'Do më mbetesh plagë në zemër'/ Dedikim prekës i vëllait binjak të Griselda Gjikolajt: Nuk e prisja një tjetër humbje kaq të thellë

'Do më mbetesh plagë në zemër'/ Dedikim prekës i vëllait binjak të Griselda Gjikolajt: Nuk e prisja një tjetër humbje kaq të thellë

Oktavio dhe Griselda Gjikolaj

Vrasja e 17-vjeçares Griselda Gjikolaj ka tronditur mbarë opinionin publik. E mitura humbi jetën pasi u qëllua me një plumb në kokë teksa ndodhej në shoqërinë e të dashurit të saj Erion Benga, 23 vjeç. Ky i fundit ishte objektiv i atentatit të organizuar nga një 19-vjeçar nga Puka, ndërsa shkak mendohet se ishte pikërisht Gjikolaj. Kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja, vëllai binjak me Griseldën, Oktavio Gjikolaj bën një dedikim prekës në Insta Story teksa poston një foto me të. Zia dhe dhimbja e madhe ka pllakosur këtë familje e cila ka hapur dyert e mortit. 

Postimi i Oktavios:
Nuk prisja që tkisha një humbje tjetër aq të thell,mendova që do kalonim një jet plot gëzime dhe tani mle vtm disa kujtime që më marrin frymën dal ngadal, ishte bot me vete per mu dhe do mbetesh plag ne zemer perjet u prefsh ne paqe dashuria ime motra ime te du pafundesisht.


Lajmi kryesor:

Një 19-vjeçar autor i atentatit ndaj Erion Bengës ku mbeti e vrarë Griselda Gjikolaj


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave