Adelina Tahiri është një nga këngëtaret më të përfolura shqiptare. Edhe pse e shkëputur nga muzika, Adelina vazhdon të jetë qendra e vëmendjes për shkak të jetës së saj private.

Tahiri u martua me maqedonasin Serjoza Markov dhe të gjithë e paragjykuan, pasi ky i fundit është shumë i madh në moshë. Mirëpo pavarësisht kësaj, dyshja vazhdoi planet  e tyre, dhe sollën në jetë edhe një fëmijë. Vetëm para një jave, erdhi në jetë Joni dhe prindërit i organizuan një festë madhështore.

Edhe pse një javësh, i vogli e ka gati përgjigjen e pyetjes së famshme: E do më shumë mamin apo babin?

Foto e publikuar nga Adelina Tahiri

Vetë Adelina ka publikuar një foto ku djali i saj shihet i veshur me një bluzë që ka mbishkrimin: E dua mamin. Kështu që mos u lodhni ta pyesni!