Do godiste Ramën me ekranin e Kuvendit, Paloka: S’e mbaj veten për të qetë, por... 

Edi Paloka ka folur në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv edhe për një episod të pakëndshëm gjatë seancës së kaluar të Kuvendit, ku protagonist kryesor ishte vetë ai. 

Në kulmin e tensioneve në Kuvend, në drejtim të Ramës dhe ministrave u hodhën qese me miell si dhe vezë. Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte monitori i Kuvendit i marrë në krah nga Paloka të cilin tentoi ta hedhë në drejtim të kryeministrit. 

Nënkryetari i PD e komenton këtë si humbje të kontrollit i ardhur si rrjedhojë i një provokimi nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në drejtim të deputetëve të opozitës. 

“Nuk e mbaj veten për njeri të qetë dhe sigurisht që ajo nuk ishte gjë normale. S’ishte pamje e bukur. Por ishte një moment. Ministri i Jashtëm i fshehur pas Gardës që qëllon, nuk ka rëndësi se me çfarë me miell, vezë, apo ujë, por në cilin vend të botës ndodh që ministri qëllon deputetët e opozitës. Në atë moment mu errësua shikimi dhe gjëja e parë që kapa ishte ajo. Por u kthjellova shpejt... 

Edi Paloka, nënkryetar i PD 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Euro Maloku: 16/04/2018 22:01

    Shikoni si genjen PALOKA kur thote se napolitanet demostrojne mos bindje civile.Duke e henger sapunin per djath ai paraqet nje foto te modifikuar te nje rruge ne Milano...Hajde Palok hajde..Shikoni linkun: http://www.quotidianoitalia.it/razzismo-verso-i-napoletani-ma-nella-foto-e-milano/ Por edhe Babaramon e terheq per hunde i intervistuari..

    Përgjigju
    • Turi: 19/04/2018 13:59

      o paloqe

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?