënë një përgjigje për Ruçin e cila është bërë publike. Kam një bindje të plotë që çdo politikanë duhet të tregojë respekte ndaj institucioneve. Jam i bindur që Kuvendi e ka bërë gjykimin para se të nisë këtë proces. Për të dhënë edhe disa të dhëna për të qartësuar. Po e nis me çështjen e parë të mbrojtjes apo shkeljes së kushtetutës që i takon qytetarit shqiptar sa i takon të zgjedhurit. Nuk ka nevojë për shumë interpretime për të përcaktuar se çdo të thotë të zgjedhësh. Konventat e përcaktojnë shumë mirë dallimin mes votimit dhe zgjedhjes. Gjykata ndërkombëtare në vitin 2015 ka marrë një vendim të ngjashëm ndaj Bullgarisë për një shkelje të vitit 2009. Në arsyetimin e gjykatës thuhet se e drejta e votës e garantuar nga neni 3 e protokollit nuk është e limituar në zgjedhjen e një kandidatit. Vota duhet të garantojë të drejtën e zgjedhjes në të kundërt zgjedhësit do i mungonte e drejta e tij. Presidenti me dekretin e tij ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë. Nëse presidenti e ka respektuar apo e ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes", u shpreh Meta.

Ora 10:10
Manja hap mbledhjen e komsionit hetimor, i kalon fjalën të 'pandehurit' Meta (VIDEO)

Drejtuesi i komisionit parlamentar të ligjeve, Ulsi Manja, shpjegoi objektin e punës së komisionit hetimor, pasi Kuvendi i Shqipërisë, me kërkesë të 55 deputetëve nisi një procedurë shkarkimi nga detyra për shkeljen e rëndë të Kushtetutës.

"Duke qenë se e kemi korumin e  nevojshëm e deklaroj të hapur mbledhjen e sotme. Në rendin e ditës kemi miratimin e procesverbalit të mbledhjes si dhe dhënien e dëshmisë së presidentit. Miratohet procesverbali i mbledhjes. Të nderuar anëtarë të komisionit, përpara se të vijojmë me procedurat e dhënies së dëshmisë së presidentit ndajmë rolin e këtij komisioni. qëllimi i punës së këtij komisioni është i gjerë dhe ndjek përmes debatit dhe shkëmbimit të pikëpamjeve është të zbërthejë rolin e kreut të shtetit. Komisioni duhet të shohë përtej rastit konkret. Respektimi i parimeve vihet shpesh herë në provë duke u mbështetur në parime. E vetmja mënyrë që debatet politike të kenë aq vend sa duhet është sistemi që kemi zgjedhur duke hequr dorë nga vendimet e çastit. Kushtetuta nuk përcakton detaje për ushtrimin e kompetencave por janë udhëheqësit e shtetit që i nxisin. Sot presidenti dëshmon si presoni ndaj të cilit ka nisur një procedurë për shkarkim. Kjo mbledhje do të incizohet për t'u zbardhur autentikisht", u shpreh Manja.

Ora 09:53
Meta niset në këmbë drejt Kuvendit: Jam i bindur në veprimet e mia! Do të jem në detyrë deri në 2022 (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka dalë nga presidenca në orën 09:46 për të ecur në këmbë drejt Kuvendit. I shoqëruar nga këshilltari për mediat Tedi Blushi dhe këshilltari dhe këshilltari për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqiri Meta u ndal të fliste edhe për mediat. Ai deklaroi se nisma e mazhorancës për shkarkimin e tij nuk është shqetësimi i tij teksa shprehu bindjen se do të vijojë të jetë në detyrë deri në fund të mandatit.

"Unë jam shumë i përcaktuar. Jam shumë mendje-mbushur dhe shumë i bindur në gjithë veprimet e mia. Nisma e mazhorancës nuk është shqetësimi im. Jam për t'iu garantuar të gjithëve se deri në 24 korrik 2022 presidenca do jetë një kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës", u shpreh Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 10/09/2019 09:14

    TI je shpifsi,anuesi I opozites,nxitesi I trazirave dhe ashperimi deri ne kallje e shkatrrimi I objeketeve shteterore.Kete pakuptimesi politike e kombetare,askund nuk e degjon e nuk e sheh pervec Shqiperise,thirrjet publike,madje edhe nga Kuvendi te Salihut,Bashe,Metes dhe Monikes.Jane turpi e demi me I madh per shqiptaret dhe Shqiperine. Ti te rrish ende ulur ne ate karrike ku te uli Rama.

    Përgjigju
  • Damjani: 10/09/2019 02:02

    MOS MORE PRESIDENT SE I MORE NE QAFE TOCAT E RAMES DUKE FILLUAR ME ULSIN DHE DUKE MBARUAR ME HYSIN BEGRAUNTI I METES SI POLITIKAN DIHET MIRE DO ISHTE TE ISHE ATY DHE RAMA DHE POPULLI YNE FUKARA DO SHIKONTE GALLATE POLITIKE ULESI DHE ULSINJTE JANE PER NE KOSH TE PLEHRAVE NUK ARRITEN TA MBERTHEJNE DOT HAJDUTI N E FLORIRIT HANI TANI NJE DERR M...TI OSE JEPNI DORHEQJE TE GJITHE SE NUK JENI PER KETE PUNE

    Përgjigju
  • KIRI: 09/09/2019 16:51

    NE BURG do hysh o meta bashke me saliun,dhe bashen,,nuk mund te gezoni gjene e vjedhur te popullit shqiptar,,,do hyni ne burg dhe do jeni te mallkuar ne shtate breza,,askush nuk do I afrohet femijve tuaj,,,te gjithe shqiptaret do ju largohen sikur te kishit zgjeben,,,,populli shqiptar eshte hakmarres,,,ai asnjehere nuk harron krimet dhe vjedhjet e juaja…//

    Përgjigju
  • dulja: 09/09/2019 16:34

    poshte ajdutet e Floririt ne Rece te SHkodres e kini vendin te gjithe legena

    Përgjigju
  • Mr. Meshi: 09/09/2019 15:55

    Perballja e Presidentit Meta, sot me komsijonin hetimore te kryesuar nga Ulsi Manja,( i filmuar me ze dhe figure duke blere vota), ngjet si perballja e ujkut me minjet, te cilet nuk kane asnje tager apo aftesi profesionale te perdorin fjle te huazura, si "Multikopetence..e tej", keta tipa duhet te mesojne se pari gjuhen shqipe pastaj...

    Përgjigju
    • likja jot: 09/09/2019 18:52

      i filmuar me ze dhe figure me te ndjerin dritan priftin te kujton gje o gje e trash?????

  • Cudija: 09/09/2019 15:15

    Fytyra e ketij maskarai nuk duhet te qendoje as 24 ore ne Presidence,marsh malet thote populli se ky i ka marre me kohe,here me Qimin e here me Kallakun,njerez qe ndjen vec neveri kur i degjon.

    Përgjigju
  • populli: 09/09/2019 15:13

    pse nuk e digjnit ne kohen e enverit parlamentin! Ju jeni nje rrac jenash qe shitet kete vend dhe gezuat djersen e gjakun e disa brezave ....Nje gje eshte e sigurte .. Rehat nuk do ju lej njeri

    Përgjigju
  • Daja: 09/09/2019 15:05

    Nje fytyre monster qe i duhet thene boll e te nxirret me ceremoni nga presidenca e nga politika,te veje atje ku ka vendin ne te semes boll i neveriti shqiptaret e ndershem.

    Përgjigju
  • Soni: 09/09/2019 15:02

    PEESIDENT,,,MOS U MERZIT SHPEJT DO HYSH NE BURG.......

    Përgjigju
  • Edi: 09/09/2019 13:34

    Horr......!

    Përgjigju
  • populli: 09/09/2019 12:40

    Shko e beji fresk Mones ne shtepi se per tjeter gje nuk vlen nje grosh,je nje zero nga intelekti dhe mendimi,je vetem nje kryehajdut,nje kryemashtrues e nje intrigant qe mender te ha ate qe nuk thuhet.

    Përgjigju
  • Llumi: 09/09/2019 12:36

    Sa here perplaset Meta me PS rezultati historik dihet: PS humbet zgjedhjet...

    Përgjigju
  • Sabaudin: 09/09/2019 12:03

    Pertej komenteve/opinioneve private mbi çdo figure politike ne Shqiperi (opinione qe per ne qe jemi me banim jashte kufijve, jane te lehta per t'u dhene dhe me nje vektor te qarte per te gjithe kreret politike, sot ne Shqiperi) komisioni i sotem hetimor ndaj Presidentit te Republikes dhe perpjekjet per debimin e tij nga ky pozicion, e perkthyer kjo ne gjuhe shqipe: perpjekja per t'i dhene Kryeministrit te vendit, pa marre parasysh ngjyren e tij politike (qe eshte perfaqesues i nje pjese te popullesise) te drejten te vendose edhe mbi prerogativat e Presidentit te Republikes (qe eshte shprehje e perfaqesues i unitetit te popullit) perveçse nje perqasje shume demtuese per vete fatet e politikes shqiptare, eshte nje tendece shume e hapur dhe fare e qarte per pervetesimin e çdo kompetence nga ana e Kryeministrit dhe e shimices qe mbeshtet ate dhe e shkaterrimit perfundimtar te çdo parimi te bilancave istitucionale te tre pushteteve qe ne nje shtet sadopak demogratik, garantojne pluralizmin dhe jeten e nje shteti qe nuk mbeshtetet ne autokraci e diktature. Kjo qe po ndodh eshte nje turp i madh dhe hap nje precedent shume te rresikshem per demokracine e brishte shqiptare.

    Përgjigju
  • Cna gjeti: 09/09/2019 11:39

    Ed brekushja beri president nje njeri te livelit bes kallaku,brevo ed brekushja

    Përgjigju
  • LesheliaMonaDheKusia: 09/09/2019 11:10

    Të ka ikur ngjyra e surratit o Metaa.. Kush njeh dhe di të lexoj mimikën dhe lëvizjet në të folur e kupton shumë mirë siklet që ndjen si njeri, edhe pse në anën tjetër bën sikur nuk do të dijë për asgjë.. Më duket se po fillon disheza për ty o zoti Hajdut..

    Përgjigju
  • Daku: 09/09/2019 11:05

    O tqifsha motren mu ne moter...publikoji mesazhet e mija o kelysh kurve

    Përgjigju
  • Tutu: 09/09/2019 10:51

    Argumentime mjerane per nje president injorant... po ti kerkove mbledhjen e keshillit te sigurise per shokun tend Balilin..!!??...si nuk njoftove asnje nga organet e tjera shteterore... ne kete rast duhet te shkrihet Shish urgjent...ti e ke vendin ne burg zoteri hajdut...!!

    Përgjigju
  • Nese: 09/09/2019 10:38

    Nese ke pas informacione per atentat , pse nuk e lajmrove policin dhe të ta ndalonte protesten që në koh dhe organizatoret e protestave drejt e ne qeli...!!! Po , jo oj like jo se e bëre per LSI - n dhe asgje tjeter...!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 09/09/2019 10:12

    Nuk ka gje te keqe edhe po te shkarkuan. Kot nuk thone dridhe LIKE.

    Përgjigju
  • Shqipetar: 09/09/2019 00:03

    Ti komentues perfaqeson vetem 15/100 te shqipetareve se kaq keni votuar per ed ramen qe perfaqson krimin dhe hajduterine NE kete vend

    Përgjigju
    • Qizmja: 09/09/2019 08:54

      Ok Mona ashtu eshte siq thu ti

    • Ehhh: 09/09/2019 08:15

      Po ku jeni 85% pse nuk ngriheni ta rrezoni ramen. Me kete llogjiken tende rama rri ne pushtet 100 vjet

  • Ne emer te gjithe shqiptareve: 08/09/2019 21:31

    Maskarait te Politikes Shqiptare , ktij sherbetori te Greqise mikut te gushte te Janullatos , siedhe Rusit e Serbit , i duhet treguar neser , se Ai eshte ftuar ne rolin e te Akuzuarit e te japi Llogari , jo te kercej ga dega ne dege si majmun Cirku per t'ju arratisur TEMES E CILA ESHTE HETIMI ! Ky maskara atishqiptare duhet neser ,te degjoje e pergjigjet , e mos lejohet te kerceje e Tema te tjera ,(nji Taktik e Njohur kjo nder Tinzare , per te degjeruar Hetimin ! Asji leshim neser ktij maskarai qe i ka kushtuar aq shume ktij vendi e shqiptareve me veprimtarie e tij antishqiptare ne sherbim te Grekut serbit etj , por treguar se eshte i ftuar te japi llogari e jo te kerkoje , e bere mashtruesin per te nxjer jashte Loje Hetimin. Tregojini vendin e mos e lini te bej gasterrin ky plehr atishqiptare . Boll me ,me kta maskareje e Politike qe e perdorin Shteti e Buxhetin e popullit shqiptare , per te ndertuar Parajsen e familjeve te tyre .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën