Ylli Pata: 'Do humbim, por do bëjmë qeveri teknike', plani B i grupit të Gaz Bardhit

Ylli Pata: 'Do humbim, por do bëjmë qeveri teknike', plani B i grupit të Gaz Bardhit

Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj

Grupi që ju bashkëngjit Sali Berishës, duke bërë që në zgjedhjet e 14 majit 2023 të mos votonin PD-në, ka mbetur i mënjanuar në fushatën aktuale.

Bëhet fjalë për parlamentarët që ju prin Gazment Bardhi, i cili u dërgua si drejtues politik në Fier, duke u vendosur edhe në listën e mbyllur. Të mënjanuar nga fushata, Bardhi duket se kërkon të mbajë të karikuar grupin e tij, duke i dhënë një gajret, që e quan plan.

Sipas tij, më saktë sipas zërave që vijnë nga grupi i tij, po flitet për një ide, ose më mirë një platformë që ky grup e ka në axhendë.

Sipas tyre, zgjedhjet e 11 majit nuk do të njihen, dhe për këtë do të bëhet aq zhurmë, sa do të arrihet në një qeveri teknike me ndihmën e ndërkombëtarve, me të cilët Bardhi ka thënë se është online.

E me arritjen e qeverisë teknike, do të ketë një konçension që opozita do t’i jap ndërkombtarëve për të arritur qëllimin e saj.

Do të largojë Sali Berishën nga kreu i partisë dhe do të ngjitet vetë regjenca B2 në krye të SHQUP.

Dëgjuar kështu, duken si ata skenaret që dalin si bukë e djathë në tryezat gjeopolitike të paneleve “madhështore” të televizioneve tona.

Por në të vërtetë, janë diskutime reale të bëra në tryezat e opozitës së “bashkuar në diversitet” që ka mbetur në të thatë, pasi protagonizmin e ka përveç doktorit Flamuri me Balliun Junior.

“Revolucioni” i Bardhit i cili bllokoi hyrjen e PD-së me kandidatët e saj në zgjedhjet lokale, kishte shpresën për rikandidim të grupit parlamentar që do t’i bashkoheshin aventurës së tij.

Por në fund, përveç vetë Bardhit, pjesa më e madhe nuk u vendos në listat e sigurta, ndërkohë që emra të rëndësishëm si Dash Sula e të tjerë u larguan nga lista, edhe pse arritën rezultat fitues në të ashtuquajturat primare.

Në fakt, Berisha nuk e ka pasur aq të lehtë të fuste në lista qoftë edhe ato pak veta nga ky grup.

Caktimi i Bardhit në Fier, shkaktoi një pakënaqësi të madhe të grupit besnik të kryesuar nga deputeti Luan Baçi.

Dërgimi i Luçiano Boçit, deputetit që mori më shumë vota në Elbasan në zgjedhjet e 2021, në qarkun Shkodër, ka krijuar probleme të mëdha në bastionin më të madh të demokratëve në Shqipëri.

Po ashtu edhe në Lezhë, ku besnikët e PD-së janë mbledhur pas ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili ka investuar fort në qarkun po ashtu bastion të PD-së, nuk e kanë pritur mirë Agron Gjekmarkajn, i cili edhe pse një figurë qëndrore e PD-s po bën një fushatë lokale në bashkinë Mirditë.

 

H.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Milano/ Rrëmbyen, plagosën dhe kërcënuan të miturin me armë, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë! E akuzonin se u kishte vjedhur kokainën dhe dëmtuar makinën

Milano/ Rrëmbyen, plagosën dhe kërcënuan të miturin me armë, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë! E akuzonin se u kishte vjedhur kokainën dhe dëmtuar makinën