Do kryente vrasje në Tiranë, lihet në burg Satedin Erkoçeviq, i dënuar me 20 vite burg (VIDEO)

TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur burg për shkodranin, Satedin Erkoçeviq, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi po qarkullonte në Tiranë me armë zjarri dhe dyshohet se po përpiqej të vriste një person.

Para trupës gjykuese Erkoçeviq tha se do të shpjegohet në një moment të dytë, ndërsa për sa i përket dënimit të tij me 20 vite burg ai ka thënë se nuk ishte në dijeni për diçka të tillë.

28-vjeçari u arrestua në rrugën Bilal Xhaferri ku u pikas pas një denoncimi nga qytetarët. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën në çantën e dorës një armë zjarri tip pistoletë me 14 fishekë, një prej të cilëve gati për të qëlluar.

Kujtojmë se Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me  20 vite burg 28-vjeçarin pasi në 10 Maj të vitit 2014 ka vrarë me armë zjarri Indrit Yllin dhe ka plagosur Jetmir Mollën në një lokal me muzikë Live. Erkoçeviq njihet edhe pjesë e grupit Bajri, e ndërsa rezultonte i shpallur në kërkim edhe si pjesë e tyre.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki