MADEIRA, Portugali - Në Funchal, jashtë muzeut të Cristiano Ronaldos në vendlindje, statujës së yllit të futbollit iu vendos flaka, madje autori guxoi të filmonte veten dhe ta publikonte në kanalet e komunikimit.

I dyshuari filmoi veten duke derdhur një lëng të ndezshëm mbi statujën prej bronzi pranë 'Muzeut CR7', përpara se t'i vinte flakën. Ndërsa flakët u përhapën dhe gati i kapën rrobat, ai u tërhoq dhe filloi të kërcente me muzikën rep që luhej nga një altoparlant që kishte marrë me vete. Videoja u postua në Instagram për rreth 1,000 ndjekës.

Statuja, e cila është vendosur pranë 'Muzeut CR7' për gati një dekadë, ishte zhvendosur atje pas një sulmi të mëparshëm. Cristiano Ronaldo, i cili tani luan për klubin e Ligës Profesionale Saudite, Al Nassr, mori pjesë në zbulimin e statujës në vitin 2014 dhe e përshkroi momentin si shumë të veçantë.

Autori publikoi një mesazh edhe më të çuditshëm së bashku me pamjet e aktit të tij, duke shkruar: "Ky është paralajmërimi i fundit për Ronaldon". Autoritetet po hetojnë rastin.