Ishte këngëtarja Bebe Rexha që hodhi e para publikisht idenë e një bashkëpunimi mes këngëtareve të famshme shqiptare në botë. Ajo ka ftuar në bashkëpunim Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max.
Të gjitha ishin të gatshme të sjellin një këngë sëbashku. Dhe kjo nuk mbeti vetëm një fjalë e thënë. Ka qenë Rita Ora që ka sjellë detaje për projektin e ri që do të realizohe. Ajo ka folur për mediat e huaja lidhur me këtë temë.
“Ne nuk kemi filluar ende me bashkëpunimin, por do të ishte super sepse ne jemi të gjitha shqiptare dhe ky sigurisht do të ishte moment magjik për Shqipërinë.”, ka rrëfyer Rita.