Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi kanë përgënjeshtruar lajmet për largimin nga kombëtarja shqiptare e futbollit, pasi nuk u aktivizuan në ndeshjen me Italinë, por edhe si rrjedhojë në ndeshjet e fundit të kuqezinjve.
 
Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi kanë publikuar një foto, të cilën e shoqërojnë me statusin "“Deri në vdekje me Shqipërinë #Abrashi #TX14 # La Familia!”.
 
Pikënisja e lajmeve për largimin e dy lojtarëve kuqezinj ishte fakti që nuk udhëtuan me skuadrën drejt Shqipërisë për ndeshjen miqësore kundër Bosnjës.


Amir Abrashi
dy.b/shqiptarja.com