Do luhet me stadiume të mbyllura dhe fushë neutrale, Seria A bëhet gati të nisë në fundin e majit

Seria A mund të rinisë dhe të përfundojë me dyer të mbyllura. Ky është versioni i fundit që mediat italiane, konkretisht 'sportmediaset', shkruan sot. Sipas saj klubet gjhithmonë e më shumë po kristalizojnë idenë që kampionati të mbyllet me çdo kusht, në mënyrë që mos të përballen me dëme të mëdha ekonomike.

Si rrjedhojë do të caktohej edhe fituesi i kampionatit, por do të shmangej edhe një sezon me 22 skuadra sezonin e ardhshëm.

Të gjithë variablet janë në shqyrtim, duke përfshirë edhe të mbylljes së kampionatit në kaq javë sa është luajtur, por hipoteza më e mundshme është ajo e zhvillimit të ndeshjeve me dyer të mbyllura në fushë neutrale. Madje sipas sportmediat kjo nuk është vetëm një hipoteza, por edhe mundësia reale pasi qeveria nuk do të lejojë ndeshje me dyer të hapura edhe nëse situata me koronavirusin do të përmirësohej disi në prill.

Ideja është që në fundin e majit klubet të kthehen të luajnë ndeshjet e mbetura në fusha neutrale. Konkretisht në zona më pak të prekura nga koronavirusi që nuk do të ishte problem as për tifozët, pasi gjithsesi nuk do lejohen të ishin të stadium.

Për këtë hipotezë gjithsesi pritet të vendoset në orët e ardhshme pasi UEFA do të mbajë sot një videokonferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave europiane.  

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë