'Do humbi thellë se i morëm asetin më të çmuar', Rama 'thumbon' PD nga Berati! Nasip Naço: U bashkova me ju se besoj e mbani fjalën

 

 I pranishëm në Berat, ku pa nga afër investimet e bëra në qytet, ndërsa nuk la pa 'thumbuar' as PD-në. Rama tha se një nga arsyet që PD do humbi thellë në Berat, është sepse PS i ka marrë Ervin Demon.

"Një nga arsyet që do humbi thellë PD në Berat, është që i morëm asetin më të çmuar, Demon. Të lanë nuk të identifikuan. Tak erdhe ", tha Rama.

Ndërkohë, i pranishëm me Ramën në Berat ishte edhe Nasip Naço, i cili la LSI-në dhe iu bashkua PS, ndërsa tha se mori këtë vendim sepse beson se PS e mbanë fjalën.

“Tashmë Berati është bërë një kantier ndërtimi, është realitet. Unë jam bërë pjesë e skuadrës me premtimin tuaj se do investoni tre herë më shumë se ç është bërë në këto vite. Unë besoj se ju e mbani fjalën se Berati meriton më shumë se kaq. Syri, veshët dhe vëmendja juaj do jenë për Beratin”, u shpreh Naço.


Lajmi kryesor:

Rama me fermerët në Berat: S'duhet aplikuar ora policore në fshat, të mos nxitojmë me rritjen e fashës orare! 7 vite më parë bujqësi mbijetese, tani në sipërmarrje


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s