Një ngatërresë në komunikim ka shkaktuar aksidentin tragjik të përplasjes së trenave në Greqi ku humbën jetën 57 persona mes tyre 6 shqiptarë. Sipas një audio të publikuar së fundmi nga media greke "Zouglas", komunikimi i drejtuesit të trafikut të OSE Athinë, bashkë me drejtuesin e stacionit që ndodhej në turn në momentin e tragjedisë.
Në këtë audio, Vassilis Samaras (drejtori i stacionit), i thotë , Pantelis Koukas (drejtor i OSE): Do ta lë të ikë 63-ish, sepse njerëzit po ulërasin se ka vonesë.
Por siç duket vetëm pak momente më pas, edhe ai e ka kuptuar se treni ishte futur në shinat e gabuara dhe me një ton alaermues i drejtohet duke thënë: Joooo!
Pavarësisht kësaj, shefi i stacionit duket se është larguar nga pozicioni i tij i punës duke mos vijuar më tej komunikimin për të shmangur tragjedinë e rëndë ku mbetën viktima dhjetëra persona.
Media greke “Zougla” shkruan se këtë audio të rëndësishme, do ta vendosë në dispozicion të drejtësisë dhe organeve kompetente, ndërsa ngre dyshime se audio nuk është publikuar më parë për të mbuluar përgjegjësinë e personave që lidhen me këtë ngjarje.
Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëve në afërsi të Larisës, që u mori jetën të paktën 57 personave, prej të cilëve disa të karbonizuar dhe të copëtuar, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndodhi në orët e mbrëmjes së 28 shkurtit.
Si ndodhi ngjarja
Treni Intercity 62 i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës (28 shkurt) , me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh. Pak minuta më vonë, ndodhi tragjedia. Pavarësisht se linja hekurudhore Athinë-Selanik është e dyfishtë, treni i pasagjerëve u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshiheshin nga flakët.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2315
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mijëra njerëz në Mitropolinë e Athinës bënë homazhe, të pranishëm kryeministri Mitsotakis, presidentja dhe kryetari i Kuvendit grek
27 Janar, 08:43
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Greqia nderon Anastasin, shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës,i pranishëm Mitsotakis e ambasadorja shqiptare! Lutje në kishat ortodokse në Shqipëri
26 Janar, 07:27
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
Athinë/ Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit Anastas, këtë mëngjes pësoi dështim të shumëfishtë të organeve! Prej 3 janarit i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi'
24 Janar, 13:20
-
Përplasjet për emrin, Athina deklaroi se 'çështja e Maqedonisë së Veriut është mbyllur', reagon Mickoski: E papërgjegjshme! Do korrigjohen këto padrejtësi
24 Janar, 07:31
-
I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël
23 Janar, 13:11
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36