Do krijojë parti të re? Hajdari: Shqiptarët kanë nevojë për një alternativë të re

E pyet nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku nëse do të krijojë një parti të re, Rudina Hajdari la të kuptohet se do të ketë një alternativë për të gjithë shqiptarët në atë ardhmen, por që do të shprehet më qartë për këtë çështje në vazhdimësi.

"Kam qenë e qartë  që në zgjedhjet e ardhshme do të garoj dhe listat e hapura janë beteja ime kryesore, do kemi një moment që artikulojmë diçka më të qartë dhe është normale që të krijojmë një alternativë të re dhe kushtet që çdo kush që dëshiron t'i bashkohet alternativës së re që do të shfaqet. Do kemi kohë kur do jem më e qartë për krijimin e partisë së re", tha Hajdari.


Lajmi kryesor:

'Video ku Basha gënjeu për listat e hapura'! Hajdari paralajmëron krijimin e partisë: Shqiptarët duan një alternativë të re


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë