‘Do më zbukuroje fundjavën’, Ronaldo nuk i reziston tifozit të vogël! Ndalon ‘Lamborginin’ 170 mijë paundësh për foto

‘Do më zbukuroje fundjavën’, Ronaldo nuk i reziston tifozit të vogël! Ndalon ‘Lamborginin’ 170 mijë paundësh për foto

Një banderolë e një fëmije ka qenë e parefuzueshme për Cristiano Ronaldon që rrugën për në qendrën stërvitore të Manchster United e ka ndërprerë për pak minuta.

CR7 ka qenë duke udhëtuar për në Carrington kur anash rrugës ka evidentuar një fëmijë, i cili mbante në duar një pankartë ku shkruhej: ‘Ronaldo, të lutem a mund ta ndalosh? Do më zbukuroje fundjavën’.

Ronaldo hapi krahun në rrugë dhe ndaloi Lamborghinin e tij, i cili kushton plot 170 mijë paund, për të kaluar pak minuta me tifozin dhe për të bërë një selfie që me siguri ky i fundit do ta mbajë mend gjithë jetën. Vlen të theksohet se ky moment është fotografuar nga paparacët dhe është bërë viral në rrjetet sociale.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirela: 20/09/2021 15:06

    Une marr vetem 80 mije lek te vjetra, me thoni, ç'te nej me to ?

    Përgjigju
    • mireli: 21/09/2021 05:28

      duhet te luash me shume kembet ose bythet nuk shikohet sa fiton ai tjetri por cfr mund te besh per me shume

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare