Do mbeten gjithmonë 4! Parodistët e Vlorës mbyten nga dhimbja e lotët: E trishtë...s'mund të flasim! (VIDEO)

Kush nuk ka qeshur me 4 parodistët e Vlorës...që tashmë, prej ditës së djeshme mbetën 3! Nuk kanë lot të përshkruajnë dhimbjen që u jep humbja e kolegut të tyre prej më shumë se 4 dekadash në skenë më të. Muhamet Liko, një nga katër Parodistët e Vlorës, u shua ditën e djeshme pas një ataku kardiak në Itali ku kishte shkuar për kurim nga zemra.

Në Teatrin "Petro Marko" në Vlorë, skenën ku ai u duartrokit për herë të fundit vetëm disa ditë më parë, kolegët e tij, parodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Mane Lumani, së bashku me artistë të tjerë të Teatrit, u mblodhën për të nisur ditën e tyre të punës, që ndryshe nga çdo radhë tjetër, i gjen pa Metin, siç ata e thërrisnin.

I sheh të qajnë dhe të mos gjejnë dot forcën të flasin para gazetarëve që duan tu rrëmbejnë disa nga kujtimet më të veçanta të tyre me Muhamet Likon.

"Është shumë e trishtë. Nuk mund të flas", shprehet Agron Hamo teksa mundohet t'i japë forcë dhe kurajë kolegut tjetër të tij, Afrim Agalliu, i cili nuk mundet të mbajë veten nga lotët.

Afrim Agalliu, Agron Hamo

Duhej të ishte një ditë e zakonshme pune në teatrin "Petro Marko", por të gjithë i sheh të përlotur e njëkohësisht të heshtur nga dhimbja për humbjen e papritur, dhe për disa ende të pabesueshme, të Muhamet Likës, në moshën 64-vjeçare.

"Iku për kontrollin e zakonshëm dhe më tha drejtor do të jem këtu para sezonit turistik. Na la një boshllëk të gjithëve, është e pabesueshme. Ishim mësuar të mblidheshim çdo ditë por sot ndjejmë një mungesë të madhe. Uronim që lajmi mos të ishte i vërtetë por në fund zemra e Metit pushoi së rrahuri duke lënë një boshllëk të madh", shprehet Dhimitraq Furxhi, drejtor i Teatrit "Petro Marko".

Kujtimet që ky grup ka, janë të pafundme. Aq sa, askush nuk mund të mendojë se tashmë ata do të jenë tre.

"Meti ka qenë një pjesë e veçantë e këtij arti, ka qenë një shkëlqim në gjithë këtë qytet rrezatues. Nuk mund ta konceptojmë atë katërshen brilante të parodistëve. Do të jenë gjithmonë 4, do të jetë përherë i pranishëm", shprehet Genc Demiraj, pjesë e teatrit të Vlorës.

Kompozitori i parodive të rralla që preknin plagët sociale të shoqërisë shqiptare e quan Metin notën e domosdoshme të ansamblit.

"Meti ishte i veçantë na ka prerë krahët, ishte nota e domosdoshme e këtij ansambli, Kujtime të paharruara në skenë, në punë, studio na ka dhënë mbresa dhe emocione që nuk i harroj kurrë. Ai ishte korrektori që më bënte mua të isha shumë i kujdesshëm kur i tregoja një produksion", shprehet kompozitori Artur Dhamo.

Artur Dhamo

Muhamet Liko numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41- vjecar në skenë. 

Lika mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin "Mjeshtër i madh". Lika la pas dy fëmijë dhe gruan e tij.

Ndarja nga jeta e Muhamet Likos është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Mane Lumani

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 01/06/2019 06:42

    Rron HAJDUTI Petrit Vasili dhe gjithë Petritat e tjerë HAJDUTÈ të Politikës 29 Vjeçare që VJEDHIN dhe GRABISIN SHQIPÈRINË për 29 VJET rresht , dhe VDESIN IDHUJT dhe IKONAT e SHQIPÈRISÈ , qè i kanè dhënë BUZÈQESHJE pafund SHQIPTARËVE këto 40 VJET !!!!!! Jam pa Fjalë !!!!!! NGUSHËLLIME gjithë QYTETIT të VLORÈS dhe FAMILJES dhe SHOKÈVE të LEGJENDÈS MUHAMET LIKOS . U PREHTË në PAQE dhe i paharruar qoftë kujtimi i të MADHIT MUHAMET LIKOS

    Përgjigju
  • asolingo: 31/05/2019 19:49

    Ngushellime familjes do na mungoje shume Meti.I lehte dheu qe do e mbuloje.

    Përgjigju
  • Bella Vlora: 31/05/2019 18:14

    Nugushellime familjareve Meti na la por ne sdo ta harrojme kurre, ai i dha Shqiperise buzeqeshqe gjithmon lum ne qe patem mundesine te qeshim me batutat edhe humorin tuaj. Dhe mjer ato berza qe sdo shohin artiste si ju, uroj te prehesh ne paqe edhe shum faleminderit per gezimin edhe buzeqeshjen qe na dhurove.

    Përgjigju
  • Rrota: 31/05/2019 16:52

    Njeshate

    Përgjigju
  • Kameramani i TVSH-se: 31/05/2019 16:08

    Keni te drejte jo te vajtoni vetem per Metin por per tere artin shqiptar qe e kane zaptuar bastardet. I perjetshem qofte kujtimi i tere artisteve te humorit qe nuk jetojne qe nga Skender Sallaku Vegim Xhani Melpomeni Cobani Met Bega e deri tek Muhamet Liko

    Përgjigju
  • Tir: 31/05/2019 16:04

    Ngushellime familjes e miqve. Humbje vettet e madhe. Jemi pjese e hidherimit tuaj per kete ngjarje qe na ka perlotur.

    Përgjigju
  • Lui: 31/05/2019 16:03

    Fjalet jane te teperta, por dua te bej nje pyetje. E keni vene re qe kur merr vesh qe vdes dikush si Meti, ose personalitet i tille qe ti je rritur me filmat e tyre, batutat, skecet apo veprat e tyre, te duket sikur te humb dhe ty dicka nga jeta..

    Përgjigju
  • xXx: 31/05/2019 14:39

    Lamtumirë legjendë!!! Do të jemi mirënjohës përjetësisht për të qeshurat që na dhurove....

    Përgjigju
  • Erik: 31/05/2019 13:10

    Ngushellime familjes, miqve dhe gjithe dashamiresve. Aktor humori brilant, do i mungoje publikut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion