Vrau 17 vjeçaren në Laprakë, prokuroria kërkon burg për jetë për Robert Përpapajn dhe 25 vite për përkrahësin e tij
Vendi ku nodhi ngjarja dhe viktima Griselda Gjikola
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 'burg përjetë' për Robert Përpepajn, i akuzuar për vrasjen e minorenes Griselda Gjikolës, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Laprakë. Ndërsa për të pandehurin tjetër Ronald Muzhaqi, institucioni i akuzës kërkoi dënimin e tij me 25 vite burg.
Ndaj Përpepajt prokuroria ka ngritur akuzën e 'Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese' ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”. Ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të 2018.
Në dosjen e prokurorisë hidhej dritë mbi motivet e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e Erjon Bengaj. Referuar dokumentit zyrtar, rezultonte se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Vajza, thuhet në dosje se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij.
10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, u konfliktuan në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçarin Përpepaj. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun e mund të ngacmojë çdo vajzë”. Në debat e sipër Erion Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë Saimir.H, por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë Erion Begën.
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2193
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Hashash e thika në shkolla, shumë zhurmë pak denoncime! Drejtori i shkollës: Prindërit thonë 'pse na shqetëson!'
17 Dhjetor 2024, 14:57
-
Serbia kërkon të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur
2 Dhjetor 2024, 21:24
-
Vrau me armë vëllanë në Lushnjë pas konfliktit për tokën më 6 Mars, Prokuroria Fierit çon në gjyq 77-vjeçarin! Historia e konfliktit të pronësisë
16 Tetor 2024, 09:50
-
Kosovë/ Prokuroria bastis Ministrinë e Mjedisit, 2 të dyshuar për korrupsion dhe fshehje pasurie! Sekuestrohen kompjutera dhe dosje
8 Tetor 2024, 22:21
-
Atentati i dyshuar ndaj Trump, Prokuroria e SHBA: Ryan Routh nën akuzë për përpjekje për të vrarë një kandidat për president
25 Shtator 2024, 09:18
-
U kap me 3 kg kokainë në Angli, Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e 3 pasurive të Fatjon Dautit, 'krahut të armatosur’ të Berishës! Shkallmoi derën e PD më 2021
20 Shtator 2024, 13:28
-
Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Kallëzime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente
19 Shtator 2024, 12:38
-
Eduard Zaloshnja: Policia, prokuroritë e gjykatat duhet të jenë në sintoni të plotë kundër krimit!
21 Gusht 2024, 10:28
-
U kapën me drogë më 2022, Prokuroria e Fierit çon në gjyq babë dhe bir për pastrim parash! Iu gjendën mbi 88 mln lekë cash dhe 6 makina (Emrat)
9 Gusht 2024, 11:20
-
Bilanci/ Rreth 100 milionë euro të sekuestruara nga Prokuroritë në 6 muajt e parë të vitit
14 Korrik 2024, 14:18
-
75% e qytetarëve të pakënaqur me gjykatat, vëllezërit 90-vjeç kërkojnë drejtësi: Torturë për një datë, na gjykoni sa jemi gjallë
27 Prill 2024, 18:34
-
S’ka qetësi për Juventusin! Prokuroria nis tjetër hetim për ‘zonjën’, rrezikon dënim
24 Dhjetor 2023, 12:48