Rama me fermerët në Berat: S'duhet aplikuar ora policore në fshat, të mos nxitojmë me rritjen e fashës orare! 7 vite më parë bujqësi mbijetese, tani në sipërmarrje

7 vite më parë sipas kryeministrit Edi Rama kemi pasur një bujqësi mbijetese ndërsa tani ai thekson se është kthyer në një sipërmarrje falë investimeve që janë bërë në këtë fushë. Këto deklarata Rama i bëri gjatë takimit me fermerët në Moravë të Beratit, ku teksa tregoi vizionin e Partisë Socialiste për bujqësinë, theksoi se vendi jonë renditet e para në rajon për thithjen e fondeve nga BE.

“Këtu ka edhe të tjerë që janë modele. Ajo që është e rëndësishme është se këta shembuj po infektojnë pozitivisht të tjerët dhe po shtohen pikat e referimit. Namin e madh e ka lushnja dhe Divjaka por Berati është kthyer në platformën shembullore të transformimit të bujqësisë duke kaluar nga bujqësia e mbijetesës te sipërmarrja. Jo vetëm që është e mundur, por nëse ke vizionin e duhur, punën dhe durimin mund të dalësh dhe të ngjitesh në maja të paimagjinueshme. Kthejeni pak kokën pas 7 vite më parë dhe kujtoni rrugët e shqipërisë se sa shumë kishte tezga që shisnin produkte. Kudoi ku shkoje anës rrugës njerëz me tezga, ishte bujqësia e  mbijetesës. Është e rrallë sot të shohësh ndonjë me tezgë sepse skam ë produkte shumë nga produktet që dalin me torba në treg. Sepse grumbullohen  në pika dhe shkojnë në treg. Shqipëria e para në rajon për thithjen e fondeve nga BE”.

Një nga vendet që ka qenë lider në Ballkan sipas Ramës ka kërkuar të vijë për të marrë eksperiencë në Shqipëri në lidhje me zhvillimin e këtij sektori. Ndërkaq kryeministri shtoi se ambicia është që Shqipëria të bëhet lider në rajon për turizëm, agroturizëm dhe eksporte bujqësore.

Në përgjigje të kërkesës së një fermeri i cili tha se ora policore i zë fermerët në arë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fasha orare nuk duhet të pengojë punën por jetën e natës, duke sugjeruar që ajo s'duhet të aplikohet në fshat. Ndërkaq Rama u shpreh se Komiteti i merr vendimet, ndërkaq theksoi se është mirë që të mos nxitohet me rritjen e fshahës orare duke dhënë këtu shembullin e Francës e cila është mbyllur sërish.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
'Do humbi thellë se i morëm asetin më të çmuar', Rama 'thumbon' PD nga Berati! Nasip Naço: U bashkova me ju se besoj e mbani fjalën

 

 I pranishëm në Berat, ku pa nga afër investimet e bëra në qytet, ndërsa nuk la pa 'thumbuar' as PD-në. Rama tha se një nga arsyet që PD do humbi thellë në Berat, është sepse PS i ka marrë Ervin Demon.

"Një nga arsyet që do humbi thellë PD në Berat, është që i morëm asetin më të çmuar, Demon. Të lanë nuk të identifikuan. Tak erdhe ", tha Rama.

Ndërkohë, i pranishëm me Ramën në Berat ishte edhe Nasip Naço, i cili la LSI-në dhe iu bashkua PS, ndërsa tha se mori këtë vendim sepse beson se PS e mbanë fjalën.

“Tashmë Berati është bërë një kantier ndërtimi, është realitet. Unë jam bërë pjesë e skuadrës me premtimin tuaj se do investoni tre herë më shumë se ç është bërë në këto vite. Unë besoj se ju e mbani fjalën se Berati meriton më shumë se kaq. Syri, veshët dhe vëmendja juaj do jenë për Beratin”, u shpreh Naço.

Ora 14:14
Rama batutat me qytetarin në Berat, krahason veten dhe Bashën me mushkat: Kë zgjidhni ju, e shikoni nga ngjyra?

 

I pranishëm në Berat, kryeministri Edi Rama tha se procesi i vaksinimit që tashmë ka nisur në vend, do të lehtësojë sezonin turistik.

Ndërsa ecte rrugëve të Beratit, Rama takoi rastësisht edhe dy punëtorë, të cilët kishin dy mushka, ndërsa 'përfitoi' për të ilustruar edhe metaforën që ai ka përdorur gjatë fushatës elektorale.

Ndërsa krahasonte mushkat, ku njëra ishte e ngarkuar dhe tjetra jo, Rama tha se zgjedhja nuk bëhet nga ngjyra, por duke parë atë që ecën përpara dhe që mbanë ngarkesën.

"Tani çështja është kjo, ja e para (tregon njërën mushkë) ja e dyta (tregon mushkën tjetër). Kë zgjidhni ju? E shikoni nga ngjyra, e pyesni me kë je? jo, merrni të parin dhe ecni përpara, të dytin lëreni mbrapa. Ai i dyti ishte bosh", tha Rama.

Ora 12:07
Rama batuta me fermerët e Beratit: Më trondit perspektiva që dikush të më thotë gjyshi (VIDEO)

Nga takimi me fermerët në Berat Rama sulmoi dhe opozitën, teksa u shpreh se me programin e saj se do të ulë sigurimet shoqërore e do të rrisë pensionet, ajo po ua jep sapunin për djathë qytetarëve.

Ndërkaq kryeministri bëri një batutë duke thënë se e trondit fakti se mund të dalë ndonjë e t’i thotë ‘gjyshi’.

“Ambicia për ta bërë bujqësinë kampione është te realiteti objektiv. Çështja këtu është të realizosh dhe që të bësh këtë është një det i tërë nga e thëna në të bërë. Programet janë fol e fol e për më tepër ka një dallim shumë të madh sot. Sot ne kemi një palë, që ka dalë dhe ju thotë të gjithëve atë që duan të dëgjojnë, kap c’a të kapësh. Më tipikja është ‘do ulim sigurimet shoqërore, do rrisim pensionin’. Domethënë do i japim sapunin për djathë ta hajë kush ta hajë. Por ne nuk mund ta bëjmë këtë, ne jemi qeveria e vendit dhe kemi një program me laps e letër. Edhe ne kemi qenë në opozitë dhe kemi kërkuar votën, duke u bazuar te një dëshirë shumë e madhe për ndryshim. Por tjetër është kur ti del në fushatë e këndon pa pasur asnjë ditë këmbët në ujë, dhe tjetër kur qeveris.

Ne jemi shumë të bindur që së bashku, me të gjithë ata që e duan punën, do ja dalim ta çojmë Shqipërinë në një nivel tjetër. Ju falënderoj për një arsye shumë personale. Mund të mos e besoni, por kjo është e vërteta ime. Ju jeni frymëzim, inkurajim i madh për mua. Kur vij e shoh një fabrikë të re, kur shoh njerëz si ju marr një kurajo të madhe. Unë, bashkë me ju, mund të ngulim një flamur në hartën e historisë sonë dhe ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë, vendin që meritojnë fëmijët tanë. Mua më trondit perspektiva se mund të dalë ndonjë figurë e vogël e të më thotë ‘gjyshi’”, tha kryeministri Rama.

Ora 11:39
Rama-fermerëve: Në zonën e fshatit s’duhet të aplikohet ora 08:00! Jeta e natës është problemi, s’duhet të nxitohemi me rritjen e fashës (VIDEO)

Fermerët i kanë shprehur shqetësimin kryeministrit Edi Rama duke thënë se fasha orare 08:00, i gjen në arë, kësisoj kërkuan që të shtyhet.

Por Rama u premtoi se do të shihet kjo nga ana e komitetit ndonëse theksoi se janë ata që i marrin vendimet. Sakaq shtoi se kufizimi i orarit nuk i pengon ata që janë në punë.

“Ai komiteti sme pyet as mua as ju. Por sduhet të jetë problem se fasha orare su pengon në punë. Fasha seshte per ata që janë në punë. Për më tepër në zonën e fshatit sduhet të aplikohet për ata që janë në punë. Ka shumë kërkesa për rrijen e fashës orare por sduhet të nxitohemi sepse Franca u mbyll praprë nga e para. Isha në Paris dhe skishte as dyqane as restorante. Vetëm ushqimore kishte, sepse është kjo valae tretë është versioni britakik  që ishte arsye që na u rritnë dhe ne numrat. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm ta rrisim vaksinimin në gjysmë milion të vaksinuar brenda majit. Dio të shohim si mund të aploikojmë për zonën e fshatit. Se thonë ikën virusi ditën dhe vjen natën, problemi është se virusi lidhet me jetën e natës, prirja për të qenë më të relaksuar dhe për të qenë më pak  të kujdeshëm. Do ta shikojmë dhe do të bëjmë më të mirën”, tha Rama.

Ora 11:26
Rama: Eksportet i çojmë në 1mld dollarë, mos rrini si ujqër të vetmuar, por bashkohuni që të kemi një nivel tjetër

1617354787_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me fermerët në Berat tha se objektivi i PS që eksportet shqiptare, të mbërrijnë në një mld dollarë në vit, e gjithashtu shtoi se shembulli i fermerëve të Moravës, është për t’u ndjekur në të gjithë territorin e vendit.

“Pavarësisht se namin e ka Lushnja, Berati është kthyer në një bujqësi të sipërmarrjes. Këta njerëz këtu, janë dëshmi nëse ke karakterin, punën e durimin, mund të ngjitesh në maja. Thonë shpesh gjatë kësaj kohe që jemi dhe në këtë fushatë, se ne s’paskemi program. Programi ynë është vizioni ynë, puna jonë, këmbëngulja dhe durimi ynë. Me vizion, karakter, me punë, e durim, ne do të vazhdojmë përpara duke zbatuar planin tonë të veprimin. Shqipëria është në kushtet sot, ku mund të pretendojë të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm, argoturizëm dhe transporte bujqësore. Pa diskutim fare, me këto tre hallka, Shqipëria do të ketë mundësi të shkojë në një nivel tjetër, Këto të treja janë baza e një punësimi cilësor. Patjetër që punësimi është një sfidë, patjetër që rritja e vendeve të punës së paguara më mirë është një sfidë e jashtëzakonshme, por këtu do të ishte e pabesueshme, sepse se dinë fare ça bëhet në fshat, nëse do të dëgjonin të ardhurat reale, jo të këtyre këtu, sepse këta nuk kanë limit, këta njerëz e gdhijnë në sera, e gdhin në ara, në fabrikat e tyre. Eksportet do i çojmë mbi 1 mld dollarë. Bëhet fjalë për të gjithë Shqipërinë. Asnjëri nga këta si kanë ditur kthesat dhe skutat e labirintit në tregjet e huaja dhe bashkëpunimit me partnerë të tjerë, vjen dita që një njeri nga zona këtu, që e ka nisur duke mbledhur bimë medicinale, sot tregton në SHBA, Korenë e Jugut, pa diskutuar fare vendet e Evropës e Rajonit. Kjo është dije. Ashtu sikundër historia e hedhjes së produkteve, është e padijeve, nga ata që kanë qeverisur më parë. Ata kanë hedhur lekë me mbushur me karburante Mercedesët, ne nuk jemi në lartësinë e këtyre njerëzve akoma, kjo është një problem serioz, sepse këta dinë më shumë se ne në këtë punë. Këta janë dakord me mua që ne sot jemi pranë lartësisë ku këta janë, me atë që dimë e bëjmë. Koordinimi i këtyre dy forcave, na ka sjellë këtu për të parë sa shumë do të bëjmë akoma bashkërisht. Njerëzit në bujqësi duhet të kuptojnë që ujqër të vetmuar s’duhet të ketë, duhet të ketë grupe e organizime të një niveli tjetër. Si ujk i vetmuar jeton, por nuk siguron nivel jetese”, tha Rama

Ora 11:03
‘Është karrige e rëndë kjo’, Rama i liron vendin fermerit: Tregojua pak analistëve sa punë ke! Hajde dhe ti oligarku i domateve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me fermërt në Moravë ku shkëmbeu batuta me disa prej tyre.

Rama u kërkoi të flisnin për aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit të produkteve të fshatit. 

“Tregoja pak analistëve që flasin nga klubet e natës në televizor”, tha Rama.

Në momentin ku njëri prej tyre nisi të falenderonte Partinë Socialiste, Rama e ndërpreu duke i kërkuar të mos flasë si politikan por si fermer.

Në fund Rama e ftoi në karrigen e tij. “Është një çikë karrige e rëndë”, ia ktheu me batutë fermeri.

Ndërsa ftoi një tjetër Rama tha e quajti me ironi “olikarg domatesh”.

“Ja ku është ky oligarku tjetër, një oligark domatesh”, tha Rama.

Kemi filluar me ekport të bimëve medicinale. Nga amerika në të gjithë evropën. Dhe në korenë e jugut kemi filluar të eksportojmë”, filloi fermeri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 03/04/2021 00:12

    SHQIPERIA KA AFTESI TE EKPORTOJE 10 MILIARDE FRUTA-PERIME DHE PRODUKTE BUJQESORE NE EUROPE ,,POR KRYESISHT NE EUROPEN LINDORE,,,TREGJET NE LINDJE JANE TE PAMASA,,,RUSI,,UKRAINE,,BJELLORUSI,,POLONI,,HUNGARI,,SERBI,,BULLGARI,,BOSNJE,,,ETJ,,POR MUND TE EKPORTOJME EDHE NE GJERMANI--AUSTRI SI SHTETE FILO--SHQIPTARE,,,DUHET TE MERREN NE KONSIDERATE DHE EKPORTET NE KINE,,,,DHE VENDET ARABE....QEVERIA TI JAPE MBESHTETJE KETYRE BUJQEVE TE MREKULLUESHEM NE FARA,,NAFTE,,,PLEHRA KIMIKE,,,,DHE UJITJE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025