TIRANE, 28 janar /ATSH/. - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", dhe të ligjit nr.160/2014, "Për buxhetin e vitit 2015", me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme:








1.  Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit "Rehabilitimi i Amfiteatrit të Durrësit", miratuar me vendimin nr.112/2014, të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve.
2.  Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës.
3.  Pronarët  e   pasurive  të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi për pasurinë truall dhe ndërtim, me një vlerë të përgjithshme ndërtimi prej 21 660 027 (njëzet e një milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë mijë e njëzet e shtatë) lekësh.
4.  Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 21 660 027 (njëzet e një milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë mijë e njëzet e shtatë) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Kulturës.
5.  Shpronësimi të fillojë në datën  31.1.2015.
6.  Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Kulturës.
7.  Shpenzimet për botimet publike në gazeta të përballohen nga fondet e aparatit të Ministrisë së Kulturës, zëri "602".
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare". /a.ke/